GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Të shtënat me armë në Tuz, arrestohet 40-vjeçari

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Të shtënat me armë në Tuz, arrestohet 40-vjeçari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një person është arrestuar në Tuz të Malit të Zi me urdhër të Prokurorisë Themelore në Podgoricë, pasi dyshohet se ka shtënë me pushkë gjuetie, njoftoi Drejtoria e Policisë në orët e vona të mbrëmjes së 2 marsit.

Sipas policisë, para fillimit të një tubimi zgjedhor të një koalicioni politik, në qytetin Milesh të komunës së Tuzit, 40-vjeçari Emin Beçoviç ka tentuar ta pengojë takimin, prej ku ka gjuajtur dy herë me një pushkë gjuetie.

Gjatë të shtënave nuk ka pasur të lënduar. I arrestuari akuzohet për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Në komunën e Tuzit, që është komunë me shumicë shqiptare afër Podgoricës, zgjedhjet lokale janë caktuar të dielën, më 5 mars.

Para njoftimit nga policia, Forumi Shqiptar njoftoi se e kishin anuluar tubimin zgjedhor në Milesh, pasi, siç thanë, anëtari i listës “Rruga e duhur”, i dyshuari Emin Beçoviç, “sulmoi aktivistët e tyre që po përgatitnin tubimin duke gjuajtur dy herë me pushkë gjuetie në drejtim të vendit të takimit”.

Lista “Rruga e duhur” përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve, Socialdemokratët, Partia Boshnjake dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve.

Forumi shqiptar udhëhiqet nga Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të komunës së Tuzit, Nik Gjeljoshaj, ku bëjnë pjesë edhe Aleanca Demokratike e Shqiptarëve, Bashkimi Kombëtar Shqiptar dhe Aleanca Demokratike e Malit të Zi.

Këto dy lista janë konkurrentet kryesorë në zgjedhjet lokale në Tuz.

Katër koalicione dhe tri lista të pavarura do të marrin pjesë në zgjedhjet e 5 marsit, të dytat që nga ndarja e kësaj bashkësie lokale nga komuna e Podgoricës në vitin 2018.

Dekada më parë, Tuzi ishte pjesë administrative e Podgoricës, e më pas një nga komunat e kryeqytetit. Banorët e Tuzit pritën gati dy dekada për t’u ndarë në një komunë të pavarur, që ishte kërkesa kryesore politike e partive kombëtare shqiptare.

Në zgjedhjet e para, pas ndarjes, në vitin 2019, Partia Demokratike e Socialistëve e Presidentit Milo Gjukanoviç humbi pushtetin në Tuz, ku deri atëherë kishte një bazë të fortë. Në zgjedhjet lokale në këtë komunë kanë të drejtë vote 12,290 votues.

 

REL

Etiketa: Mali i Zite shtena me armeTuz

Lajme të lidhura

Tym i bardhë? PDK-ja pranon Shiroka-Pulën për presidente, pritet votimi
Breaking Views

Tym i bardhë? PDK-ja pranon Shiroka-Pulën për presidente, pritet votimi

23:21 - 06/10/26
“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të
Breaking Views

“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të

21:47 - 06/10/26
Kurti me ofertë të re për PDK-në: Kalojmë projektligjin e Speciales, nëse ata votojnë Konjufcën
Breaking Views

Kurti me ofertë të re për PDK-në: Kalojmë projektligjin e Speciales, nëse ata votojnë Konjufcën

20:31 - 06/10/26
Para
Grabitën të moshuarin në Sarandë, dënohen 12 vite burg 3 autorët

Grabitën të moshuarin në Sarandë, dënohen 12 vite burg 3 autorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tym i bardhë? PDK-ja pranon Shiroka-Pulën për presidente, pritet votimi
Breaking Views

Tym i bardhë? PDK-ja pranon Shiroka-Pulën për presidente, pritet votimi

23:21 - 06/10/26

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se e pranojnë kandidaten e propozuar nga kryeminsitri Albin Kurti,...

Lexo më shumë
Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit

Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit

22:46 - 06/10/26
“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të

“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të

21:47 - 06/10/26
Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon

Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon

21:43 - 06/10/26
Zhbllokohet sfida me San Marinon, Kristjan Asllani kalon në avantazh kuqezinjtë me një supergol

Zhbllokohet sfida me San Marinon, Kristjan Asllani kalon në avantazh kuqezinjtë me një supergol

21:07 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com