GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Telefonova këdo, biznesmenë, drejtues mediesh, politikanë”/ Luizi- Ramës: Mua s’më ke marrë

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
“Telefonova këdo, biznesmenë, drejtues mediesh, politikanë”/ Luizi- Ramës: Mua s’më ke marrë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në podcastin e sotëm të kryeministrit Edi Rama ka qenë i ftuar kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës Benet Beci dhe fituesi i Big Brother, Luiz Ejlli.

Në një përballje interesante mes tyre, Rama dhe Ejlli kanë zbuluar se ky është takimi i parë mes tyre, ndërsa kanë kujtuar dhe momentet e përplasjeve me komente virtuale mes tyre.

Sa i takon fitores së Benet Becit në Shkodër, Luizi tha se për herë të parë qyteti zgjodhi me mendje dhe jo me zemër.

Edi Rama: Ky episod besoj unë është i veçantë, sepse ka dy personazhe shumë të veçantë, njëri një fenomen shumë i befasueshëm i këtij viti, tjetri një befasi e befasishme e kësaj jave. Jam këtu me atë që shkatërroi gjumin e kushedi sa familjeve, të cilin e takoj për herë të parë, me përjashtim të disa pamjeve sporadike, por jo te vrima e çelësit, ku ju qepët dhe nuk iu ndatë.

Tjetri është Beneti, për të cilin Luizi thotë që e ka ndihmuar. Unë nuk kam parë asnjëherë, asnjë minutë Big Brother në jetën time, tani nuk kemi më as fitore për të korrur dhe as konkurentë për të nxjerrë jashtë. A kishe pa Big Brother?

Luiz Ejlli: Kam parë Grande Fratelon në vitet 2000 dhe më pas kur mu bë ftesa, kam parë Big Brotherat më të fortë në Shqipëri dhe jashtë. Unë isha futur ose me fitu ose nuk ka, sepse e dija që ishte e vetmja portë për të ardhmen time. Kur isha jashtë, të tërë kemi pasur ulje ngritjet tona, kisha ngelur në rrugë të madhe, kam telefonuar njerëz, qoftë drejtues biznesesh, qoftë drejtues mediesh, qoftë politikanë…

Edi Rama: Mua jo

Luiz Ejlli: Duke marrë parasysh që unë isha i djathtë… Ishte periudha që ju i kishin bërë qëllim vetes që ti përgjigjeshit çdo shqiptari. I telefonova Benetit, dhe e takova më pas duke i prezantuar CV.

Edi Rama: Dmth në kohën e qeverisë së majtë…

Luiz Ejlli: Pse do ta lidhësh gjithmonë me këtë. Unë isha në punë edhe në kohën e qeverisjes së djathtë. Për të gjithë ata që thonë që ti Luiz u bërë i majtë…

Edi Rama: Lëri ata, nuk ka nevojë që të na shpjegohesh se nuk je në hetuesi. Ti ke thënë që Beneti tu gjend në një moment të vështirë.

Benet, Luizi qenka futur në rol dhe paska çoroditur të gjithë dynjanë, ti a e kishe parë ndonjëherë në ëndrrën tënde më entuziaste që një ditë të ishe kryetar i bashkisë së Shkodrës?

Benet Beci: Ju e dini që puna që kam bërë unë ka qenë në kontakt gjithë kohës me kryetarët e Bashkive, ajo që mendoja unë, ishte ‘’si i bëhet që kjo të bëhet dhe në Shkodër?”.  Nuk e kisha menduar kurrë që do isha kryetar Bashkie në Shkodër, kështu që është një kohë e gjatë e refleksionit për të ardhur deri këtu.

Luiz Ejlli: Është hera e parë që ndoshta Shkodra ka zgjedhur dhe ka votuar me mend, dhe jo me zemër. Ka parë Benetin dhe ka thënë pse jo, çfarë kemi për të humbur, pse jo.

Etiketa: luiz ejlliRamavideo

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi
Aktualitet

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!

13:35 - 03/10/26
Para
Moska shpall “non gratta” 500 amerikanë, përfshirë ish-presidentin, Barack Obama

Moska shpall "non gratta" 500 amerikanë, përfshirë ish-presidentin, Barack Obama

Discussion about this post

TË FUNDIT

U arrestuan dhunshëm nga policia, lirohen 13 protestues
Aktualitet

U arrestuan dhunshëm nga policia, lirohen 13 protestues

17:41 - 20/10/26

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e protestuesve të arrestuar gjatë tubimit, duke caktuar masa më të lehta sigurie për...

Lexo më shumë
Në orën 10:00 para Kryeministrisë/ Të shtunën thirret protestë kombëtare e studentëve, e pranishme dhe diaspora

Në orën 10:00 para Kryeministrisë/ Të shtunën thirret protestë kombëtare e studentëve, e pranishme dhe diaspora

17:18 - 20/10/26
“Larg duart nga studentët”, Irma Libohova shpërthen ndaj dhunës shtetërore: O shteti pa shtet! Ka shkuar thika në asht, IKNI!

“Larg duart nga studentët”, Irma Libohova shpërthen ndaj dhunës shtetërore: O shteti pa shtet! Ka shkuar thika në asht, IKNI!

17:01 - 20/10/26
Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani

Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani

16:48 - 20/10/26
Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës

Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës

16:33 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com