GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Të shtëna me armë në veri të Kosovës”, Albin Kurti: Trazirat po nxiten nga Vuçiç

21:12 - 31/07/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Të shtëna me armë në veri të Kosovës”, Albin Kurti: Trazirat po nxiten nga Vuçiç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas bllokimit të rrugëve nga serbët në veri të Kosovës, vjen dhe reagimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Përmes një postimi në Facebook, Kurti shkruan se serbët përveçse kanë bllokuar rrugët po përdorin dhe armët. Më tej, kreu i qeverisë së Kosovës, bën përgjegjës presidentin serb, Aleksandar Vuçiç për nxitjen e trazirave.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Ende pa filluar lëshimi ynë i dokumenteve të hyrje-daljeve në vendkalimet kufitare me Serbinë, strukturat ilegale serbe në veri filluan me bllokim rrugësh dhe të shtëna armësh. Atyre ju paraprinë deklaratat, takimet dhe mbledhjet e frikës dhe kërcënimit në Beograd dhe në Rashkë. Aty u planifikuan dhe u nxitën këto veprime agresive që po ndodhin sot. Vuçiç dhe Petkoviç janë përgjegjësit kryesorë për trazirat”-shprehet Kurti.

Kryeministri i Kosovës u bën thirrje qytetarëve të mos dezinformohen nga mediat e Beogradit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është demokratike e progresiste, që e don, respekton dhe zbaton ligjin dhe kushtetushmërinë, paqen dhe sigurinë, për të gjithë qytetarët pa dallim dhe për mbarë vendin tonë të përbashkët. Organet e rendit dhe të sigurisë së shtetit tonë po mbledhin informacion, po mbikëqyrin gjendjen dhe do të veprojnë, në mbrojtje të ligjit dhe të qytetarëve, të sovranitetit dhe integritetit tonë territorial.

Përcjellni me vëmendje njoftimet nga qeveria jonë, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, dhe, mos lejoni të dezinformoheni nga mediet e Beogradit zyrtar apo edhe ndonjë medie në Kosovë që me vetëdije u shërben atyre apo pa vetëdije bie pre e tyre.

Orët e ditët e javët në vijim mund të jenë sfiduese e problematike. Po përballemi me nacional-shovinizmin serbomadh që e njohim mirë. Do të punojmë ditë e natë, do të jemi në krye të detyrës, për juve si qytetarë dhe për Republikën tonë demokratike. Dhe, së bashku arrijmë të ngadhënjejë rendi e ligji duke i vendosur ato në çdo cep të vendit. Ju falemnderit për mbështetjen.”-tha Kurti.

 

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para
“S’ka të plagosur”, policia e Kosovës tregon situatën në veri, ja çfarë u kërkon qytetarëve

“S’ka të plagosur”, policia e Kosovës tregon situatën në veri, ja çfarë u kërkon qytetarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja
Aktualitet

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26

Një efektiv policie në Elbasan është pezulluar nga detyra pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim....

Lexo më shumë
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë

Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

14:20 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com