GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Të rinjtë s’kanë mundësi të punësohen”, Salianji: Administrata e mbushur me trafikantë!

15:16 - 17/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Qeveria turp i Shqipërisë!”, Salianji pas artikullit të “The Sun”: Pse nuk reagon për trafikun e njerëzve me gomone
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka akuzuar qeverinë se nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me raportin e publikuar nga mediat britanike, për largimin masiv të shqiptarëve me gomone drejt Mbretërisë së Bashkuar. Salianji tha se janë një sërë faktorësh që detyron shqiptarët të emigrojnë. Deputeti demokrat tha se të rinjtë nuk kanë mundësi të punësohen, sidomos në administratë pasi sipas tij, ajo është zaptuar nga trafikantët.

“Nuk ka një nismë qeveria për të sqaruar dhe pse ndodh ky fenomen. Së pari duhet të ndalet njëherë. Duhet të krijojë mundësinë që kushdo të largohet nga Shqipëria, të largohet përmes mënyrave ligjore. Të aplikojë në forma të ndryshme. Qeveria nuk bën asgjë për t’i mbajtur të rinjtë, qoftë në mundësinë për punësim, në administratë nuk bëhet fjalë sepse e kanë zaptuar persona që përfshihen në këtë punë nga personat e krimit të organizuar që mbledhin votat për PS-në. Nga ana tjetër duke parë rritjen e çmimeve dhe shtrenjtimin e jetës, padrejtësia në Shqipëri, bën që shumë njerëz të largohen. Janë një sërë faktorësh po duket se ka një lloj qëllimi për të larguar të rinjtë nga Shqipëria. Për të larguar të gjithë në mënyrë që në Shqipëri të mbeten personat që i kanë nën kontroll. Shfryhet tensioni social. Bizneset po ndiejnë mungesat e krahut të punës dhe mendjes për të punuar. Po largohet dhe shtresa e mesme. Çdo lidhje që bën çdo studiues, është një lidhje e drejtpërdrejtë. Largimi ka ndodhur pas vitit 2013. Nuk ka pasur asnjë reagim pavarësisht se ka pasur jehonë nga mediat e huaja. Duhet të kishte veprim nga qeveria përmes masave konkrete. Nuk ka reagim publik, Ministria e Brendshme nuk ka asnjë reagim. Duket se po e nxisin qëllimisht për të larguar të rinjtë” – u shpreh Salianji.

Salianji ka komentuar edhe koncensionin e pasaportave për të dhënë nënshtetësinë shqiptare tek të huajt kundrejt pagesës. Deputeti i PD-së thotë se kjo do i hapë rrugë grupeve kriminale të huaja që të vijnë në Shqipëri dhe të pastrojnë paratë.

“Mos të flasim për dhënien me konçension nënshtetësinë tek të huajt. Është një skemë tjetër për ta mbushur Shqipërinë me të huaj, që paguajnë për të marrë nënshtetësinë shqiptare. Ata që paguajnë janë persona të inkriminuar. Tanimë ka marrë një vëmendje të shtuar për ta dhënë me konçension kontrollin e këtij procesi. Sipas raportit të vitit 2021 të BE-së, kjo i hap rrugën evazionit fiskal dhe infiltrimin e grupeve kriminale dhe ato terroriste në vendin tonë. Shqipëria nuk ka kapacitete për të kontrolluar. Kam kërkuar informacion zyrtar në ministritë përkatëse se sa shqiptarë janë larguar nga vendi” – tha Salianji.

 

Etiketa: administrataErvin Salianjimundesipunesohenrinjtetrafikante

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
Vuçiç bisedon me ambasadoren kineze për Kosovën

Vuçiç bisedon me ambasadoren kineze për Kosovën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com