GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Teherani kundërpërgjigjet me 150 raketa në Tel Aviv, shpërthime edhe në Jerusalem

në Botë, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Teherani kundërpërgjigjet me 150 raketa në Tel Aviv, shpërthime edhe në Jerusalem
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Irani i është kundërpërgjigjur Izraelit duke lëshuar 150 raketa në Tel Aviv. Shpërthime të forta u dëgjuan në të gjithë Izraelin qendror menjëherë pasi sirenat u aktivizuan në zonë. Mbrojtja e Shtetit të Izraelit (IDF po punon për të kapur dhjetëra raketa në qiellin mbi Izraelin qendror dhe i bën thirrje publikut që të qëndrojnë në dhoma të mbrojtura dhe të mos dalin. Në Tel Aviv dhe Jerusalem janë dëgjuar shpërthime shumë të fuqishme, pas nisjes së sulmit.

‘Publikut i kërkohet t’i bindet udhëzimeve të Komandës së Frontit të Brendshëm. Aktualisht, Forcat Ajrore po veprojnë për të kapur dhe sulmuar kudo që të jetë e nevojshme për të larguar kërcënimin. Mbrojtja nuk është hermetike dhe për këtë arsye është e nevojshme të vazhdohet të zbatohen udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm’, thuhet në njoftim.

Udhëheqësi iranian Ali Khamenei tha se Izraeli nuk do t’ia dalë mbanë nëse do të vijoi që të sulmojë.

“Izraeli nuk do të kryejë një sulm ‘godit dhe ik’. Izraeli është ai që e nisi luftën’, tha ai.

Nga ana tjetër, sulmi i Izraelit në Iran eliminoi zinxhirin e komandës ushtarake, me rreth 20 komandatë të vrarë e 7 shkenctarë bërthamorë. Mes të vrarëve, është edhe komandanti i Forcës elitare Quds të Gardës Revolucionare Islamike, Gjenerali Esmail Qaani. Të paktën 78 persona janë vrarë dhe 329 të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore që goditën zonat e banuara në Teheran, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Nournews.

Në sulmet e para, u eliminuan Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike, Hossein Salami;  Komandanti i Shtabit Qendror të Khatam-al Anbiya, Gholamali Rashid; Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, Mohammad Bagheri, dhe dy shkencëtarët Fereydoon Abbasi dhe Mohammad Mahdi Tehranchi. Në sulmet e reja u vra edhe drejtuesi i Forcave Ajrore të Gardës, Amir Ali Hajizadeh.

Të paktën 6 baza u goditën rreth Teheranit, përfshirë bazën Parchin, një kompleks prodhimi raketash, ku dyshohet se në të kaluarën janë përfshirë edhe teste bërthamore. Avionët luftarakë izraelitë goditën centralin bërthamor  Natanz, në jug të Teheranit, por edhe disa pozicione ushtarake të vendosura në periferi të kryeqytetit. Përveç Tabrizit, në veriperëndim ku ndodhen rafineritë kryesore, u sulmuan edhe qytetet e Esfahanit, Arakut dhe Kermanshahit. Sulme të reja u raportuan edhe në Kermanshah, në perëndim të vendit si edhe në centralin bërthamor të Natanzit, i goditur edhe më herët.

Izraeli shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Ka mbyllur hapësirën ajrore dhe të gjitha ambasadat në botë.

gijotina.com/

Etiketa: Iran-Izrael

Lajme të lidhura

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale
Aktualitet

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale

19:47 - 20/10/26
Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës
Aktualitet

Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

19:30 - 20/10/26
Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”
Aktualitet

Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

19:15 - 20/10/26
Para
“Në Dibër u përdorën asetet publike më 11 maj”, Xhemal Gjunkshi jep detaje

“Në Dibër u përdorën asetet publike më 11 maj”, Xhemal Gjunkshi jep detaje

Discussion about this post

TË FUNDIT

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale
Aktualitet

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale

19:47 - 20/10/26

Dy gra janë proceduar penalisht në Fier, pasi një edukatore 44-vjeçare dyshohet se ka keqtrajtuar në kopsht një fëmijë 4-vjeçar,...

Lexo më shumë
Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

19:30 - 20/10/26
Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

19:15 - 20/10/26
Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

18:49 - 20/10/26
Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

18:34 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com