GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Të mbetur mes katër rrugëve, banorët e Kombinatit denoncojnë Ramën dhe Veliajn tek ambasadat

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Të mbetur mes katër rrugëve, banorët e Kombinatit denoncojnë Ramën dhe Veliajn tek ambasadat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një grup banorësh të lagjes së Kombinatit në Tiranë kanë shpërndarë një peticion të cilin e kanë dorëzuar në ambasadat më të rëndësishme në vend kundër kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.  Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 disa apartamente në zonën e Kominatit u vendosën fillimisht të riparoheshin pasi nuk kishin dëmtime të rënda, por më pas Bashkia vendosi shembjen e tyre. Banorët e dërguan çështjen në gjykatë dhe deri tani vendimet kanë qenë në favor të banorëve por sipas banorëve Rama dhe Veliaj po ushtrojnë presion edhe publikisht kundër gjykatësve.

“Ne, një grup i familjeve të prekura nga vendimmarrjet e Bashkisë Tiranë në zonën e Kombinatit Tiranë, dhe avokatët e tyre, shprehim indinjatën tonë të thellë ndaj deklaratave publike të papërgjegjshme të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe Kryeministrit Edi Rama, kundër gjyqtarëve që gjykojnë çështjet e ngritura nga ana jonë në gjykatë. Me përbuzje dënojmë këto akte rrugaçërie politike të këtyre dy individëve të veshur me pushtet, që nuk kanë aspak respekt për shtetformimin, pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe figurën e gjyqtarit. Erion Veliaj është përfaqësuesi zyrtar i palës së paditur në këto procese gjyqësore dhe flet nga kjo pozitë, si një gjyqhumbës. Ai gënjeu publikun sikur i ka fituar të gjithë gjyqet, ndërkohë që nuk ka fituar asnjë. Ai tashmë ka ushtruar edhe presion hapur publikisht ndaj gjyqtarëve që gjendur përballë fakteve të abuzimit të Bashkisë Tiranë, kanë vendosur të shfuqizojnë aktet e paligjshme që dëmtojnë interesat legjitime të qytetarëve të zonës së Kombinatit. Ai gjithashtu ka aluduar se “banorët e Kombinatit janë yshtur nga partitë politike opozitare”, pa asnjë bazë jo vetëm faktike, por edhe logjike, për sa kohë asnjë banor i prekur dhe as avokatët nuk janë të atashuar në asnjë forcë politike dhe madje me raste edhe të anatemuar nga segmente të caktuar opozitarë. Edi Rama është përfaqësuesi i organit më të lartë të pushtetit ekzekutiv” – thuhet në një deklaratë të Grupimit për Mbrojtjen e Kombinatit.

 

Etiketa: ambasadatbaneoretdenoncojneKombinatRamenVeliaj

Lajme të lidhura

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet
Aktualitet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
Para
Tentoi të vrasë veten me thikë, 63- vjeçari i dehur kërkon ndihmë në spitalin e Elbasanit

Sherr me thika mes adoleshentëve në Cërrik, plagoset 15-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26

Sot në orën 09:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila pritet të shqyrtojë kërkesën e Grupit Parlamentar të...

Lexo më shumë
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

07:33 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com