GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Të mblidhemi bashkë në referendum, se Atdheu na thërret/Na hoqën emrin, Nënë, Baba, Atdhe, Besë, Nder!

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, OP-ED, Opinion, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Të mblidhemi bashkë në referendum, se Atdheu na thërret/Na hoqën emrin, Nënë, Baba, Atdhe, Besë, Nder!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga avokat Arben Llangozi

Të mblidhemi bashkë në referendum, se Atdheu na thërret/Na hoqën emrin, Nënë, Baba, Atdhe, Besë, Nder!

Na i hoqën fjalët më të shenjta që ka njohur kombi shqiptar. Na hoqën emrin “nënë”, që ka mbajtur mbi supe gjithë dhimbjen dhe dashurinë e këtij populli. Na hoqën emrin baba, që ka derdhur djersë dhe gjak për të mbajtur gjallë shtëpinë dhe nderin.

Na hoqën fjalën atdhe, që për ne nuk është thjesht tokë, por frymë, amanet, betim. Na hoqën besën, që na ka bërë të pathyeshëm ndër shekuj. Na hoqën nderin, që ka qenë kurora e shqiptarit të ndershëm.

E bënë me një ligj. Me një ligj të ftohtë, të imponuar, të shkruar në zyrat e huaja dhe të votuar pa debat, pa shpirt, pa ndjenjë. Një ligj që nuk lindi nga gjiri i këtij populli, por nga frika për të mos “fyer” ambasadorin e Bashkimit Europian, Silvio Gonzato. Por në përpjekje për të kënaqur një ambasador, ata fyejnë gjithë kombin shqiptar!

Ky nuk është më thjesht një ligj. Ky është një sulm i hapur ndaj rrënjëve tona, ndaj historisë sonë, ndaj vetë shpirtit shqiptar. Po na shlyejnë kujtesën, po na zëvendësojnë gjakun me fjalë të huaja, po na mohojnë identitetin që e kemi mbrojtur me pushkë, me lot, me këngë.

Sepse nëse nuk ke më nënë e baba, nuk ke as më familje. Nëse nuk ke më atdhe, nuk ke më strehë.

Nëse nuk ke besë e nder, nuk ke më komb!

Kushtetuta e Shqipërisë flet qartë, ne, populli i Shqipërisë, krenarë për historinë tonë, me besim te Zoti, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet demokratik e social…” Por ç’vlerë kanë këto fjalë kur ligjet që miratohen në këtë vend shkelin mbi frymën e saj, mbi Zotin, mbi historinë, mbi familjen?

Ata që e quajnë këtë “përparim”, po harrojnë se për ne përparimi nuk është shkatërrim. Ne kemi ecur përpara duke ruajtur nderin, jo duke e fshirë.

Kemi mbrojtur nënën, jo duke e zëvendësuar me fjalë pa shpirt. Kemi nderuar babain, jo duke e përjashtuar nga ligji.

Dikur, shqiptarët shkonin në luftë me një amanet në zemër. Mos më turpëroni emrin, mos më ndotni nderin.” Sot, një ligj po i shkel me këmbë këto fjalë të shenjta. Në vend të familjes, po na japin konfuzion. Në vend të besës, po na japin përçarje.

Në vend të kombit, po na japin një turmë pa kujtesë.

Unë, si qytetar i lirë i këtij vendi, bëj thirrje për referendum kombëtar në bazë të nenit 150 të Kushtetutës. Le të ngrihemi të gjithë bashkë, sepse për të shpëtuar nderin dhe shpirtin e këtij kombi duhen vetëm 50.000 firma, por mbi të gjitha duhen zemra shqiptare që nuk pranojnë të heshtin.

Le t’u themi JO atyre që duan të fshijnë identitetin tonë! Le t’u tregojmë se Shqipëria nuk është një laborator për eksperimente sociale, por një vend me histori, me gjak, me shpirt!Sepse kombi shqiptar ka një themel që nuk lëkundet,

Nënë, Baba, Atdhe, Besë, Nder!

Lajme të lidhura

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur
Breaking Views

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër
Aktualitet

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh
Breaking Views

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Para
Ligji “Për barazinë gjinore”, KE: Në përputhje me acquis të BE!

Ligji "Për barazinë gjinore", KE: Në përputhje me acquis të BE!

Discussion about this post

TË FUNDIT

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona
Sport

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona

22:34 - 11/09/26

Amir Rrahmani ka marrë një vendim të bujshëm duke njoftuar pensionimin e tij nga Kombëtarja e Kosovës. Kapiteni i “Dardanëve”...

Lexo më shumë
Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

21:26 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com