GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Të vetëpunësuarit parashikohet të taksohen me TAP, variantet në diskutim

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Të vetëpunësuarit parashikohet të taksohen me TAP, variantet në diskutim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që nga viti që vjen qeveria do të marrë në konsideratë përfshirjen e profesionistëve të vetëpunësuar në sistemin e tatimit mbi të ardhurat personale.

Paketa fiskale 2022-2026 synon që nga viti 2023 individët e vetëpunësuar që veprojnë brenda profesioneve të lira ose të licencuara, duhet të futen në regjimin e tatimit mbi të ardhurat personale.

Sipas Ministrisë së Financave kjo masë do të ndihmojë në rivendosjen e neutralitetit ndërmjet një grupi tatimpaguesish që janë praktikisht të dallueshëm nga të punësuarit, përsa i përket të ardhurave të tyre të, cilat në thelb janë përfitime nga individë të specializuar, të aftë, të kualifikuar dhe të çertifikuar/licencuar/.

Këto përfitime këto të cilat ndryshe konsiderohen si ekuivalente me pagat (pas zbritjes së disa shpenzimeve të domosdoshme).

Individët e vetëpunësuar, për qëllime të të ardhurave të tatueshme nën tatimin mbi të ardhurat personale, mund t’u lejohet të zbresin një shpenzim maksimal të vlerësuar, për shembull, 10-20 për qind nga të ardhurat.

Skema e taksimit të të ardhurave personale të tyre, pasi të jetë zbritur një shumë shpenzimesh të lejueshme, mund të jetë:

1- Sipas skemës së taksimit të të punësuarve;

2- Me përqindje mbi të ardhurat neto pas zbritjes së një shume shpenzimesh të supozuara.

Strategjia afatmesme e të ardhurave 2022-2026 është hartuar mbi bazën e rekomandimeve nga FMN dhe do të konsultohet me grupet e biznesit.

Më herët Banka Botërore në Shqipëri, në një raport të saj tha se qeveria duhet t’i trajtojë të ardhurat nga vetëpunësimi në të njëjtën mënyrë si të ardhurat nga punësimi, për të shmangur evazionin fiskal tek vetëpunësimi, që sipas përllogaritjeve të fundit të është në nivele të larta.

Psh një punëtor që fiton 14 milionë lekë të ardhura vjetore (neto) (1,116,666 lekë në muaj) mund të ulë normën efektive të tatimit mbi të ardhurat nga 21.4 për qind në 0 për qind duke u riorganizuar si i vetëpunësuar dhe duke deklaruar një qarkullim nën pragun e TVSH-së (10 milionë lekë) dhe një pagë mujore të barabartë me pagën minimale.

Në një diagnozë të fundit për zhvillimet ekonomike në Shqipëri, ekspertiza e Bankës Botërore vërejti se të vetëpunësuarit në Shqipëri duke përfshirë edhe fermerët ishin rreth 375 mijë persona, por 98.7 për qind e tyre kanë paguar zero tatim për pagat më 2019.

Sipas analizës së Bankës, kjo tregon jo vetëm mbizotërimin e vetëpunësimit në mesin e personave me të ardhura të ulëta, por edhe nën-raportim. Punonjësit e vetëpunësuar regjistrohen si sipërmarrës pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit për qëllime tatimore dhe janë përgjegjës vetëm për tatimin mbi fitimin.

Kontraktorët e vetëpunësuar regjistrohen me Qendra Kombëtare e Regjistrimit si person ‘fizik/’. Punëtorët e vetëpunësuar të regjistruar si persona fizikë operojnë kryesisht në shërbime profesionale, si kontabilistë, arkitektë, konsulentë biznesi, programues kompjuterësh, dentistë, inxhinierë, profesionistë mjekësorë, etj.

Sipas ndryshimit të fundit të Ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat, duke filluar nga 1 janari 2021, çdo tatimpagues me një biznes që gjeneron xhiro mbi 14 milionë lekë gjatë vitit fiskal i nënshtrohej një norme tatimore prej 15 për qind. Për tatimpaguesit me xhiro nën 14 lekë milionë, norma tatimore është 0 për qind dhe baza tatimore është fitimi i tatueshëm.

Sistemi i ndryshëm tatimor për të punësuarit dhe të vetëpunësurit ka bërë që shumë punonjës me të paga të larta të regjistrohen si të vetëpunësuar.

Duke iu referuar të dhënave nga tatimet, Banka Botërore referoi se në rreth 8000 persona fizikë të vetëpunësuar në Shqipëri, më shumë se 60 për qind janë juristë, dentistë dhe teknologji informacioni./MONITOR

Etiketa: taksavetepunesime

Lajme të lidhura

50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
Breaking Views

50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

21:38 - 30/10/26
Raporti i OKB: 100 mijë hektarë pyje në Shqipëri “u zhdukën”
Aktualitet

Raporti i OKB: 100 mijë hektarë pyje në Shqipëri “u zhdukën”

15:35 - 30/10/26
Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni
Breaking Views

Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni

19:20 - 29/10/26
Para
OKB zbardh shifrat: Ja sa refugjatë u larguan nga Ukraina

OKB bën bilancin: 136 civilë të vrarë në Ukrainë, mes tyre 13 fëmijë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot dita e 130-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!
Aktualitet

Protesta/ Demokratë nga Vlora, Himara dhe Saranda nisen drejt Tiranës

10:06 - 31/10/26

Dhjetëra anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike nga Vlora, Himara dhe Saranda janë nisur drejt Tiranës, ku sot zhvillohet protesta...

Lexo më shumë
I riu shqiptar zbulon “armën sekrete” që do përdorin sot në protestë kundër policisë

I riu shqiptar zbulon “armën sekrete” që do përdorin sot në protestë kundër policisë

09:51 - 31/10/26
Mori automjetin me qira dhe nuk e ktheu, vihet në pranga 24-vjeçari

Dhunoi për vdekje bashkëshorten dhe u arratis në Greqi, arrestohet 38-vjeçari në Durrës (Emri)

09:26 - 31/10/26
BE-ja i kërkon Kosovës që të shpallë zgjedhjet në veri “sa më shpejt”

Alarm në Europë! Çmimi i gazit kap shifrën rekord prej 100 eurosh, shtrenjtohet edhe energjia

09:23 - 31/10/26
“Lista e zezë” e protestuesve, ekspertët kundër Ramës: Shkel Kushtetutën dhe synon të frenojë protestat

“Lista e zezë” e protestuesve, ekspertët kundër Ramës: Shkel Kushtetutën dhe synon të frenojë protestat

08:52 - 31/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com