GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Të rinjtë “braktisin” punën! Norma e punësimit, poshtë mesateres së BE

në Ekonomi
Kohë leximi: 2 min
A A
Të rinjtë “braktisin” punën! Norma e punësimit, poshtë mesateres së BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Punësimi i të rinjve është tkurrur përgjatë vitit 2023 edhe pse tregu i punës në tërësi ka shfaqur ndryshime pozitive. Duket se të rinjtë po hasin vështirësi në integrimin e tyre në punë në një moment kur popullsia e vendit është në rënie ndikuar nga lindjet dhe emigracioni i moshave të reja.

Norma mesatare e punësimit në Europë për grupmoshën 15-29 vjeç regjistrohet në 49.7%, referuar tremujorit të fundit të vitit që lamë pas. Shqipëria është e vendosur nën mesataren europiane me një normë punësimi prej 43.1% në tremujorin e katërt të vitit 2023. Edhe pse nën mesatare, shifrat tregojnë se kemi normë punësimi për të rinjtë më të lartë se Serbia dhe Bosnje Hercegovina, vende të cilat janë pjesë e të dhënave zyrtare nga “Agjencia Europiane e Statistikave”. Serbia e regjistron këtë tregues në 39.2%, ndërsa Bosnje Hercegovina, e cila renditet në vend të fundit, e llogarit normën e punësimit për të rinjtë në 34.1%. Shqipëria renditet më mirë edhe se disa vende të Europës si Sllovakia, Spanja, Bullgaria, Italia, Greqia dhe Rumania. Holanda dhe Islanda janë dy vendet me normën më të lartë prej 80% dhe 74.3%.

Por çfarë ka ndodhur në harkun kohor të një viti? Si renditet vendi ynë sa i përket ndryshimit vjetor të këtij treguesi, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022? Sipas grafikut, Shqipëria pozicionohet mes vendeve të cilat kanë shënuar rënie të normës së punësimit për të rinjtë, me 1.5 pikë. Serbia po ashtu ka regjistruar rënie të normës së punësimit për grupmoshën 15-29 vjeç. Mesatarja e Bashkimit Europian flet për një rritje me 0.4 pikë, ndërkohë vendi më rënien më të lartë të punësimit në tremujorin e fundit të vitit që lamë pas, është Estonia. Nga ana tjetër, Bosnje Hecegovina dhe Turqia patën rritjen më të lartë.

Nisur nga të dhënta e INSTAT vërehen ndryshime në normën e punësimit mes grupmoshave të ndryshme. Norma e punësimit për grupmoshën 15 vjeç e lart regjistrohet në 57.1% në tremujorin e katërt të vitit 2023, ndërkohë për grupmoshën 30-64 vjeç ky tregues është 77.5%.

Nëse analizojmë numrin e të rinjve të punësuar përgjatë kësaj periudhe, të dhënat flasin për 253,516 të rinj të punësuar në Shqipëri, ndërkohë që në tremujorin e katër të vitit 2022 ishin 274,526 të rinj të punësuar. Pra, nga një përllogaritje e thjeshtë shohim se në vitin që lamë pas dolën nga tregu i punës rreth 21 mijë persona të grupmoshës 15-29 vjeç.

 

Lajme të lidhura

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 3 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:42 - 03/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 2 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 02/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26
Para
Nis procesi i dezinsektimit, Tomini: Minimizojmë mushkonjat, parandalojmë sëmundjet

Nis procesi i dezinsektimit, Tomini: Minimizojmë mushkonjat, parandalojmë sëmundjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve
Botë

Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve

08:17 - 04/10/26

Kreu i sistemit të burgjeve në Tennessee, Frank Strada, ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas ekzekutimit të dështuar të Chista...

Lexo më shumë
Horoskopi për ditën e sotme, 4 tetor 2026: Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi për ditën e sotme, 4 tetor 2026: Njihuni me shenjat më me fat

08:00 - 04/10/26
Revolta në burgun e Pisës/ Zbulohen të burgosurit organizatorë, mes tyre 3 shqiptarë

Revolta në burgun e Pisës/ Zbulohen të burgosurit organizatorë, mes tyre 3 shqiptarë

07:50 - 04/10/26
Parashikimi i motit për ditën e sotme, 4 tetor 2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 4 tetor 2026

07:40 - 04/10/26
Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë

23:28 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com