GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Të shpëtojmë familjen

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Protesta e 8 janarit, Boçi: Është thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, jo nga Berisha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Luçiano Boçi

Familja shqiptare gjendet sot në një sulm e presion të shumëfishtë.

Ajo po shpërbëhet, jo më shumë si shkërmoqje numrash, sesa si zhbërje parimesh, vlerash, standardesh e sigurie dhe si zhvlerësim.

Vrasja e Elbasanit dhe ajo e Himarës, ndonëse me tipologji të ndryshme, janë prekja reale e tragjedisë së papërshkrueshme me fjalë, që përjeton familja sot.

Mici kreu aktin ndaj bashkëshortes jo si “Otello” i radhës ku pasioni i xhelozisë mbyti arsyen. Jo.

Prapa kësaj xhelozie nuk është Jago-ja smirëzi dhe i etur për karrierë. Jagoja i vërtetë në vendin tonë është mjerimi ekonomik i familjes, braktisja që i ka bërë shteti e shoqëria, goditja progresive e amësisë dhe atësisë si misione hyjnore dhe përgjegjësi ekzistenciale.

Kjo ka bërë që disintegrimi të jetë dominant. Ka bërë që konflikti të jetë muzika e përhershme e monotonisë së jetës pa asnjë lumturi brenda, pa asnjë siguri dhe pa asnjë të ardhme.

Për familjen nuk ekziston asnjë mekanizëm shtetëror stimulues apo mbrojtës, vlerësues apo kujdestar.

Sikur familja e Micit të kishte të ardhura të mjaftueshme në sajë të punës së tij dhe bashkëshortes, konflikti ndoshta nuk do kishte ekzistuar fare.

Rasti nuk është i veçuar. Shpesh dramat ekonomike, dramat e emigracionit, dramat e papunësisë janë shndërruar në tragjedi emocionale të shoqëruara me vrasje makabre.

Kjo ndodh sepse gjithçka i është lënë rastësisë, spontanitetit.

Ndërkohë axhendat e grupimeve okulte të pasqyruara tashmë në ligjet e së majtës, ku ndryshimet priten të jenë akoma më drastike, kanë nxitur gjithnjë e më shumë rrënimin e statusit të familjes shqiptare dhe lëkundjen e pozicioneve brenda saj.

Është utopike sot dhe jo reale që nga njëra anë të flasësh e marrësh angazhime për rolin e pozicionin e gruas dhe nga ana tjetër ta godasësh gruan në zemrën e thelbit të saj, në amësinë dhe vendin e rolin e pazëvendësueshëm që ajo ka në familje e shoqëri, duke e konsideruar vetëm thjesht si prind të dorës së dytë.

Pa këtë dimension të amësisë, pa vlerësimin e këtij roli, emancipimi i pretenduar rrezikon të shndërrohet në një devijim social me pasoja të rënda për familjen e vetë gruan.

Ndërsa vrasja tragjike e 7-vjeçares nga polici-skafist ngre alarmin e sigurisë fizike të ekzistencës së familjes. Roli protektiv, karshi pasigurisë absolute tek ne, i është lënë vetëm familjes.

Shteti nga ana e tij, nuk e konsideron detyrë funksionale dhe ka hequr dorë nga çdo detyrim. E kjo nuk lidhet vetëm me mungesën e elementëve të sigurisë në plazhe, sepse pasiguria është kudo sunduese.

Në rrugë, në lokal, në shkollë, në institucione. Sepse kallashi dhe kanabisi bëjnë kërdinë. E kjo pasiguri shtetërore po vret çdo ditë. Polici-skafist nuk ishte një rastësi e keqe fati, por ishte një përfundim tragjik i arbitraritetit e absurditetit të vetë shtetit. E shtetit që vret. Që vrau Gjoklajn në gjumë në Sharrë, që vrau Rashajn, që detyroi të rinjtë të vetëvriten në komisariate, që vrau vogëlushen në breg të detit. Shteti jo vetëm vret. Por dhe bën karshillëk.

Fakti i rikthimit në detyrë pas përjashtimit të policit-vrasës e dëshmon këtë. Shteti ynë jo vetëm vret, por dhe demonstron arrogancën e vrasësit.

Prandaj ky ka mbaruar së qeni shtet. Është regjim. Me agjendë antiqytetare e anti familje.

Pamjet shokuese të reagimit të policit pas aktit të rëndë ndaj babait të vogëlushes transmetojnë problemin tjetër alarmant të regjimit. Atë të mungesës së pamjes njerëzore brenda tij dhe njerëzve që sot e përfaqësojnë.

Zero refleksion dhe zero përgjegjësi për vrasjen.

Shteti-regjim i ynë është pikërisht ky: vrasësi gjakftohtë i jetëve dhe i së ardhmes së familjeve e fëmijëve tanë.

Këtë shtet-regjim duhet ta shkulim nga rrënjët.

Familja duhet shpëtuar.

Etiketa: kryesore2Luciano Boci

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Piktorit i ka mbaruar koha! Shqipëria nuk shitet më, sepse u rritën mbrojtësit e saj

09:21 - 11/11/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rinia ose do ta rrëzojë neokomunizmin, ose vetë do të përfundojë me valixhe në dorë apo e përkulur para Piktorit

08:06 - 03/11/26
Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh
OP-ED

Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh

07:55 - 02/11/26
Para
Mali i Zi nënshkruan marrëveshje me Kishën Serbe

Mali i Zi nënshkruan marrëveshje me Kishën Serbe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26

Studentët e Mjekësisë iu janë bashkuar të rinjve të tjerë që janë mbledhur mesditën e mërkurës përpara ministrisë së Arsimit....

Lexo më shumë
Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

15:13 - 11/11/26
Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

14:55 - 11/11/26
Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

14:34 - 11/11/26
Eurodeputetët në Komisionin e PE shprehën shqetësim për protestat, Tabaku: Qeveria e pakicës s’mund të mbajë peng të ardhmen e shqiptarëve

Eurodeputetët në Komisionin e PE shprehën shqetësim për protestat, Tabaku: Qeveria e pakicës s’mund të mbajë peng të ardhmen e shqiptarëve

14:19 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com