GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Të mbrojmë familjen”/Koalicioni ‘Pro Familjes’ nis mbledhjen e firmave në sheshin ‘Skënderbej’

22:02 - 23/05/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Të mbrojmë familjen”/Koalicioni ‘Pro Familjes’ nis mbledhjen e firmave në sheshin ‘Skënderbej’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme, në sheshin ‘Skënderbej’ ka nisur mbledhja e firmave për peticionin “Pro Familjes”. Ka qenë Koalicioni shqiptar Pro Familjes dhe Jetës që ka ndërmarr këtë peticion.

Sipas koalicionit peticioni është nxitur nga ngjarjet e fundit në Tiranë, ku ata përmendin ceremoninë mes një çifti të së njëjtës gjini në tarracën e bashkisë por edhe projektligjet e propozuara që godasin familjen, si ai i surrogacisë, abortit dhe strerilizimin e të rinjve.

Sakaq, në një postim tjetër në Facebook koalicioni ka shprehur shqetësimin për gjuhën e urrejtjes fetare që sipas tyre është përdorur ditët e fundit në emisione televizive nga anëtarë të komunitetit LGBT+ dhe përfaqësues të organizatave civile.

Postimi i plotë:

Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës shpreh shqetësimin për gjuhën e urrejtjes fetare që është përdorur ditët e fundit në emisione televizive nga anëtarë të komunitetit LGBT+ dhe përfaqësues të organizatave civile.

Këto sulme jo vetëm krijojnë sterotipizime ndaj bashkësive fetare në Shqipëri, por në thelb mbartin gjuhë urrejtje ndaj komuniteteve të besimit, doktrinës së fesë dhe klerikëve që shërbejnë në këto komunitete.

Kjo gjuhë urrejtje përbën një precedent të rëndë të prishjes së bashkëjetesës fetare mes feve dhe zgjon tensione në shoqëri.

Vërejmë se shkak për gjuhën e urrejtjes ndaj bashkësive fetare dhe krahasimeve aspak të duhura, janë bërë deklaratat e fundit të komuniteteve fetare në Shqipëri, të cilat në unanimitet janë shprehur pro familjes dhe martesës tradicionale dhe kundër martesave të së njëjtës gjini, si dhe kundër projektligjit për surrogacinë, abortin dhe sterilizimin e të rinjve.

Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës, i kërkon me shqetësim “Alencës kundër gjuhës së urrejtjes”, të përbërë nga:

Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Shoqata “Këshilli Shqiptar i Medias” që të marrë masa ndaj kësaj gjuhe urrejtje fetare, pasi gjuha e përdorur krijon një precedent të rrezikshëm ndaj asaj që në Shqipëri vlerësohet si harmoni fetare.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Bushati: SPAK po vepron me Veliajn si me Ahmetajn, por koka është Rama!

Bushati: SPAK po vepron me Veliajn si me Ahmetajn, por koka është Rama!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com