GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Të zhdukurit nga diktatura komuniste, ende nuk dihet ku janë varosur

20:50 - 30/08/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Të zhdukurit nga diktatura komuniste, ende nuk dihet ku janë varosur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit dhe OSBE-së zhvilloi një takim me shoqatat, autoritetet vendore dhe ish të përndjekurit e regjimit komunist, në mjediset e Muzeut të Dëshmisë dhe Kujtesës së Krimeve të Komunizmit.

Drejtuesja e Autoritetit, Gentjana Sula, tha se është marrë një vendim për hetimin administrativ mbi vendvarrimet e kundërshtarëve politikë në periudhën e komunizmit.

“Dje, institucioni ka marrë një vendim për të filluar hetimin administrativ për vendvarrimet e fshehura në zonën e Shkodrës. Ka pasë disa aplikime. Janë rreth 13 familje që janë duke kërkuar të afërmit e tyre. Na kanë sjellë edhe tregues për disa vendvarrime. Është edhe një shkresë-kërkesë e klerit katolik, ku kërkohet zbardhja e fatit, kërkimi dhe gjetja e eshtrave të disa martirëve të kishës katolike”, tha zonja Sula.

Drejtuesja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit thotë se, megjithëse kanë kaluar dhjetëra vite, shumë familje të të zhdukurve vazhdojnë të kërkojnë të afërmit e tyre dhe, për këtë, kanë aplikuar pranë institucionit që ajo drejton.

“Janë mbi 250 aplikime që kanë ardhur pranë institucionit tonë. Janë njerëz që kanë bërë gërmime vetë, kanë bërë kërkime, kanë tregues, kanë pyetur gjithë këto vite. Kështu që, të gjitha këto të dhëna, do të na shërbejnë ne që, në hetimet administrative të mund të arrijmë në përfundimin nëse vendet e dyshuara janë vërtetë apo jo. Dhe pastaj do të kalohet tek institucionet e tjera, që do t’i vëmë në lëvizje në mënyrë shkresore përmes dyshimeve tashmë të verifikuara”.

Tri dekada pas rënies së komunizmit, familjarët e personave të zhdukur kërkojnë ende të mësojnë se si u vranë dhe ku u varrosën të afërmit e tyre. Mes tyre është edhe familja Ashta nga Dukagjini i Shkodrës, një nga familjet shqiptare më të persekutuara gjatë periudhës së komunizmit.

“Ne kemi 11 veta të pushkatuar me gjyq, pa gjyq, apo të vdekur në internim. Dhe, kalvari i vuajtjeve të familjes tonë ka filluar në vitin 1946 dhe ka përfunduar më 24 dhjetor 1990. Nga këta të 11, kemi katër pa varre, duke filluar me axhën që është Martir i Kishës, Gjelosh Lulashi, i pushkatuar me 4 mars 1946 me grupin e klerikëve”, thotë Ndoc Ashta.

Ekspertja e OSBE-së, Erjola Lika, tha gjatë takimit se OSBE është e angazhuar në mënyrë të posaçme për personat e zhdukur në komunizëm. Bashkë me Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, OSBE , tha ajo, po punon prej gati dy vitesh për hartimin e një draft-vendimi që pritet të miratohet nga qeveria, i cili do të mundësojë në praktikë realizimin e hapave themeltar për zbulimin dhe identifikimin e vendvarrimeve dhe të zhdukurve të periudhës së komunizmit.

“Jemi duke u përpjekur të hartojmë bazën ligjore për fillimin e procesit të kërkimit dhe identifikimit të eshtrave të personave të zhdukur. Nuk ka qenë një proces i lehtë sepse janë shumë institucione shqiptare të angazhuara”, tha ajo.

Sipas Ndoc Ashtës, periudha e gjatë që ka kaluar, e ka vështirësuar së tepërmi gjetjen e gjurmëve të ekzekutimeve dhe vendin e zhdukjes së trupave të kundërshtarëve politikë të komunizmit.

“Janë të pakta mundësitë, por unë them se janë edhe jo serioze përpjekjet. Qeveria ka nxjerrë ligje, ka marrë përsipër diçka, por jo seriozisht. Po ashtu edhe donatorë të huaj që, siç jam në dijeni, kanë vu fonde në dispozicion, por ndoshta nuk janë lidhur me njerëzit e duhur”.

Tre dekada nga rrëzimi i komunizmit ende nuk ka një shifër të saktë të personave të zhdukur, ndërsa procesi për gjetjen e trupave të tyre duket i vështirë dhe thuajse i pamundur edhe për shkak të zvarritjes nëpër sirtaret e arkivave, institucioneve dhe burokracisë, çka e dëshmon edhe pyetësori i fundit, i publikuar dy ditë më parë nga kujto.al (Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit në Shqipëri).

Sipas tij, nga familjarët e 175 viktimave të zhdukura gjatë komunizmit, më shumë se gjysma pohojnë se kanë kryer kërkime private në institucionet shtetërore dhe në arkiva për të zbuluar fatin e të afërmve të zhdukur.

Rreth 71% e tyre dështuan që t’i gjenin vendvarrimet, ndërsa vetëm 29% i kishin gjetur ato.

Po sipas këtij anketimi, rreth 62% e të anketuarve kanë deklaruar se kishin kërkuar ndihmën e autoriteteve, të tilla si Ministria e Brendshme, Autoriteti i Dosjeve apo policia. Megjithatë, 61% e vlerësuan me notë negative reagimin e këtyre institucioneve./VOA

Etiketa: diktatura komunisteTe zhdukurit

Lajme të lidhura

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Para
Franca kërkon vendosjen e çmimit minimal për fluturimet në Evropë

Franca kërkon vendosjen e çmimit minimal për fluturimet në Evropë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com