GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Të q* me gjithë institucion”, ç’ndodhi me mjekët që shitën metadon

21:38 - 15/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Të q* me gjithë institucion”, ç’ndodhi me mjekët që shitën metadon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dje “Stop” transmetoi një rast të një ish-përdoruesi droge, që prej disa vitesh trajtohet me metadon, një medikament që frenon dëshirën për drogë.

Ai tregoi se mjeku toksikolog Endri Mandro në Fier nuk ia jep metadonin që e ka detyrim. Sipas denoncuesit mjeku në fjalë e shet metadonin.

Përmes kamerës së fshehtë, mjeku Mandro dhe një mjek tjetër toksikolog në Fier, lëshojnë një recetë kundrejt ryshfetit.

Denoncuesi thotë, se mjeku Mandro sillet në mënyrë arrogante, duke e kapur për fyti e duke e sharë e kërcënuar.

Për marrë metadonin, duhet një rekomandim nga mjeku Lulzim Banushaj, meqë i infiltruari ynë nuk është i regjistruar.

Mjeku Banushaj i dha një recetë për një sasi tre ditore, në këmbim të 2000 lekëve, pa e vizituar fare.

E njëjta gjë edhe në Berat. Mjeku Fatmir Spahiu jep metadon me para, madje duke e shitur me shumicë te persona të caktuar, të cilët e rishesin më pas.

Pas transmetimit të emisionit, Spitali i Fierit pezulloi mjekun toksikolog Lulzim Banushaj. Në policinë e Fierit u morën në pyetje, veç Banushajt, edhe mjekun tjetër Endri Mandro.

Nga ana tjetër policia e Beratit ka proceduar penalisht punonjësin e qendrës për shitjen e Metadonit, Fatmir Spahiu, materialet për të cilin u referuan në Prokurori, për nxjerrjen e përgjegjësive penale, për veprën “prodhim dhe tregtim i barnave dhe pajisjeve mjeksore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën e shëndetin”.

Dritan Trepça, zv/president i UMSh-së tha, se rastet e transmetuara në “Stop” do të ndiqen nga degët në Urdhrin e Beratit dhe Fierit. Trepça thotë, se shkelja e kodit të etikës, ishte minimumi i dukshëm në materialin e transmetuar.

“Urdhri i mjekut patjetër që merret me rastin konkret në kuadër të shkeljes së Kodit të Etikës dhe deontologjisë profesionale. Udhëzohen këshillat rajonalë që të hapin një dosje të gjykimit paraprak profesional dhe do ndiqet hap pas hapi nga Këshilli Rajonal i Urdhrit të Mjekut të Fierit dhe Beratit. Sa pashë në televizion ditën e mbrëmshme vërehen shkelje të Kodit të Etikës dhe deontologjisë”, tha ai./tvklan.al

Etiketa: hetimemetadonMjeket

Lajme të lidhura

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën
Aktualitet

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

19:02 - 31/03/26
Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja
Aktualitet

Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja

18:02 - 31/03/26
Para
VIDEO/ Festë mes lojtarëve të kombëtares, ja çfarë ndodh…

VIDEO/ Festë mes lojtarëve të kombëtares, ja çfarë ndodh...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë
Breaking Views

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

18:21 - 01/04/26

Në ditën e dytë të Festivalit të Gazetarisë “Pyet”, u diskutua edhe çështja e dezinformimit, ku i pranishëm ishte edhe...

Lexo më shumë
Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

16:59 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…

Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…

16:17 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com