GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Të varur nga importet! Vetëm një nga tre produkte në treg është prodhuar në Shqipëri

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Të varur nga importet! Vetëm një nga tre produkte në treg është prodhuar në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për 1 kontejner me mallra shqiptar që ne dërgojmë për eksport në Evrope edhe më gjerë, 2 të tjerë hyjnë nëpërmjet rrugëve tokësore dhe detare.

Është ky raporti i tregtisë së jashtme në vend që tregon sesa e varur është Shqipëria nga mallrat e huaj dhe në çfarë niveli ndodhen produktet shqiptare.

Edhe më i thelluar ky raport qëndron tek ushqimet. Shqipëria shiti ushqime drejt Evropës dhe më gjerë rreth 53 miliardë lekë. Ndërsa në tregjet shqiptare por dhe marketet ndodhen 156 miliardë lekë mallra të huaj.

“Një pjesë e eksportuesve nga bimët mjekësore fasonët perimet kanë humbje dhe mungesë të fitimit të pakonkurrueshëm. Nëse nuk ke financa e ke të vështirë të bësh investime të trajtosh më mirë kushtet e punës”, tha Filip Gjoka-eksportues.

“Janë derivate të vitit të kaluar kur përmendim krizën e modës dhe veshjeve, po ashtu rritjen e kostove në ekonominë shqiptare dhe goditja më e madhe këmbimi euros”, u shpreh Florjan Zekja-importues.

Thënë ndryshe, në 3 produkte të rreshtuara në raftin e një marketi, vetëm 1 është prodhuar në Shqipëri, pjesa tjetër është blerë nga jashtë. Duke bërë që raftet të mbushen vetëm me importe.

“Rënia e euros ka ndikuar më pozitivisht në uljen e kostove të produkteve të importuara gjë që ka sjellë dhe rritjen e sasisë”, tha Adi Haxhiymeri-importues.

Ndalur më gjerësisht bizneset shqiptare blenë 8 mld lekë mish 1 vit më parë ndërsa shitën në tregjet botërore vetëm 52 milionë lekë. Peshk 10.6 mld lekë u importua ndërsa u eksportua 7.5 mld. Ndërsa bulmet e vezë u importua rreth 5 herë më shumë. I vetmi raport pozitiv qëndron tek zarzavatet teksa  u eksportuan 4 herë më shumë sesa u importuan.

“Ka pas ndikim të konsiderueshëm pjesa e turizmit në muajt që turizmi zhvillohet me vrull”, deklaroi Adi Haxhiymeri-importues.

Të dhënat më të fundit të institutit të statistikave tregojnë se në muajin shkurt Shqipëria eksportoj 34 miliardë lekë me një rritje të lehtë prej 4.3% krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa importoj nga ana tjetër 68 mld lekë. Duke bërë që deficiti tregtar të arrijë në 34 miliardë lekë.

10 produktet që ne shesim apo blejmë më shumë janë minerale lëndë djegëse, hekur e çelik, artikuj të veshjeve, zarzavate, kripë e gëlqere, alumin e artikuj të tij. Ndërsa importojmë më shumë automjete, makina elektrike, ilaçe dhe produkte plastike.

Origjina e produkteve që ne kryesisht i konsumojmë, veshim apo përdorim kryesisht janë mallra Italian, Kinez apo Turk.

“Për produktet  MIA  kanë ardhur në një pikë që nëse sdo mbështeten më fortë do ti rreizkojmë këto marka se konkuernca në tregun botëror është e madhe”, tha Filip Gjoka-eksportues.

“Si Italia dhe Turqia janë partner tradicional të eksporteve dhe importeve. Është një rënie e rëndësishme dhe duhet analizuar janë disa tregje ku biznesi ka sakrifikuar ndër vite për të marrë një vend të rëndësishëm”, u shpreh Florjan Zekja-importues.

“Kompani që kanë shumë kohë që aderojnë në treg është e vështirë të ndërrohet furnitori”, tha Adi Haxhiymeri-importues.

Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian zënë dhe peshën kryesore në rreth 60% të totalit. Partnerët kryesor tregtare në eksporte janë Italia, Greqia, Kina dhe Turqia ndërsa mallrat që importojmë vijnë kryesisht nga Italia, Kina dhe Greqia./Top Channel

Lajme të lidhura

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa
Aktualitet

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26
E rriti djalin e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, detaje të reja nga vrasja e nënës shqiptare nga i biri
Aktualitet

E rriti djalin e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, detaje të reja nga vrasja e nënës shqiptare nga i biri

20:00 - 03/11/26
Incident në Bazën Ajrore në Kuçovë: Një ushtar në gjendje të rëndë pas plagosjes me armë
Aktualitet

Incident në Bazën Ajrore në Kuçovë: Një ushtar në gjendje të rëndë pas plagosjes me armë

19:34 - 03/11/26
Para
Horoskopi 13 Mars

Horoskopi 6 prill 2025

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa
Aktualitet

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26

Katër shtetas shqiptarë janë dënuar me burg në Angli, pasi u përfshinë në një seri vjedhjesh në banesa në Londër,...

Lexo më shumë
Galatasaray fiton ndaj Stuttgart, vendosin dy golat e Batrakov

Galatasaray fiton ndaj Stuttgart, vendosin dy golat e Batrakov

21:20 - 03/11/26
“Le Monde”: Në Shqipëri, protestat e studentëve vazhdojnë të pandërprera, pavarësisht rritjes së represionit

“Le Monde”: Në Shqipëri, protestat e studentëve vazhdojnë të pandërprera, pavarësisht rritjes së represionit

20:59 - 03/11/26
Rama-Veliaj/ Koçeku: Ka një luftë mes tyre dhe duhet t’i lëmë të mbysin njëri-tjetrin

Rama-Veliaj/ Koçeku: Ka një luftë mes tyre dhe duhet t’i lëmë të mbysin njëri-tjetrin

20:45 - 03/11/26
Ndeshja me Arsenalin/ Trajneri i Liverpool: Do duhet t’u them lojtarëve të mi të rrëzohen, ndryshe s’na japin penallti

Ndeshja me Arsenalin/ Trajneri i Liverpool: Do duhet t’u them lojtarëve të mi të rrëzohen, ndryshe s’na japin penallti

20:36 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com