GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Të pathënat e atentatit ndaj Gentjan Bejtjes

20:56 - 20/03/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Të pathënat e atentatit ndaj Gentjan Bejtjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ai kishte kohë që rrinte i fshehur. Zërat thoshin se një bandë kriminale në veri të vendit, e kishte strehuar prej muajsh në gjirin e saj, në një bazë sekrete. Aty nga ku dilte rrallë, apo i shoqëruar nga njerëz të besueshëm. Kështu kishte qenë jeta për të që nga atentati i dytë në radhë që i ishte bërë, në fillim të vitit 2022, ku edhe mbeti i plagosur, nga ku kuptoi se ata që po kërkonin ta hiqnin qafe, nuk ishin mjaftuar vetëm me sulmin e parë të ndodhur ndaj tij 6 vite më herët, ku i vendosën një sasi eksplozivi në kofanon e makinës. Por po kërkonin me çdo kusht eleminimin e tij.

Ashtu sikurse tentuan pa sukses, edhe në pritën e tretë, në muajin korrik të vitit 2023. Ku edhe pse nuk e vranë, arritën të godasin familjen e tij të ngushtë, duke i lënë të vrarë në derën e banesës, kunatin dhe lënduar, dy fëmijët e vegjël në makinë. Por duket se privimi në një bazë të fshehur, po i rrinte ngushtë së fundmi Gentjan Bejtjas, dhe për këtë arsye ai vendosi të kthehet pranë familjes, në fshatin Larushkë. Aty, ku këtë herë qitësit nuk gabuan më, dhe e lanë të vrarë, pasditen e 15 Marsit, në ambientet e brendshme të banesës së tij. Vetëm pak minuta pasi ishte kthyer aty, pas shumë kohësh mungesë. Por përse Gentjan Bejtja, dikur një ish-punonjës burgu, ishte një objektiv kaq i lakmuar për armiqtë e tij?

Çfarë dinte ai për ngjarjet e shumta kriminale që kishin ndodhur në zonën e tij, por edhe përreth. dhe cila ishte përfshirja në disa prej tyre, që çoi edhe në mbylljen njëherë e mirë të gojës së tij? Është e vështirë në mos për të thënë e pamundur, që Gentjan Bejtja, të mos kishte dijeni për shumë nga ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në Shqipëri, sidomos pas vitit 2013. Por po kaq e vështirë është të flasësh me siguri deri ku shkonte përfshirja e tij në këto ngjarje. Edhe pse fundi i ortakërisë së asaj që deri dje njihej si Banda e Niklës, dhe mëritë që pasuan midis krerëve të grupit, mund të kenë çuar edhe në atentatet e mëhershme ndaj tij, por edhe të fundit, ku mbeti i vrarë në oborrin e vilës së tij trekatëshe në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

“Më datë 15 Mars 2024, në fshatin Larushk, Krujë, është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi Gentjan Bejtja. Në vazhdim të veprimeve hetimore, në fshatin Hasan është gjetur një automjet tip “Land Rover”, i bardhë, i djegur, brenda të cilit janë gjetur po të djegura, katër armë zjarri”, sqaronte policia.

Por për të mbetur fillimisht te atentati i fundit që i mori jetën Gentjan Bejtjes, është me interes për t’u parë edhe njëherë mënyra se si qitësit vepruan, dhe nëse kjo pritë meriton apo jo të quhet e sofistikuar. Dhe nëse babai i dy fëmijëve u nxor këtë herë në pritë dhe kush e tradhtoi? Ata të cilët po e mbanin të strehuar në një strofkull, dhe që nuk u duhej më, apo tradhtia erdhi nga brenda fshatit, aty ku ai kishte përplasjet me ata që dikur ishin miqtë, dhe me kalimin e kohës u kthyen në armiqtë e tij.

Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’, pas atentatit të tretë që atij u bë më datë 4 korrik 2023, ku mbeti i vrarë në derën e vilës së tij në fshatin Larushk, kunati Ramazan Sino, dhe u plagos, djali i tij 13 vjeçar, Gentjan Bejtja që mendohet se kishte zbritur nga makina vetëm pak minuta para se të qëllohej, kishte vendosur të mos kthehej për disa kohë në banesë. Por kohët e fundit, ai kishte lënë arratinë dhe ishte kthyer të jetonte në fshatin e tij, por këtë herë jo në banesën e tij, por në atë të prindërve, ku po strehohej së bashku me dy djemtë dhe bashkëshorten. Ai thuhet po kështu se kishte një javë që ishte zhvendosur në banesën e prindërve, vetëm pak metra larg të tijës. Sipas dëshmisë së dhënë nga babai i tij, Gentjani kishte bërë këtë zgjedhje, me qëllim që të ruhej nga një sulm i radhës.

“Ditën e ngjarjes, Gentjani ndodhej në banesën tonë, ku është marrë me punë të ndryshme. Ai kishte një javë që ishte kthyer në fshat, dhe jetonte bashkë me fëmijët dhe bashkëshorten në banesën tonë. Rreth pasdites, ai doli nga banesa dhe u drejtua drejt të vetës, që është pranë nesh. Por vetëm pak minuta pasi doli ne dëgjuam krisma të shumta armësh dhe vrapuam të shikonim se çfarë kishte ndodhur.”

Më tej babai i Gentjan Bejtjas tregoi se me të shkuar në banesën e djalit të tij, ai e gjeti atë në grahmat e fundit, ose gati të pajetë. Edhe pse u përpoqën t’i japin ndihmën e parë, kjo ndihmë rezultoi e kotë.

“Sapo mbërritëm në banesën e Gentjanit, pamë që trupi i tij ishte në serën që ndodhet në krah të shtëpisë. E nxorëm deri në oborr, dhe u përpoqëm t’i japim ndihmë, por ishte e kotë. Pasi djali kishte ndërruar jetë”, shprehet babai.

Në pyetje lidhur mbi ngjarjen u mor edhe bashkëshortja e Gentjan Bejtjas. Por, në kushtet e tronditjes së fortë psikike, ajo nuk mundi të japë asnjë detaj me rëndësi për grupin hetues. Që ka vendosur ta marrë edhe njëherë në pyetje, sapo gjendja e saj psikologjike të jetë më e qëndrueshme.

/Emisioni “Në Shënjestër”

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë
Aktualitet

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

16:16 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë
Aktualitet

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Para
Qytetari paguan 7 vite faturat e ujit, paratë i shkojnë një tjetëri

Qytetari paguan 7 vite faturat e ujit, paratë i shkojnë një tjetëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë
Aktualitet

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

16:16 - 03/04/26

Një rast i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Durrës, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në ambientet e...

Lexo më shumë
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26
Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com