GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Të kam paguar për shërbimin”, debati për një apartament mes Rei Metës dhe Meshaut

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Goditi për vdekje ndërtuesin në Vlorë, sot jepet masa për Rei Metën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen të tjera detaje mbi ngjarjen e ndodhur në Vlorë pak ditë më parë ku Rei Meta goditi për vdekje me grushte 55-vjeçarin Armando Meshau.

Debati mes Metës dhe Meshaut ka lidhur për një pronë, për të cilën autori i ngjarjes thotë se ka pasur edhe një kontratë me viktimën.

Më konkretisht sherri mes 33-vjeçarit dhe 55-vjeçarit kishte të bënte me një apartament me sipërfaqe 60 metra katror në zonën e Rradhimës.

Referuar dosjes së publikuar në media, Rei Meta thotë se ka pasur një kontratë me Armando Meshaun që në vitin 2020, por viktima nuk po e zbatonte, çka ka sjellë edhe një konflikt të nisur 8 muaj më parë mes tyre.

Referuar dosjes së Prokurorisë, është zbardhur dhe biseda e fundit mes tyre, para se të ndodhte krimi i rëndë, mesditën e të hënës, rreth orës 11:45.

Rei Meta ka ftuar Meshaun për tu ulur për kafe, ndërkohë që ai i është përgjigjur me fjalët “ika se kam punë” dhe ka vazhduar rrugën duke u futur tek interneti ngjitur me lokalin ku ishte ulur 33-vjeçari.

Ky i fundit, sipas dëshmisë së tij, ka treguar se kishte shkuar në Vlorë për të takuar një mikun e tij dhe aty kishte takuar viktimën.

Rei Meta: Hajde pimë një kafe dhe të flasim për kontratën që kemi

Armando Meshau: Nuk kemi se çfarë flasim bashkë

Rei Meta: Kemi kontratën që kam të për marrë një pronë

Armand Meshau: Ik shiko hallin se nuk më bën gjë mua

Rei Meta: Hajde të ulemi dhe të flasim dhe të merremi me gjyqe, hajde flasim

Më pas, Meshau ka ikur në një internet kafe, ku ka vijuar sërish debatin.

Rei Meta: Të kam paguar për shërbimin, dua dokumentet

Armando Meshau: Jo me mua këto muhabete

Rei Meta: Fol pak më qetë me mua se ka dhe njerëz të tjerë përreth që nuk na njohin

Armando Meshau: Seriozisht e ke ti?

Ka qenë edhe një nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes që ka konfirmuar se debati mes tyre ka qenë për prona.

Referuar dosjes, Meta pasi e ka qëlluar me grusht është larguar nga vendi i ngjarjes, por ishte dorëzuar në Polici, pasi kishte mësuar se Meshau kishte ndërruar jetë.

“Kam nënshkruar një kontratë sipërmarrje si komision për gjetjen e një trualli në Radhimë, ku do të ndërtonte Armando, ndërkohë që unë do të shpërblehesha me 60 m2 apartament dhe në këmbim do i jepja Armandos 7000 euro“, ka dëshmuar Meta.

 

Etiketa: armando meshauDebatiKryesore1PronaRei meta

Lajme të lidhura

Rikthehet protesta në Universitetin e Durrësit, studentët bojktojnë mësimin
Aktualitet

Rikthehet protesta në Universitetin e Durrësit, studentët bojktojnë mësimin

12:45 - 20/10/26
Refuzuan ftesën për dialog, studentët ngjitin në muret e Kryeministrisë fotot e të rinjve të dhunuar nga policia
Aktualitet

Refuzuan ftesën për dialog, studentët ngjitin në muret e Kryeministrisë fotot e të rinjve të dhunuar nga policia

12:45 - 20/10/26
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?
Aktualitet

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

12:36 - 20/10/26
Para
Dyshohet se do vriste biznesmenin e njohur, mbetet në burg 35-vjeçari

Dyshohet se do vriste biznesmenin e njohur, mbetet në burg 35-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthehet protesta në Universitetin e Durrësit, studentët bojktojnë mësimin
Aktualitet

Rikthehet protesta në Universitetin e Durrësit, studentët bojktojnë mësimin

12:45 - 20/10/26

Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar mësimin dhe janë nisur...

Lexo më shumë
Refuzuan ftesën për dialog, studentët ngjitin në muret e Kryeministrisë fotot e të rinjve të dhunuar nga policia

Refuzuan ftesën për dialog, studentët ngjitin në muret e Kryeministrisë fotot e të rinjve të dhunuar nga policia

12:45 - 20/10/26
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

12:36 - 20/10/26
Shpërthen pedagogia: Rama është turpi i këtij vendi, Shqipëria meriton bekimin, jo mallkimin!

Shpërthen pedagogia: Rama është turpi i këtij vendi, Shqipëria meriton bekimin, jo mallkimin!

12:28 - 20/10/26
Ovacione dhe duartrokitje para Kryeministrisë, studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës kundër Ramës

Ovacione dhe duartrokitje para Kryeministrisë, studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës kundër Ramës

12:04 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com