GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tedi Blushi: Atentat ndaj shtetit të së drejtës,kërkojmë dorëheqjen e ministres së Brendshme

18:45 - 06/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Blushi: Dy nga agjentët që tërhoqën me forcë Metën, të lidhur me bandat e Durrësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas ngjarjes së rëndë në Gjykatën e Apelit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri në sallën e gjyqit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka dalë me një deklaratë të fortë për mediat, ku e cilëson ngjarjen si një akt terrorist të paprecedentë dhe një atentat ndaj shtetit të së drejtës dhe jetës publike në Shqipëri.

Blushi deklaron se krimi tashmë nuk vepron më në hije, por “vret në dritë të diellit, brenda ambienteve ku drejtësia duhet të jetë e shenjtë”, duke paralajmëruar se Shqipëria ndodhet përballë një kolapsi institucional, ku siguria e qytetarëve është në pikën më të ulët.

“Ekzekutimi i gjyqtarit Kalaja është dëshmia më tronditëse se krimi i organizuar ka depërtuar në zemër të institucioneve. Kjo nuk është një ngjarje e izoluar, por rezultat i drejtpërdrejtë i një qeverisjeje që ka shpërbërë shtetin dhe ka toleruar krimin për vite me radhë,” – tha Blushi.

Ai shtoi se shteti është sot “i zhveshur nga autoriteti” dhe i kapur nga struktura kriminale, ndërsa ngjarje si kjo, sipas tij, nuk duhet të kalojnë pa pasoja politike.

“Në një vend normal, një atentat i tillë do të sillte tronditje politike dhe dorëheqje të menjëhershme. Partia e Lirisë kërkon largimin urgjent të Ministres së Brendshme Albana Koçiu, si akt i parë i përgjegjësisë institucionale për këtë dështim katastrofik në garantimin e sigurisë,” – u shpreh Blushi.

Në fund të deklaratës, ai shprehu ngushëllimet për familjen e gjyqtarit Kalaja dhe kolegët e tij, duke e cilësuar këtë ngjarje si një thirrje për zgjim kombëtar, për rikthimin e shtetit të së drejtës dhe për t’i dhënë fund kapjes së Shqipërisë nga mafia dhe korrupsioni.

“Sot është vrarë një gjyqtar. Nesër mund të jetë një qytetar, një mjek, një gazetar… Ky nuk është më thjesht një krim. Ky është një alarm kombëtar,” – përfundon deklarata.

Lajme të lidhura

Dardanët duan Botërorin, publikohen formacionet zyrtare të Kosovë-Turqi
Sport

Dardanët duan Botërorin, publikohen formacionet zyrtare të Kosovë-Turqi

19:35 - 31/03/26
Vetëm dy ndryshime, ja si e rreshton Sylvinho Kombëtaren përballë Ukrainës
Breaking Views

Vetëm dy ndryshime, ja si e rreshton Sylvinho Kombëtaren përballë Ukrainës

19:26 - 31/03/26
Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën
Aktualitet

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

19:02 - 31/03/26
Para
Zgjatja me një vit e marrëveshjes bërthamore, Trump pranon ofertën e Putin

Zgjatja me një vit e marrëveshjes bërthamore, Trump pranon ofertën e Putin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dardanët duan Botërorin, publikohen formacionet zyrtare të Kosovë-Turqi
Sport

Dardanët duan Botërorin, publikohen formacionet zyrtare të Kosovë-Turqi

19:35 - 31/03/26

Kosova është në festë dhe kërkon që kjo festë të vazhdojë edhe pas mesnate deri në verë. Dardanët presin në...

Lexo më shumë
Vetëm dy ndryshime, ja si e rreshton Sylvinho Kombëtaren përballë Ukrainës

Vetëm dy ndryshime, ja si e rreshton Sylvinho Kombëtaren përballë Ukrainës

19:26 - 31/03/26
Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

19:02 - 31/03/26
Takimi me delegacionin e KiE, Berisha: I informova se si i fshehën ftesat për opozitën

Takimi me delegacionin e KiE, Berisha: I informova se si i fshehën ftesat për opozitën

18:55 - 31/03/26
Berisha propozon rikthimin e komunave në zonat me mbi 1300 banorë

Berisha propozon rikthimin e komunave në zonat me mbi 1300 banorë

18:46 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com