GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Të paktën 11 shtetas amerikanë janë mes të vdekurve në Izrael

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
Të paktën 11 shtetas amerikanë janë mes të vdekurve në Izrael
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se të paktën 11 shtetas amerikanë janë në mesin e të vrarëve në sulmet fundjavës nga grupi islamik palestinez Hamas në Izrael.

Uashingtoni beson se ka të ngjarë që shtetasit amerikanë mund të jenë edhe në mesin e atyre që po mbahen peng nga Hamasi, tha ai përmes një deklarate.

Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë me zyrtarët izraelitë për të marrë më shumë informacion në lidhje me vendndodhjen e qytetarëve amerikanë, të cilët janë në listën e personave të pagjetur.

“Për qytetarët amerikanë që janë aktualisht në Izrael, Departamenti i Shtetit po ofron ndihmë konsullore si dhe njoftime të përditësuara mbi situatën e sigurisë. Për ata që dëshirojnë të largohen, fluturimet komerciale dhe rrugët tokësore janë ende të disponueshme”, tha ai, duke shtuar se ata duhet të marrin masa paraprake dhe duhet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Persona të armatosur të Hamasit kaluan nga Rripi i Gazës në Izrael të shtunën, duke vrarë ushtarë, civilë izraelitë dhe duke marrë dhjetëra pengje. Izraeli u përgjigj me bombardime të rënda ndaj Rripit të Gazës dhe po shqyrton një sulm të gjerë tokësor.

Presidenti Biden tha se ai ka udhëzuar ekipin e tij të sigurisë kombëtare që të punojë me homologët izraelitë në çdo aspekt lidhur me situatën e pengjeve, duke përfshirë ndarjen e informacioneve të zbulimit dhe dislokimin e ekspertëve të qeverisë amerikane.

Departamentet e policisë në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara kanë rritur sigurinë rreth qendrave të organizatave hebraike, shtoi ai. VOA

Etiketa: 11 amerikane te vrareBidenIzraelLufta

Lajme të lidhura

Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe
Kosovë & Rajon

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet
Aktualitet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Aktualitet

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Para
Truproja i Shakirës shtyn me forcë fansen e saj, pamjet bëhen virale

Truproja i Shakirës shtyn me forcë fansen e saj, pamjet bëhen virale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë
Sport

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë

23:22 - 22/08/26

Bayern Munich ka triumfuar 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”, duke ngritur trofeun e Superkupës së Gjermanisë. Bavarezët...

Lexo më shumë
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com