Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, shënohen dy viktima. Krimi ndodhi në zonën e njohur si fusha e druve, në lagjen Mark Lula.
Sipas informacioneve, një djalë ka qëlluar të dashurën më pas dhe veten. Mësohet se viktimat janë një vajzë dhe një djalë, të cilët janë gjetur të vdekur në automjet. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Kujtojmë se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, forcat RENEA kanë zhvilluar një aksion në Shkodër, kryesisht në lagjen Dobraç, ku muaj më parë ndodhi maskara me 4 viktima.
Discussion about this post