GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Teatri i akuzave të Ramës – Kur fajin e mbajnë të tjerët pas më shumë se 1 dekade në pushtet

10:50 - 11/07/25
në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Si qeveria u fali ndërtuesve të paligjshëm mbi 2 milionë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shfaqja e fundit e Kryeministrit Edi Rama në Durrës, një takim i pompuar te ndërtimet pa leje, nuk është veçse një farsë e orkestruar mjeshtërisht për të shmangur pasqyrën e realitetit të hidhur. Rama, me teatrin e tij të zakonshëm, zgjedh të akuzojë viktimat – bashkitë dhe IKMT-në, instrumenta të qeverisjes së tij prej katër mandatesh tashmë – për këtë gangrenë që ka pushtuar themelet e vendit.
“Dobësia e madhe e IKMT-së,” psherëtin Rama, duke iu referuar Tiranës, Vlorës, Thethit, sikur të fliste për entitete autonome, të shkëputura nga kontrolli i tij dhjetëvjeçar. Ai fajëson biznesin, duke e paraqitur si një forcë anarkike që shkel ligjin, por harron të përmendë aleancat e dyshimta mes pushtetit dhe interesave të errëta që e ushqejnë këtë anarki.

Kulmin e hipokrizisë e arrin kur sulmon prokuroren Gjeli, viktimën e radhës në teatrin e tij të akuzave. Për bumin e ndërtimeve pa leje në Theth, Rama zgjedh një prokurore si kokën e turkut, duke injoruar përgjegjësinë e qeverisë së tij që ka lejuar këtë shkelje masive të ndodhë nën hundën e institucioneve të varura prej saj.

Çfarë cinizmi! Rama, pas katër mandatesh, pas më shumë se dhjetë vitesh në pushtet, “zgjohet” papritmas për të denoncuar ndërtimet pa leje. A ka ndonjë kuptim ky teatër i vonuar? Ai, arkitekti i këtij peizazhi të shformuar urban, shfaqet si i pafajshëm, duke fshehur gishtin tregues që drejtohet nga ai.

Në kulisat e kësaj drame të shëmtuar, qarkullon edhe pista e interesave oligarkike. Shembjet në Theth, sipas kësaj teorie, mund të jenë thjesht një pastrim terreni për investitorët e privilegjuar, në vazhdën e “paketës së maleve” famëkeqe, e cila dhuron tokë në emër të “zhvillimit strategjik”, një eufemizëm i përdorur shpesh për të kamufluar dhunimin e territorit.

Thethi është një bastion i komunitetit, ku oligarkët e kanë të vështirë të hyjnë. Investimet atje janë kryesisht fryt i djersës së banorëve vendas, të cilët Rama, në rolin e tij të ri si “kryetar bashkie” i gjithë vendit, zgjedh t’i kritikojë.

Edhe investimi pompoz në satelitët “spiunë” Albania 1 dhe 2, që Rama i pat premtuar si zgjidhje magjike për ndërtimet pa leje, ka dështuar të japë rezultate konkrete, duke mbetur një tjetër fasadë e dështimit qeveritar. Tani, Rama na prezanton një tjetër ide utopike: kamera dhe GPS në çdo kantier ndërtimi, duke injoruar faktin se bashkitë që institucionet që kontrollojnë territorin, për një kohë të gjatë, kanë qenë nën kontrollin e partisë së tij.

Pyetja që shtrohet është e thjeshtë: a mund të jenë të gjithë të “këqinj” dhe vetëm Rama “i mirë”? Paralajmërimet e tij ndaj kryebashkiakëve për mungesë vigjilence dhe performancë të dobët tingëllojnë qesharake, kur ai vetë ka qenë në krye të këtij sistemi për një kohë të gjatë.

Së fundi, le të mos harrojmë amnistitë e mëparshme të qeverisë për ndërtimet pa leje ndaj oligarkëve si Salillari apo Lul Morina, një praktikë që e bën edhe më të pakuptimtë këtë teatër të fundit. Në një shoqëri demokratike, përgjegjësia nuk mund të jetë një fjalë boshe dhe ligji nuk mund të jetë një instrument selektiv në duart e pushtetit. Ajo që Rama po shfaq nuk është veçse fytyra e vërtetë e një lideri që i ka shndërruar institucionet në skenë personale për të shmangur përgjegjësinë dhe për të vazhduar lojën e tij të gjatë të pushtetit.

Etiketa: Edi RamaHipokrizia e RamësKryesore1Ndertime pa lejeqeveria rama

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?
Aktualitet

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

14:16 - 23/09/25
Para
Vlora pushtohet nga tymi/ Zjarr masiv në fushën e grumbullimit të mbetjeve

Shqipëria në flakë, 37 vatra zjarri në 24 orët e fundit, situata kritike në disa zona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtyhet sërish një ndeshje e kampionatit shqiptar, vendim zyrtar
Breaking Views

Shtyhet sërish një ndeshje e kampionatit shqiptar, vendim zyrtar

13:49 - 21/12/25

Ndeshja e Kategorisë së Parë Korabi – Burreli është shtyrë sërish për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe pranisë...

Lexo më shumë
Armand Duka për Ismet Bellovën: Do të të kujtoj me respekt dhe mall

Armand Duka për Ismet Bellovën: Do të të kujtoj me respekt dhe mall

12:21 - 21/12/25
Itali, 20-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga karabinieria italiane, tentoi të arratisej

Itali, 20-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga karabinieria italiane, tentoi të arratisej

12:09 - 21/12/25
Pas hetimit të SPAK për tenderët e AKSHI-it, kushëriri i Ergys Agasit hoqi verën miliona euro nga kantina

Pas hetimit të SPAK për tenderët e AKSHI-it, kushëriri i Ergys Agasit hoqi verën miliona euro nga kantina

12:00 - 21/12/25
Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron: Martesat për dokumente janë krim federal

Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron: Martesat për dokumente janë krim federal

11:27 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com