GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

Të rinjtë e “plakur”, rreziqet e jetës pa aktivitet

08:17 - 13/07/24
në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 3 min
A A
Të rinjtë e “plakur”, rreziqet e jetës pa aktivitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vitet e adoleshencës dhe rinisë janë të rëndësishme dhe përkojnë me kohën kur aktiviteti fizik i njeriut supozohet të arrijë majat.

Adoleshentët marrin hov, hormonet janë në kulmin e tyre, dëshira për eksperienca të reja është e madhe.

Kjo periudhë supozohet të jetë më aktivja në gjithë jetën e njeriut, por ja që nuk është kështu.

Një studim që përfshiu mbi 12, 000 të rinj të grupmoshave nga 6 në 85 vjeç arriti të analizojë performancën fizike dhe ndryshimet e saj tek njeriu gjatë gjithë jetës së tij.

Pjesëmarrësit e studimit , mbajtën me vete një pajisje të quajtur akselerometër. Kjo pajisje mat dhe regjistron çdo lëvizje për 7 ditë me rradhë.

Rezultatet e studimit, treguan se aktiviteti fizik tek njeriu është në pikun e vet në moshën 6 vjeçare.

Deri kohët e fundit besohej që aktiviteti fizik pësonte një rënie graduale gjatë gjithë jetës së njeriut.

Por të dhënat e fundit tregojnë se rënia e aktivitetit fizik nuk është aspak graduale, por shumë e shpejtë gjatë fëmijërisë, shkollës fillore, e deri në gjimnaz.

Kur njeriu arrin në moshën 19 vjeçare, duket se ka një jetë po aq sedentare, pra pa aktivitet fizik sa një 60 vjeçar.

Teoria e studimit është se shkollat në ditët e sotme detyrojnë fëmijët të qëndrojnë ulur për shumë gjatë. Periudhat e pushimit janë të shkurtra në vetëm 20-30 minuta në ditë.

Për më tepër, shkolla fillon shumë herët gjë që shkakton mangësi të të fjeturit tek fëmijët dhe të rinjtë.

“Koha kur fillon mësimi nuk përshtatet me kohën e zgjimit të fëmijëve dhe orëve të pakëta të gjumit,” shpjegoi ai.

Shumë kohë pranë telefonit dhe televizorit

Një nga arsyet më të forta përse fëmijët dhe adoleshentët bëjnë një jetë sedentare a thua se janë 60 vjeçarë është se ata kalojnë shumë kohë përpara ekranit të televizorit, kompjuterit, telefonit apo tabletit.

Studimet tregojnë se njerëzit kalojnë nga 7 deri në 9 orë në ditë përpara ekranit gjë që kufizon kohën e kaluar në një aktivitet fizik. Një gjë e tillë shton rrezikun e shfaqjes së obezitetit dhe depresionit.

Studimi në fjalë e përshkruan fundin e adoleshencës si fundin e aktivitetit fizik konfirmon se shumica e fëmijëve dhe minorenëve nuk kryejnë as minimumin e aktivitetit fizik të nevojshëm që është të paktën 60 minuta në ditë, siç rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

25 përqind e djemve dhe 50 përqind e vajzave nga mosha 6 deri në 11 vjeç nuk e plotësojnë këtë kriter lëvizjeje.

Situata është shumë më e rënduar për adoleshentët dhe të rinjtë e moshave 12 dhe 19 vjeç.

60 përqind e djemve dhe 75 përqind e vajzave të kësaj moshe nuk kryejnë as të paktën 1 orë aktivitet fizik në ditë.

Aktiviteti pas të njëzetave

Një tjetër aspekt i befasishëm që tregoi studimi është se orët e aktivitetit fizik rriten pas të njëzetave.

Kjo është e rëndësishme sepse lëvizjet fizike i atribuohen faktorëve socialë dhe tranzicionit nga shkolla në punë.

Po ashtu ndryshimet në strukturën e familjes, martesa, lindjet, përgjegjësitë në rritje e të tjerë.

Njerëzit e kësaj grupmoshe lëvizin më shumë herët në mëngjes, shkruhet në studim.

Autorët arritën në konkluzionin se aktiviteti fizik pakësohet pas moshës 35 vjeçare që përputhet me ndryshimet e mëdha që pëson trupi me kalimin e viteve.

Rezultatet tregojnë se me kalimin e moshës nga fëmijëria deri në plakje aktiviteti fizik pëson shumë luhatje.

Kur jemi fëmijë, aktiviteti fizik bëhet vonë gjatë ditës ndërsa pas të njëzetave përqendrohet tërësisht në mëngjes.

Të paktën 60 minuta aktivitet fizik në ditë janë shumë të shëndetshme për organizmin.

/AgroWeb.org/

Etiketa: aktivitet fizik

Lajme të lidhura

Xanax-i shitet lirshëm pa recetë, mjekja: Alarmante! Varësia njësoj si droga
Shëndet & Fitness

Xanax-i shitet lirshëm pa recetë, mjekja: Alarmante! Varësia njësoj si droga

21:45 - 07/05/25
Vajza dhe gra, mos krijoni PANIK! Ja si t’i dalloni ndryshimet normale të gjoksit nga ato jo normale
Shëndet & Fitness

Vajza dhe gra, mos krijoni PANIK! Ja si t’i dalloni ndryshimet normale të gjoksit nga ato jo normale

17:05 - 07/05/25
Jeni duke rrezikuar shëndetin nëse smoothie-t tuaj po i shtoni BANANE!
Shëndet & Fitness

Jeni duke rrezikuar shëndetin nëse smoothie-t tuaj po i shtoni BANANE!

17:00 - 05/05/25
Para
Shpopullimi përkeqëson strukturën e familjes, rriten me 152% çiftet pa fëmijë

Alarmi i rënies së popullsisë, si pritet të ndikohet ekonomia shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vijon numërimi i votave preferenciale, Xhaçka thellon avantazhin ndaj Gjylametit në Tiranë! Ja si renditen kandidatet
Politikë

Vijon numërimi i votave preferenciale, Xhaçka thellon avantazhin ndaj Gjylametit në Tiranë! Ja si renditen kandidatet

17:17 - 18/05/25

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 59 vota....

Lexo më shumë
Diaspora/ Përfundon numërimi i votave për partitë në 11 qarqe, vijon vetëm në Korçë

Diaspora/ Përfundon numërimi i votave për partitë në 11 qarqe, vijon vetëm në Korçë

17:09 - 18/05/25
FOTO/ Vota e diasporës! Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit

FOTO/ Vota e diasporës! Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit

15:59 - 18/05/25
“Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem”, Meta flet nga qelia për akuzat

Ilir Meta flet pas zgjedhjeve: “Ata që më votuan janë heronj. Nuk do pranoj mandate me marifete!”

14:27 - 18/05/25
Berisha: Regjimi po zbaton platformën e Çubrilloviçit ndaj shqiptarëve

Tragjedi/ Shembet muri rrethues, humb jetën një vajzë 4-vjeçare

14:21 - 18/05/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com