GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Tekat e qeverisë, fatura e gjykatave ndërkombëtare arrin 214 mln euro

në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tekat e qeverisë, fatura e gjykatave ndërkombëtare arrin 214 mln euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fatura e Gjykatave Ndërkombëtare në buxhetin e shtetit po rritet vit pas viti si rrjedhojë e gabimeve që ka bërë qeveria shqiptare në marrëdhëniet financiare kontraktuale me kompani dhe individë.

Ministria e Financave raportoi se deri në fund të qershorit 2023 fatura totale që duhet paguara nga buxheti në qershor 2023 arriti në 214.4 milionë euro, nga cilat 21.7 milionë euro janë vendim të Gjykatës Ndërkombëtare për të drejtat e Njeriut dhe kryesisht janë në favor të ish pronarëve dhe 192.7 milionë euro të tjera rrjedhin nga vendimet e Gjykatës Ndërkombëtarë të Arbitrazhit që janë investitorë që kishin kontrata me qeverinë.

Nga tabelat që ka publikuar Ministria e Financave, nga totali i 192.7 milionë euro për vendimet e Arbitrazhit, shumë më e lartë është ajo për çështjen Becchetti.

Qeveria shqiptare ka pranuar si detyrim gjyqin e fituar nga Becchetti me çështjen “Hydro dhe te tjerët kundër Shqipërisë” me një vlerë 108 milionë euro, por Financat e kanë raportuar si detyrim por nuk e kanë faturuar. Kompania nga ana tjetër prej vitesh po aplikon instrumentin e sekuestros mbi llogaritë e qeverisë shqiptare jashtë vendit. Krahas detyrimit janë dhe 5.1 milionë euro kosto ligjore për këtë arbitrazh.

Detyrimi i dytë më i lartë është ai i kompanisë greke të rrugëve Copri Actor ndaj Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), me 42.9 milionë euro.

Detyrimi i tretë më i lartë i njohur është ai i GBC OIl Company ndaj Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë, AKBN dhe Albpetrol, me 13.4 milionë euro. Këto të tre institucione institucione kanë dhe kosto ligjore prej gati 8 milionë eurosh për procedurat e përfaqësimit për dy çështje.

Në total, vetëm kostot ligjore për mbrojtjen e çështjeve të ndryshme në Arbitrazh kanë arritur në rreth 26 milionë euro.

Ministria e Financave vuri në dukje se, vendimet e Arbitrazhit kanë të bëjnë me vendimet e formës së prerë për zgjidhjen e konflikteve në mosmarrëveshjet dy ose shumëpalëshe, në ngarkim të shtetit shqiptar. Duke pasur parasysh efektet e qenësishme financiare që rëndom shoqërojnë këto vendime, ato vlerësohen me risk të konsiderueshëm për buxhetin e shtetit.

Sipas Ministrisë së Financave, në pjesën më të madhe, efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtyre vendimeve janë përballuar nga buxheti i vetë institucioneve buxhetore (kryesisht ministri linje), të cilat kanë qenë edhe palë e paditur në gjykimet përkatëse. Ndërkohë që, në rastet kur palë e paditur cilësohet ‘shteti shqiptar’ apo ‘qeveria shqiptare’, këto vendime likuidohen përmes buxhetit të MFE dhe/ose Fondit Rezervë të buxhetit të shtetit, nëse lind nevoja.

“MFE, në vazhdimësi dhe me këmbëngulje, ka rekomanduar forcimin e rolit negociues të institucioneve buxhetore dhe Avokaturës së Shtetit në çështjet e kësaj natyre, si edhe disiplinimin e procesit të shlyerjes financiare të përfituesve. Kjo, me qëllimin final të lehtësimit, reduktimit dhe/ose shmangies së barrës financiare mbi buxhetin e shtetit” theksoi Ministria e Financave.

Etiketa: Gjykatanderkombetarqeveri

Lajme të lidhura

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin
Breaking Views

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!
Breaking Views

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

20:38 - 30/09/26
Para
Digjen 3 makina në një parking të Vlorës, dyshohet për zjarrvënie

Digjen 3 makina në një parking të Vlorës, dyshohet për zjarrvënie

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com