GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Telefoni i “penduar” i bashkiakut të Tiranës, “kryeinceneratori” që djeg i fikur

13:56 - 08/03/25
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestimi i Erion Veliajt, reagon zyrtarisht SPAK: Ja akuzat që rëndojnë mbi kryebashkiakun e Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Basir Çollaku

Duket se sheqer-helmet, e piper-kanosjet e Veliajt nga burgu pas 10 shkurtit, kanë hallet e reja të zbuluara rrugës. Eskorta e sigurisë së çdo lloji do të bjerë në rrjetën e dijenisë.

Nuk ka hallin e 860 mijë euro basma e pajë grash, e vila të shembura për oborre.

Nuk ka hallin e prokurorit Olsi Dade megjithë sulmin e pacipë ndaj njërit e përulësinë servile ndaj Dumanit, ku njëlloj kanë dorë në veprimet hetimore në dosje.

Nuk ka hallin e gjyqtarit Erion Bani

As hallin e projekteve me ambasada e ministri

Ka diçka më të thellë

“Telefoni” Më duket se ” nr 672055982″ është një nga sekuestrot. Kërkesat për lirim sendi janë refuzuar nga gjykata.

Gërmimi arkivit në të gjithë aplikacionet e kujtesën e komunikimeve të pafundme ka sjellë shumë “inceneratorë” të tjerë.

Aty do të gjendet KM Rama me porosi politike dhe jo vetëm

Mund të lexojmë “urdhërin” e Ramës për të prishur Teatrin Kombëtar

Urdhëra të tjerë për të respektuar me tendera filanët e partisë më vonë kujdestarë elektoralë ?

Do të gjenden biseda me “kolegë” me porosi institucionale, politike, miqësore dhe jo vetëm ?

Do të ketë shumë komunikime biznesesh, kompanish, firmash, hatërlinj e sevdallinj qokash ?

Do të ketë shumë artistë mediatikë e sportistë projekte e paga qokash?

Do të dalin ndërtime e rindërtime tërmetesh?!

Do të dalin dashnore e dashnorë diplomatësh?!

Do të dalin bodrume rrjetesh sociale?!

Do të dalë biseda se si rimbursoheshin bizneset kur kryenin qoka investimesh tek shefi?!

Do të ketë shumë kombëtarë e ndërkombëtarë të ngushëlluar horizontalisht dhe jo vetëm?!

Do të gjenden ziafete respekti ambasadorësh amerikanë dhe evropianë, ku thellësia do të nxjerrë belara të paparashikuara?!

Do të gjenden komunikime për ndere prokurorësh e gjyqtarësh specialë dhe të zakonshëm?

Do të gjenden edhe një dorë në vetting për emërime e tjetra në shkarkime ?!

Do të haset nëpër cepa edhe ndonjë tufë nderesh kërkuar e shkëmbyer me vëlla Leksi Soros?! Ku nuk do të mungojnë të dhëna për darka e dreka e lobingje me njerëz të drejtësisë dhe jo vetëm?!

Do të shihet se si janë përfshirë duart në 5D në Eco Tirana në Ndranghetta?!

Do të dalin inceneratorë të shumtë në qindra milionë euro të tjera?!

Do të dalin biznese të familjes dhe partisë?

Do të shkunden sipas shënimeve dosjet e lejeve të ndërtimit ku janë pastruar miliarda euro?!

Do të shkohet pas të dhënave nëpër banka brenda e jashtë vendit dhe nëpër ofshor?!

Mund të qëllojnë të fortët e Dubait apo çunat e Londrës Holandës e Belgjikës diku nëpër ndere tullash?!

Do të dalin dhe majmëritë e medieve kombëtare e lokale me punëtorë e bashkëpunëtorë me shkëmbime investimesh?!

Do të dalin porositë, sajditë e ujditë e kutive elektorale në Tiranë dhe jo vetëm?! Të shiturit e të blerët?

Do të dalin djathtistë të thekur me mandat, teksa i lëpihen bashkiakut për një copë këndej dhe andej?!

Do të dalin dhe sarhoshë vendas e të huaj të ardhur si çertifikues çmimesh për Tiranën apo projektues e investues të mëdhenj si filtër korrupsioni?!

Do të shfaqen mafiozë nga matanë detit apo oqeanit tek shesin selfi suksesi?!

Erion Veliaj nuk është penduar ende, por telefoni i tij PO!! Kjo magazinë ofertash miratimesh apo refuzimesh10 vjeçare, ka alarmuar qeverinë, drejtësinë, partinë, bashkinë, shoqërinë, diplomacinë, medien, ndërtuesit, bizneset, ambasadorët..Telefoni i Veliajt, i çmontuar në përmbajtje, është “kryeinceneratori” që po djeg shumëkënd edhe i fikur. Koha po nxiton.

Rama do të thoshte aksiomën e tij, nuk keni parë gjë akoma !!!As ai jo…

*Marrë nga “FB” i autorit

Etiketa: Basir CollakuErion VeliajSpak

Lajme të lidhura

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Para
PSG-ja u mund, ja skuadra e vetme pa humbje në 2025

PSG-ja u mund, ja skuadra e vetme pa humbje në 2025

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com