GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Të shtëna me armë në aeroportin e Hamburgut, anulohen 27 fluturime

23:32 - 04/11/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Të shtëna me armë në aeroportin e Hamburgut, anulohen 27 fluturime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aeroporti në qytetin verior gjerman të Hamburgut u mbyll dhe fluturimet u anuluan pasi një burrë i armatosur depërtoi një portë me automjetin e tij dhe qëlloi dy herw në ajër, në atë që policia e quajti një “situatë pengmarrjeje”.

Personi i armatosur depërtoi një portë rreth orës 20:00 (19:00 GMT) të shtunën dhe hipi në platformën e aeroportit – ku aeroplanët janë parkuar, shkarkohen dhe furnizohen me karburant – tha për agjencinë e lajmeve dpa zëdhënësi i policisë federale Thomas Gerbert.

“Aktualisht ka një operacion të madh policor në aeroportin e Hamburgut,” shkroi policia e Hamburgut në X.

“Ne jemi në vend me një kontigjent të madh shërbimesh emergjente. Aktualisht po supozojmë një situatë statike pengjesh”, shtuan ata.

Policia tha se askush nuk dukej të ishte lënduar, por aeroporti njoftoi se ishte i mbyllur për ngritje dhe ulje.

“Për shkak të një mase të policisë në platformën e aeroportit të Hamburgut, nuk do të ketë ngritje dhe ulje sot, më 4 nëntor. Të gjithë pasagjerët e prekur duhet të kontaktojnë drejtpërdrejt linjën ajrore,” tha aeroporti në faqen e tij të internetit.

Një zëdhënës i aeroportit tha se 27 fluturime ishin anuluar.

Pasi qëlloi, personi hodhi dy shishe me lëndë djegëse nga automjeti, tha policia.

#BREAKING | Fire on the tarmac at Hamburg Airport, Germany. pic.twitter.com/KJc7JKq71p

— Breaking news 24/7 (@aliifil1) November 4, 2023

Zëdhënësi i policisë tha se një fëmijë ishte në makinë. E përditshmja gjermane Bild raportoi se në automjetin e tij kishte dy fëmijë.

Policia tha gjithashtu se gruaja e burrit kishte denoncuar më parë për një rrëmbim të mundshëm të fëmijëve.

Gerbert tha se një numër i madh oficerësh nga policia shtetërore dhe federale ishin në vend dhe në afërsi të automjetit.

Në tetor, autoritetet mbyllën të njëjtin aeroport për shkak të një kërcënimi sulmi në një fluturim nga Teherani në Hamburg.

JUST IN: Standoff at Germany’s Hamburg Airport after car crashes through gate, driver is armed and holding 2 children pic.twitter.com/BgqQJx1f6S

— BNO News (@BNONews) November 4, 2023

Etiketa: fluturimeHamburgTe shtena

Lajme të lidhura

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual
Botë

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

21:01 - 30/03/26
Para
Keni plane për fundjavën? Ja si pritet të jetë moti

Parashikimi i motit për sot, 5 nëntor 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com