GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Të vetmit në Mesdhe/ Peshkimi pa ndërprerje në Shqipëri rrezikon rezervat detare

Shqipëria mbetet ndër të paktat vende në Mesdhe që nuk zbaton “pushimin biologjik” për peshkimin, duke rrezikuar rezervat detare dhe të ardhmen e sektorit.

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Të vetmit në Mesdhe/ Peshkimi pa ndërprerje në Shqipëri rrezikon rezervat detare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anijet në kalatat e portit të peshkimit në Durrës po bëhen gati për të dalë sërish në det. Edhe pse muaji gusht ka nisur, askush nuk i ka ndaluar motopeshkatoret të dalin në gjueti në bregdetin shqiptar — në kontrast të plotë me vendet fqinje të Mesdheut, ku motorët qëndrojnë të fikur.

“Italia, Kroacia, Greqia, Sllovenia dhe Mali i Zi, secila në mënyrën e vet, japin shembullin se rezervat e peshkut duhen ruajtur dhe shumuar,” – tha për BIRN Avni Sabahu, një peshkatar me rreth 40 vjet përvojë.

Sabahu ka vizituar një pjesë të mirë të porteve të rajonit, ku peshkatarët financohen nga shteti gjatë periudhave të “pushimit biologjik”, kur ndalohet dalja në det.

“Në periudhën e shumimit biologjik, në verë kur peshqit lëshojnë vezët, në këto vende ndalohet peshkimi. Gjatë kësaj kohe, personeli i anijeve kryen mirëmbajtje dhe riparime të mjeteve, ndërsa paguhet nga shteti,” – shton ai.

Në Shqipëri, kjo politikë mungon.

“Pengesa kryesore në vendin tonë është mungesa e kompensimeve financiare për peshkatarët gjatë ‘pushimit biologjik’,” – tha për BIRN Jerina Kolitari, asistente profesore dhe eksperte në peshkim, akuakulturë dhe mjedis.

Sipas saj, “pushimi biologjik” është një ndalesë e përkohshme që ndihmon mbrojtjen e burimeve detare dhe garanton qëndrueshmëri në të ardhmen. “Motopeshkatoret tona peshkojnë pa ndërprerje gjatë gjithë vitit, dhe si pasojë, rezervat peshkore janë në rënie,” – shton ajo.

Anijet e peshkimit duke u ndjekur nga radari. Foto: Gëzim Kabashi.

Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë konfirmojnë këtë: nga 5,192 tonë rezerva peshkore në vitin 2021, në vitin 2025 ato kanë rënë në 3,860 tonë.

Veliu, një nga ish-drejtuesit e Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit (OMP) në Durrës që kërkoi të mos i publikohej mbiemri, tha se që nga themelimi i saj në vitin 2012, kjo organizatë ka kërkuar rregullisht zbatimin e “pushimit biologjik”, si në vendet e tjera të rajonit.

Por, sipas tij, mungesa e financimit për personelin e anijeve dhe sektorët ndihmës ka penguar çdo përpjekje për ta vënë atë në zbatim. “Sektori i peshkimit nuk financohet nga buxheti i shtetit,” – shton ai.

Në portin e Durrësit janë të ankoruara rreth 120 anije peshkimi, prej të cilave rreth 40 nuk janë aktive. Në vendet e tjera, këto mjete janë nxjerrë jashtë përdorimit përmes blerjes së tyre nga shteti – një masë që nuk zbatohet në Shqipëri për shkak të mungesës së fondeve.

Zyrtarisht, në një brez tre milje nga bregu është e ndaluar të peshkohet gjatë gjithë vitit. Në dispeçerin e portit të Durrësit thuhet se monitorimi është i vazhdueshëm dhe shkelësit gjobiten, por kjo nuk mjafton. Tralet me rrjeta të imta vazhdojnë të shkatërrojnë edhe zonat përtej brezit të ndaluar.

“Peshqit janë zvogëluar në sasi dhe madhësi. Rrjetat me sy të vogël kapin edhe individët e pamaturuar,” – paralajmëron Kolitari.

Ndërkohë, edhe sektori i turizmit është ndërgjegjësuar për rëndësinë e një ndërprerjeje të përkohshme të peshkimit gjatë verës.

“E kuptojmë që rezervat e peshkut duhet të mbrohen dhe se peshkatarët duhet të respektojnë ciklet e shumimit të barbunit, merlucit, sepjes, etj. Është një e mirë për të gjithë,” – tha Agron Braho, menaxher i një restoranti në shëtitoren bregdetare të Durrësit.

/Reporter.al/

Etiketa: peshkimi

Lajme të lidhura

Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë
Aktualitet

Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë

22:38 - 17/09/26
Banda shqiptare që frymëzoi serialin ‘Marbella’/ Kapen 2.7 ton kokainë, 15 persona të arrestuar
Aktualitet

Banda shqiptare që frymëzoi serialin ‘Marbella’/ Kapen 2.7 ton kokainë, 15 persona të arrestuar

20:30 - 17/09/26
“Do martoheshin”/ 34-vjeçarja përgënjeshtron Zegjine Çaushin dhe sqaron foton e publikuar
Aktualitet

“Do martoheshin”/ 34-vjeçarja përgënjeshtron Zegjine Çaushin dhe sqaron foton e publikuar

17:50 - 17/09/26
Para
U ÇMEND “PRONARI” – “20% ULJE” DY BLERJET E PARA!

U ÇMEND “PRONARI” – “20% ULJE” DY BLERJET E PARA!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë
Aktualitet

Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë

22:38 - 17/09/26

Tre të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në zonën e Glyfades, në jug të...

Lexo më shumë
“Arrestoni Edi Ramën, lironi qytetarët!”-Protestuesit rrethojnë Komisariatin Nr. 1

“Arrestoni Edi Ramën, lironi qytetarët!”-Protestuesit rrethojnë Komisariatin Nr. 1

22:16 - 17/09/26
Nis marshimi i protestuesve drejt Komisariatit 1, një autobot vendoset pranë turmës, policia në hyrje të Kuvendit

Nis marshimi i protestuesve drejt Komisariatit 1, një autobot vendoset pranë turmës, policia në hyrje të Kuvendit

22:01 - 17/09/26
Rama viziton papritur Malin Athos në Greqi! A po e merr si model për Shtetin Bektashi?

Rama viziton papritur Malin Athos në Greqi! A po e merr si model për Shtetin Bektashi?

21:12 - 17/09/26
Gjykata “ngrin” qeverinë për aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Duam dialog për vazhdimin e punës!

Gjykata “ngrin” qeverinë për aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Duam dialog për vazhdimin e punës!

20:51 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com