GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Të mundim Andorrën”, Mehmeti dhe Ismajgeci e dinë çfarë kërkojnë

10:31 - 30/05/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
“Të mundim Andorrën”, Mehmeti dhe Ismajgeci e dinë çfarë kërkojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare U-22, Marsel Ismajlgeci dhe Anis Mehmeti kanë dalë ditën e sotme në një konferencë zyrtare për mediat, përpara dy ndeshjeve të qershorit që nën 21 vjeçarët do të zhvillojnë në transfertë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të luajë ndeshjen e parë eliminatore ndaj Andorrës më 4 qershor, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023 ndërsa më 8 qershor kuqezinjtë do të zhvillojnë një ndeshje miqësore ndaj Bullgarisë, po në transfertë.

Marsel Ismajlgeci, mbrojtësi i talentuar shqiptar që aktivizohet me ekipin e Tiranës foli për objektivat e skuadrës në këtë edicion, grupin, eksperiencën me ekipin A dhe synimet personale.

“Objektivat e skuadrës? Me grupin që kemi, janë edhe disa lojtarë të rinj që kanë ardhur dhe do të përshtaten me grupin dhe mendoj se do të dalim të dytët”.

“Grupi aktual? Grupi pak a shumë është i njëjtë, përveç disa lojtarëve që kamë ardhur të rinj dhe besoj se do bëjmë mirë”.

“Andorra? Që kur ka filluar grumbullimi, ne kemi qenë të gjithë të përqendruar dhe me një qëllim, që të shkojmë në Andorra dhe të marrim tre pikët”.

“Eksperienca tek ekipi A? Ka shërbyer, ka qenë një eksperiencë shumë e mirë atje dhe besoj që me stërvitjet dhe ritmin që kisha te Kombëtarja A, do vazhdoj edhe tek U-21.

“Objektivat personalë? Synimi është për të lëvizur jashtë, për të gjetur një ekip sa më të mirë jashtë, por edhe nëse nuk ndodh një transferim, unë jam tek ekipi më i mirë në Shqipëri”.

TALENTI QË VJEN NGA ANGLIA – Anis Mehmeti, një tjetër talent shqiptar që aktivizohet jashtë vendit me skuadrën e Wycombe në Angli nuk e fshehu kënaqësinë e të qenit pjesë e Kombëtares U-21 teksa foli dhe për të ardhmen.

“Ftesa nga Kombëtarja? Ndihem shumë mirë që jam këtu, edhe skuadra më ka pritur mirë. Kur kam marrë ftesën që do të jem pjesë e Kombëtares U-21 kam qenë shumë krenar, që do të luaja për Shqipërinë. Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e kësaj Kombëtareje dhe djemtë më kanë pritur shumë mirë. Tani shpresojmë fitore ndaj Andorrës.

“Pozicioni në fushë? Kam diskutuar me profesor Bushin dhe do të luaj ose pas sulmuesit ose do të jem numri 8 (në gjuhë futbolli). Unë jam gati të luaj aty ku të më thotë profesori.

“Objektivi personal? Objektivi këtë vit është të luaj çdo ndeshje në formacion dhe po shikojmë çfarë ndodh edhe me klubet e tjera, por jam konsultuar dhe për tani është Wycombe”. 

Lajme të lidhura

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër
Breaking Views

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

08:26 - 04/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez
Breaking Views

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën
Breaking Views

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Para
Hapen pas 30 vitesh kinematë në Vlorë dhe Gjirokastër

Hapen pas 30 vitesh kinematë në Vlorë dhe Gjirokastër

TË FUNDIT

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26

Dy persona ranë në prangat e bluve të Rajonit nr.4 në kryeqytet, autorë të disa vjedhjeve, së fundmi të një...

Lexo më shumë
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com