GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Të marrim sa më shumë mandate”, Meta: PL siguron grup parlamentar me dy shifra

18:43 - 10/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Të marrim sa më shumë mandate”, Meta: PL siguron grup parlamentar me dy shifra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë është transmetuar edhe audio-mesazhi i presidentit të kësaj partie, Ilir Meta, nga paraburgimi.

Ilir Meta është shprehur i bindur se koalicioni me Partinë Demokratike do të sjellë rotacionin politik në vend në zgjedhjet e 11 Majit. Meta tha se prioritet është fitorja e koalicionit, por shtoi se synojnë dhe një grup parlamentar me dyshifra, duke u munduar të marrin sa më shumë mandate nga listat e hapura të kandidatëve.

Ilir Meta: Një vit më parë, në Konventën historike të 27 Prillit, ne miratuam programin tonë të 5 Prioriteteve madhore për 4 milion shqiptarë plus. Sot kemi aderuar në një koalicion historik me Partinë Demokratike dhe 25 parti të tjera, jo vetëm për të garantuar rotacionin politik, por edhe për të hapur një rrugë të re, atë të realizimit të programit tonë konkret, që i jep fund shpopullimit të Shqipërisë përmes politikave që mbështesin e fuqizojnë familjen dhe çiftet e reja, përmes dyfishimit të pensioneve dhe pagave, përmes dyfishimit të mbështetjes për arsimin, me qëllim fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe të rinjve tanë.

Përmes mbështetjes të jashtëzakonshme të bujqësisë dhe ushqimit si dhe programit tonë të nxitjes të prodhimit vendas dhe investimeve përpunuese dhe prodhuese me qëllim final, shndërrimin e Shqipërisë në fuqi eksportuese. Ky qëllim final, ky prioritet i pestë i programit tonë, Shqipëria Fuqi Eksportuese, është për ne vet Shqipëria Madhështore që do të realizojmë.

Jemi krenarë se 20 vjet më parë, me krijimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, garantuam jo vetëm rotacionin politik në vend, por edhe ndihmuam në zhbllokimin e Integrimit Europian të vendit. Ne do të jemi edhe më krenarë në 12 Maj për përmbysjen e Narkoregjimit dhe të Narkoekonomisë, që jo vetëm kanë dëbuar 1 milionë shqiptarë, por edhe aktualisht kanë zhytur në varfëri ekstreme 42% të popullsisë së mbetur. Ky është së pari një koalicion vlerash, në themel të të cilit qëndron patriotizmi, mbrojtja e familjes dhe shoqërisë nga sorosifikimi, por edhe modeli ekonomik që mbështet prodhimin vendas dhe fuqizon eksportet.

Që të jeni në dijeni, Partia e Lirisë më këtë koalicion ka dhe një marrëveshje për përfaqësimin parlamentar të detyruar nga Kodi Zgjedhor antidemokratik i “Rilindjes”. Në këtë koalicion, Partia e Lirisë do të përfaqësohet në bazë të mandateve të fituara në Prill 2021. Por duhet të shpreh bindjen time se me mënyrën e përfaqësimit dhe organizimit që ka zgjedhur Kryesia e Partisë së Lirisë, ne do të kemi në çdo rast një grup parlamentar dyshifror. Për këtë na duhet që në listat e hapura të përzgjedhim kandidatë sa më përbashkues dhe përfaqësues.

Po kështu dua të theksoj me forcë se prioriteti ynë më madhor është fitorja sa më e plotë e këtij koalicioni në radhë të parë. Është shumë më e rëndësishme që koalicioni të marrë sa më shumë mandate, pasi kjo na ndihmon edhe ne, por edhe partitë e tjera aleate për të fituar më shumë mandate në listat e hapura. Për ne është vendimtare fitorja e koalicionit, i cili është më i gjeri dhe më përfaqësuesi. Po kështu, rezultati historik i Partisë së Lirisë, do t’i japë përmasën e duhur kësaj fitoreje historike që është në interes të mbarë shqipëtarëve kudo që ata ndodhen. Ajo që është më e rëndësishmja në marrëveshjen e koalicionit janë të pestë prioritetet e Partisë së Lirisë.

Etiketa: mandatemeta

Lajme të lidhura

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

21 mln euro udhëtime në dy vite’, Berisha: Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash

11:02 - 16/03/26
Vodhi 12 milionë lekë në një banesë të Tiranës, arrestohet ‘skifteri’ 37-vjeçar (Emri)
Aktualitet

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

10:52 - 16/03/26
Berisha: Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin
Aktualitet

Berisha: Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin

10:41 - 16/03/26
Para
Pazaret e Gentian Gjylit bllokojnë Thethin, tenderin 3.3 miliardë lekë e merr i dënuari me burg

Pazaret e Gentian Gjylit bllokojnë Thethin, tenderin 3.3 miliardë lekë e merr i dënuari me burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

21 mln euro udhëtime në dy vite’, Berisha: Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash

11:02 - 16/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sërish Edi Ramës për udhëtimet e tij me avion, duke theksuar se...

Lexo më shumë
Vodhi 12 milionë lekë në një banesë të Tiranës, arrestohet ‘skifteri’ 37-vjeçar (Emri)

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

10:52 - 16/03/26
Berisha: Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin

Berisha: Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin

10:41 - 16/03/26
Vendoset sasi tritoli pranë makinerive të një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

Vendoset sasi tritoli pranë makinerive të një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

10:29 - 16/03/26
“E pushuan se kishte lidhje gjaku me mua”, Korreshi tregon dramën e të afërmit: E rikthyen pas vdekjes

Korreshi: Rama është i sfazuar, situata i ka dalë nga duart pasi ka humbur mbështetjen ndërkombëtare

10:13 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com