GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Të pamëshirshëm! Ky është karteli i drogës me shqiptarë që nuk të fal as jetën

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Të pamëshirshëm! Ky është karteli i drogës me shqiptarë që nuk të fal as jetën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Organizatat kriminale shqiptare kanë marrë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në tregun ndërkombëtar të drogës, duke konkurruar në mënyrë të barabartë me mafiozët tradicionalë. Ditën e djeshme dy vrasje tronditën opinionin publik, ku në Guayaquil u ekzekutua me breshëri arme Ergys Dashi 33 vjeç nga Durrësi, teksa u qëllua me disa plumba brenda një restoranti. Ndërkohë në Antuerp të Belgjikës, të shtunën në mesnatë ekzekutua Bledar Muçaj. Sipas mediave vendase përkatës, raportohet se policia po heton për të shkuarën e viktimave si dhe lidhjen e tyre me trafikun e kokainës nga Amerika Latine në drejtim të Europës. Rrjete kriminale të drogës, kanë krijuar bazat e tyre direkt në vendet ku prodhohet kokaina, në Ekuador e Kolumbi por jo vetëm.

Më pas në portet kryesore të vendeve të Europës, kanë bazat e tjera sërish me shqiptarë që presin ngarkesa me tonelata kokainë për t’i shpërnarë më pas të gjithë Europën, shkraun abcnews.al. Në një dosje voluminoze të publikuar nga prokuroria italiane raportohet se grupet shqiptare fillimisht kanë krijuar aleanca me kartele të ndryshme të kokainës në Amerikën Latine dhe në Europë, por tashmë ata kanë krijuar kartelin e tyre të përbërë kryesisht nga shqiptarë sidomos për rolet kyçe të grupeve. Kështu rrjetet e trafikantëve shqiptarë kanë shpërndarë njerëzit e tyre në të gjitha pikat e intinerarit që ndjekin kontjenerët e kokainës. Për sa i përket vrasjes së Ergys Dashit në Guayaquil, hetuesit po kryjenë kërkim në lidhjet e viktimës me kartelin shqiptarë të kokainë që prej vitesh ka filluar të operojë në Ekuador.

Ndërkohë edhe për vrasjen e Bledar Muçës në Antuerp të Belgjikës po hetohet për lidhjet e tij të trafikut të drogës. Zona e Aartselaar njihet për luftën e ashpër mes klaneve të drogës që importohet nga Amerika e Jugut. Hetimet janë fokusuar pikërisht në pistat që e lidhin viktimën me pazaret e drogës, por edhe për larje hesapesh në Shqipëri. Prokuroria Italiane flet për “Kompaninë Bello” që e konsiderojnë si kartelin e shqiptarëve për trafikun e kokainës. Sipas prokurorisë Kompania Bello furnizon Evropën me tonelata kokainë prej vitesh. Një oktapod me 14 tentakula, aq sa janë identifikuar qelizat e kartelit.

Sipas tyre ky kartel është përhapur në dhjetë vende, nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Ekuador, duke kaluar nëpër Itali, Shqipëri Belgjikë, Britani e Madhe e më pas në të gjithë Europën. Klanet shqiptare menaxhonin në mënyrë të pavarur shpërndarjen me pakicë, por gjithashtu u bënë të afta të furnizonin grupe autonome historikisht të pranishme në sheshet italiane, si p.sh. klanet mafioze të Madonnella di Bari, të cilat blinin ekskluzivisht nga grupi shqiptar Memia, që i përkiste kartelit të Kompania Bello, ose klanit Camorra të Continit, kanali kryesor i furnizimit të të cilit ishte ai i vëllezërve Memetaj – i lidhur gjithashtu me kartelin e “Kompania Bello”. Ky kartel i “Kompania Bello” arrin të importojë në Europë nga nga Guayaquil tonelata kokainë ku më pas shpërndahet. Sipas gjetjeve të marra hetimore, të prokurorisë në Itali, “Kompania Bello” bazuar në një organizim në të gjitha aspektet paralel i karteleve të mëdha të Amerikës së Jugut, ka menaxhuar prej vitesh pjesë e konsiderueshme të trafikut të kokainës në Evropë dhe mund të konsiderohet si nga më të mëdhatë në botë.

Etiketa: Bledar Mucokarteli i droges

Lajme të lidhura

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!
Aktualitet

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Ikën drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo: Krijuam një linjë për denoncimin e korrupsionit…
Aktualitet

Ikën drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo: Krijuam një linjë për denoncimin e korrupsionit…

20:59 - 01/06/26
Para
Zgjedhjet e 6 Marsit, Korreshi: Nëse demokratët dalin me një kandidat, Lushnjën e fiton PD

Zgjedhjet e 6 Marsit, Korreshi: Nëse demokratët dalin me një kandidat, Lushnjën e fiton PD

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

Gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke zbuluar se kryeministri Edi Rama i trembet më shumë lëvizjeve...

Lexo më shumë
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

21:45 - 01/06/26
“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

21:37 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetgaranti girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş