GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Teatri/ Veliaj iu fal 1.9 mld lekë Gentjan Sulës dhe Hamz Islamajt

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Por e gjithë kjo ishte një skemë që në garë të mbetej vetëm bashkimi i operatorëve AGI KONS” shpk & “BE - IS” shpk,

Por e gjithë kjo ishte një skemë që në garë të mbetej vetëm bashkimi i operatorëve AGI KONS” shpk & “BE - IS” shpk,

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Projekti për teatrin e ri po kthehet në një plan pazaresh të Veliajt me miqtë e tij biznesmen. Pak javë më parë Gijotina.com denoncoi aferën e radhës që po thurej nga Veliaj për të vjedhur fondet e ndërtimit të Teatrit. Por, më 1 dhjetor kryebashkiaku i Tiranës ka plasur “bombën” duke firmosur kontratën me dy biznesmenë të privilegjuar.

Tenderi me objekt “Ndërtimi i objektit ‘Godina e Teatrit Tiranë’ – Faza I-rë” dhe fond limit  1. 854 828 635,00 lekë është vulosur pa garë. Open Data Albania i ka dhënë flamurin e kuq këtij tenderi. Duke evidentuar se ekziston risk i lartë për korrupsion me këtë fond.

Së pari, vlen të përmendim se ky 1.9 miliardë lekësh është një tjetër fond i shtuar. Pasi deri më tani janë shpenzuar rreth 680 milionë lekë, për të cilat do flasim më poshtë.

Ky tender është dhënë pa konkurrim, megjithëse 6 kompani kanë paraqitur ofertën. Konkretisht firmat: DON JURGE” shpk, “Edurat Çela”, BOE “ADMC Internacional” shpk & “ED KONSTRUKSION” shpk, BOE “AGI KONS” shpk & “BE – IS” shpk, BOE “4 A-M” shpk & “ARKONSTUDIO” shpk dhe “HASTOÇI” shpk. Dy nga këto kompani, kanë marrë pjesë në mënyrë fiktive, pasi kanë paraqitur ofertë me zero lekë.  Ndërsa, tre të tjera janë eliminuar nga Veliaj me justifikimin se nuk kanë paraqitur dokumente që vërtetojnë se kanë kryer edhe më parë punë të ngjashme. Në fakt të gjitha firmat e lartpërmendura kanë vite në treg që merren me ndërtime.

 

Por e gjithë kjo ishte një skemë që në garë të mbetej vetëm bashkimi i operatorëve AGI KONS” shpk & “BE – IS” shpk, me pronarë respektiv Gentjan Sula dhe Hamz Islamaj. Kështu më datë 1 dhjetor Veliaj ia firmosi kontratën në mungesë të  konkurrencës.

2 përfituesit

Dy përfituesit e këtij tenderi  korruptiv janë biznesmenë të njohur dhe tashmë miq të Veliajt. Gentjan Sula dhe Hamz Islamaj, i bëjnë bashkë gjithmonë kompanitë e tyre  “AGI KONS” shpk & “BE – IS” shpk,  në garat për tenderët e shtrenjtë dhe pa u lodhur shumë fitojnë. Të dy ata janë përfshirë në shumë skandale për tenderë. Rastin më të fundit përmendin tenderin korruptiv për rikonstruksionin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

Abuzimi është në përmasa të mëdha, i faktuar dhe i hapur. Por deri më sot nuk ka një hetim nga SPAK. Në 3 gusht 2020, Ministria e Shëndetësisë me në krye Ogerta Manastirliun ka shpallur tenderin me objekt “Rikonstruksion i godinave të Maternitetit Mbretëresha Geraldinë dhe ndërtim i ri 3 kat Tiranë”, me fond limit rreth 7 miliardë lekë.

 

Tenderi ishte paracaktuar të fitohej nga kompanitë “BE-IS” shpk dhe “Agi Kons shpk”. Kompanitë e lakuara për projektin  “Kodra e Diellit”, për pastrim të parave të Ilir Metës dhe Erjon Veliajt.

Islamaj dhe Sula dyshohet se kanë bërë një pazar me kupolën e korrupsionit në shëndetësi dhe kanë paraqitur një ofertë 466 395 123 lekë. Oferta është anomalisht e ulët sipas ligjit dhe si e tillë duhej të skualifikohej. Por, kjo ofertë jo vetëm nuk është përjashtuar, por me 27 tetor 2021, ministrja Manastirliu ka shpallur fituese të tenderit kompanitë e Hamz Islamajt dhe Gentjan Sulës.

Sipas një raporti të KLSH-së që ka parë prapaskenat e tenderit, Ministria e Shëndetësisë ka fryrë në mënyrë fiktive fondin limit të tenderit. Me qëllim për të futur në kurth kompanitë e tjera, dhe për t’i dhënë tenderin dy oligarkëve sipas pazarit paraprak. Afera ka nisur që nga shmangia e garës dhe mungesa e transparencës për realizimin e prokurimit.

Me këtë lëvizje, janë vjedhur të paktën 140 milionë lekë. Vetëm ky fakt do të mjaftonte që SPAK-u të lëshojë urdhër-arrestet, pasi vjedhja është flagrante. Përvetësimet kanë vijuar me zërat e tjerë, në bashkëpunim me kupolën e korruptuar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Korrupsion përtej kufijve

Në janar këtij viti shpërtheu skandali “Brezovica” në Kosovë që përfshinte ndërtuesin Gentian Sula së bashku me botuesin e njohur Veton Surroi. Ata kanë në pronësi shoqërinë private “Stella Consulting” në Kosovë. E cila ka marrë leje për ndërtimin e një kompleksi vilash malore, si edhe të një rezidence hoteliere në zonën e Brezovicës.

Siç raportojnë mediat e Kosovës, ish-kryetari i Shtrepcës, Bratisllav Nikoliç, ka marrë rreth 210 mijë euro nga “Stella Consulting”. Për të pajisur kompaninë e Sulës dhe Surroit me leje mjedisore për vilat në kundërshtim me ligjin. Po ashtu, Nikoliç dyshohet gjithashtu se ka pranuar edhe 200 mijë euro të tjera nga Sula. Për ta pajisur me leje ndërtimi për një strukturë hoteliere po në zonën turistike të Brezovicës.

Lidhja me Veliajn

Gentian Sula ka në pronësi edhe kompaninë “Agi Kons”,  me të cilën ka përfituar para të tjera përveç projektit “Teatri i ri”.  Kjo kompani vetëm dy vitet e fundit, ka arkëtuar rreth 21 miliardë lekë nga punët publike, sipas të dhënave të “spending.datal.al”. Pjesën më të madhe të parave i ka arkëtuar nga Bashkia e Tiranës dhe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

 

“Agi Kons” ka ndërtuar disa komplekse të mëdha banimi në Tiranë, në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”. Po ashtu, kompania “Agi Kons” e Gentian Sulës zotëron 86 përqind të kompanisë koncesionare “Z.M.A”, e cila menaxhon kontratën me bashkinë e kryeqytetit, të drejtuar nga Erion Veliaj, për “projektimi, financimi, ndërtimi, mobilimi, mirëmbajtja, mbikëqyrja dhe kolaudimi i pesë objekteve arsimore në Zonën Tirana 1”. Pasi mbushi arkën e “Fusha shpk” , Veliaj do të financojë edhe miqtë e tjerë më të cilët thurin aferat korruptive për ndërtime. Teatri i ri do të jetë kryevepra e korrupsionit të kryebashkiakut Veliaj!

Lexo edhe: Teatri thith para/ Veliaj hedh 180 mln lekë për mbikëqyrje punimesh

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Bashkia TiranedenoncimeGentjan SulajkorrupsionmbikqyrjendertimeteatritendeVeliajVjedhje

Lajme të lidhura

Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral
Breaking Views

Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral

20:57 - 10/07/26
“Oktapodi” i tenderave/ Pa dorëzuar Stadiumin e Kamzës, Yzedin Bozhajt i jepen 2.3 MLD lekë për asfaltimin e Babrrusë
Breaking Views

“Oktapodi” i tenderave/ Pa dorëzuar Stadiumin e Kamzës, Yzedin Bozhajt i jepen 2.3 MLD lekë për asfaltimin e Babrrusë

22:55 - 08/07/26
Filo i Korçës i firmos mikut të Peleshit tenderin 4 MLD lekë për pastrimin/  Pse “Maksi i Plehrave” ia dhuroi punonjëses kompaninë?
Breaking Views

Filo i Korçës i firmos mikut të Peleshit tenderin 4 MLD lekë për pastrimin/ Pse “Maksi i Plehrave” ia dhuroi punonjëses kompaninë?

21:50 - 07/07/26
Para
Goditi gazetarin, policia me njoftim zyrtar: Pranga autorit (VIDEO)

Ky është polici që merrte ryshfet për patentat (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje
Aktualitet

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

10:49 - 12/07/26

Një breshëri prej 25 plumbash automatiku, të qëlluar nga e njëjta armë, i mori jetën 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku në zonën...

Lexo më shumë
Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26
Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

10:05 - 12/07/26
I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

09:59 - 12/07/26
Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë

Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë

09:35 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com