GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Të moshuarit i lidhnin”, trajtim çnjerëzor në azilin ku u vra i moshuari, ish-infermierja: Flinin dy veta në një krevat

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Të moshuarit i lidhnin”, trajtim çnjerëzor në azilin ku u vra i moshuari, ish-infermierja: Flinin dy veta në një krevat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të ulur pranë njëri tjetrit, kjo është foto e fundit së bashku e dy të moshuarve. Njëri prej tyre Zyhdi Shehi doli nga azili me pranga në duar, kurse tjetri Virxhil Vesho u nxor i pajetë prej andej, fillimisht u dërgua në një agjenci funerale si një i moshuar që kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale e më pas e përcollën në morg si të vrarë nga shoku.

Kur grupi i hetimit ka zbardhur skemën se çfarë ndodhi në shtëpinë e të moshuarve në rrugën Ali Visha, dhe kur autori po trajtohet në spitalin psikiatrik me urdhër të Gjykatës, Prokuroria ka administrua përpos kartelave të dy të moshuarve, njëri me sklerozë e tjetri me Parkinson dhe demencë, edhe të dhëna mbi administratorët.

Ajo çka ka kërkuar Prokuroria orët e fundit është sekuestrimi i kartelave të të punësuarve, për të kuptuar nëse plotësojnë apo jo kushtet për të shërbyer si kujdestarë të moshuarish. Nga ana tjetër ka administruar edhe dëshminë  e mjekut te punësuar në azilin privat, që u informua nga dy infermieret nën hetim për ngjarjen. Nazmie Mulla dhe Glesantina Saraçin thonë se mbasi e panë të dëmtuar viktimën ato kishin kujtuar se ai ishte rrëzuar aksidentalisht.

“Nuk e vlerësova që duhet ta kontrolloja trupin”, deklaron në dosje mjeku i azilit, “mbasi më treguan se i moshuari ishte rrëzuar ndaj dhe ju kërkova të njoftonin agjencinë funerale”

Një ish-punonjëse që ka punuar si infermiere, në kushtet e anonimitetit tregon për Top Channel mbas krimit se cilat janë kushtet aty.

Ish infermierja: Kam pasur pozicionin e infermieres, por jo të gjitha ishin të licensuara. Merreshin në punë edhe nëse kishin bërë një shkollë për infermieri dhe kaq. Të moshuarit nuk seleksionoheshin, një një familjar sillte një të moshuar e merrnin direkt. Kapaciteti ishte plot, kishte raste kur vendosnim për të fjetur dy pacientë në një krevat gjatë natës. Me turnin e natës ka dy infermiere dhe është e pamundur që të kontrollojnë të gjithë pacientët, ndërsa rregulli është që çdo i moshuar duhet kontrolluar çdo një orë gjatë natës. 

Pse i lidhnin të moshuarit? 

Ish-infermierja: Nuk është e lejuar, familjarët nuk e dinë sepse nuk do t’a linin babain ose në atë gjendje. Shumë pacientë që ishin të pamenaxhueshëm, ata që ndodheshin në katin e infermierisë na vinte urdhër që t’i lidhnim sepse i gjenim të rrëzuar apo të vrarë. 

Por i vetmi institucion që duhet të kontrollojë qendrat publike dhe jo publike për të moshuarit është Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, që o kontaktuar nga TCH nuk pranoi të prononcohet, nëse mbas ngjarjes ka nisur apo jo kontroll në këtë qendër.

Ish-infermierja: Sa kam qenë unë asnjë nga institucionet nuk ka ardhur për kontroll. Higjeëna, ushqimi dhe personeli duhej kontrolluar. Ushqimi nuk ishte i cilësisë së lartë. Gjatë natës pacientët ngriheshin dhe kërkonin bukë sepse konsumonin zakonisht përshesh me qumësht dhe kos. Disa prej tyre ushqeheshin nëpërmjet shiringës. Konsumonin edhe bukë me vezë dhe djathë përgjithësisht. Kushtet ishin deri diku të mjerueshme, higjena është zero.

Ka vetëm një grafi të kryer nga KLSH mbi azilet në Shqipëri dhe ai rekomandon mjaft ndryshime që nga kujdestarët deri tek paketa ligjore që duhet ndërhyrë. /Top Channel/

Etiketa: AzilKryesore1Vrasje

Lajme të lidhura

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26
Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit
Aktualitet

Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

18:12 - 31/07/26
Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin
Aktualitet

Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin

18:05 - 31/07/26
Para
Situatë e vështirë nga zjarret në Mesopotam të Finiqit/ Ministri: Banorët do të kompensohen për dëmet

Situatë e vështirë nga zjarret në Mesopotam të Finiqit/ Ministri: Banorët do të kompensohen për dëmet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26

Një zjarr ka shkaktuar alarm pasditen e sotme në një nga zonat qendrore të Tiranës. Flakët janë shfaqur pranë Xhamisë...

Lexo më shumë
Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

18:12 - 31/07/26
Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin

Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin

18:05 - 31/07/26
“Mbrojtja e Trump në Shqipëri, me dronë superinteligjentë ‘Made in Albania’”, Rama: Kemi bërë porosinë

“Mbrojtja e Trump në Shqipëri, me dronë superinteligjentë ‘Made in Albania’”, Rama: Kemi bërë porosinë

17:37 - 31/07/26
Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër hartës së re: Fshatrat do braktisen…

Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër hartës së re: Fshatrat do braktisen…

17:25 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com