GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Të shtënat me armë në Pukë, PD: Banditi Gjonaj terrorizon qytetarët

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Të shtënat me armë në Pukë, PD: Banditi Gjonaj terrorizon qytetarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Pukës, Rrok Dodaj, i është përgjigjur akuzave të Gjon Gjonajt, kundërshtarit të tij politik, se në të shtënat me armë që ndodhën mbrëmë kanë gisht përkrahës të opozitës.

Të kundërtën pretendon Dodaj, pasi sipas tij në të vërtetë qyteti është duke u kontrolluar nga personazhe të krimit, në krye të të cilëve qëndron vetë Gjonaj.

Postimi i Dodajt:

Reagim i detyruar ndaj kryebanditit dhe narkotrafikantit që drejton Bashkinë Pukë dhe kamikazëve politikë me uniforma policie.

Qytetarë të nderuar!

Sa më shumë i afrohemi 14 majit, banda që ka drejtuar pushtetin vendor prej 8 vitesh, me në krye narkotrafikantin Gjon Gjonaj, përmes grupeve të armatosura, të cilat i strehon në Hotel Turizëm Puka, synon të ushtrojë presion dhe shantazh mbi banorët pukjan. Të frymëzuar nga etërit e tyre politikë, që pushteti mbahet me grykën e pushkës, natën e mbrëmshme, killera me pagesë që vërtiten të armatosur rrugëve të qytetit, duke i bërë karshillëk policisë së shtetit, kanë tentuar të intimidojmë qytetarë të lirë dhe mbështetës të opozitës.

Prej kohësh, u kemi bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, të mos bien “pre” e ngordhësirës që është në grahmat e fundit, pasi kjo qënie ligë, po përdor çdo mjet për t’u grabitur qytetarëve të drejtën e lirisë së votës.

Situata është tragjikomike, kur klithmave të tij për agresion, u përgjigjet në harmoni të plotë edhe shefi i Komisariatit të Policisë Pukë, i cili ngjarjen e referon në unison me deklaratën e shtabit elektoral të PS.

Dua t’i bëj thirrje strukturave të policisë së shtetit, shefit të Komisariatit Pukë, të mos shfrytëzojnë pozitën e tyre, të mos bëjnë pis ngjyrën e uniformës, duke u shndërruar në militantë politikë, por të jenë në lartësinë e përgjegjësisë dhe detyrës që u ngarkon ligji.

Të nderuar qytetarë!

Vullneti i lirë i juaji, përtej përpjekjeve të bandës së Gjon Gjonajt dhe individëve me precedentë penal, që i ka mbledhur rreth vetes në përpjekjen për të ushtruar presion mbi ju, do do të lexohet saktë dhe askush s’do guxojë t’a devijojë për llogari të askujt.

Uragani i mbështetjes sonë qytetare, ka zgjuar instiktet kriminale të kreut aktual të bashkisë, i cili në çdo fushatë mbledh garnizone paramilitare dhe i përdor për kërcënime votuesish.

Asnjë lëkundje në misionin tonë, më 14 maj largojmë bandën nga uzurpimi i bashkisë dhe i rikthejmë instirucionin qytetarëve.

Ngjarja e mbrëmshme ka vetëm një autor, Gjon Gjonajn, cili do mbahet mend gjatë për prishjen e traditave dhe vlerave të bashkëjetesës sonë qytetare dhe një bashkëpunëtor,shefin e Komisariatit të Policisë Pukë, i cili është i angazhuar publikisht në fushatën e kreut të bashkisë.

Duke e dënuar ashpërsisht incidentin, apeloj kamikazin politik, Fiqiri Dani, të qëndrojë larg veprimeve me karakter shantazhues, pasi asgjë nuk i shpëton syrit dhe monitorimit tonë!

Puka dhe pukjanët duan ndryshimin! Ndryshimi do vijë përmes votës së lirë dhe askush s’do guxojë ta prekë shenjtërinë e saj!

Zoti bekoftë Pukën dhe pukjanët!

Rrok Dodaj

 

Etiketa: banditPDPuke

Lajme të lidhura

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet
Aktualitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë
Aktualitet

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26
“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin
Aktualitet

“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin

20:39 - 09/09/26
Para
Atentat me bombë shkrimtarit rus, Moska fajëson SHBA dhe Ukrainën

Atentat me bombë shkrimtarit rus, Moska fajëson SHBA dhe Ukrainën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Shtator 2026

07:34 - 10/09/26

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani një ambient sa me te...

Lexo më shumë
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 10 Shtator 2026

07:31 - 10/09/26
Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26
Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

23:02 - 09/09/26
Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

22:04 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com