GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

Teleskopi James Webb, më i fuqishmi i dërguar ndonjëherë në hapësirë

09:59 - 17/01/22
në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 4 min
A A
Teleskopi James Webb, më i fuqishmi i dërguar ndonjëherë në hapësirë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teleskopi James Webb me vlerë 10 miliardë dollarë ka shpalosur tashmë plotësisht pasqyrën e tij. Ky është hapi i fundit që i duhej teleskopit për të filluar nga përgatitjet për misionin e tij të vëzhgimit.

Pasardhësi i Teleskopit Hapësinor Hubble është tashmë gati për punë.

I nisur më 24 dhjetor, teleskopi hapi më 8 janar pasqyrën, duke ndërmarrë kështu edhe hapin e fundit për të filluar misionin e tij.

“James Webb” është teleskopi më i madh dhe më i fuqishëm astronomik që është dërguar ndonjëherë në hapësirë. Ai ka një projektim të ndërlikuar dhe një mision ambicioz.

Me një kosto prej 10 miliardë dollarësh, ai është gjithashtu edhe më i shtrenjti.

Teleskopi do të jetë në kërkim të dritës së zbehtë të yjeve dhe galaksive fillestare, duke ofruar kështu një pamje të krijimit të kozmosit.

Sytë e tij me rreze infra të kuqe do të vëzhgojnë vrimat e zeza dhe do të jenë në kërkim të botëve aliene, duke vëzhguar atmosferat e planeteve për ujë dhe shenja të tjera jete.

“Mbi të gjitha, do të diktojë galaksitë e para në univers, dhe do të përshkruajë atmosferën e eksoplaneteve përreth yjeve të tjerë”, thotë Klaus Pontoppidan, shkencëtar i projektit për Teleskopin Hapësinor James Webb.

Teleskopi Webb ka përmasa shumë të mëdha – pasqyra e tij është sa disa parkinge makinash të marra së bashku, dhe streha e tij për diellin është sa një stadium tenisi.

“Për shkak se është kaq i madh dhe nuk e nxë raketa që e nis në hapësirë, u desh të palosej… Ka një pasqyrë gjigande kryesore të mbuluar me ar me rreth 6.4 metra. Duke qenë se nuk e nxë, ka dy lobe anësore, si veshë, që mbyllen të palosura dhe rihapen kur gjendet në hapësirë”, thotë zoti Pontoppidan.

Teleskopi ka marrë emrin e personit që udhëhoqi NASA-n gjatë viteve të suksesshëm 1960. Me një peshë 7-ton, Teleskopi Hapësinor James Webb është 100 herë më i fuqishëm se teleskopi Hubble. Shikimi i tij me rreze infra të kuqe është aq i mprehtë sa mundet të diktojë gjurmën e nxehtësisë së një blete në Hënë.

Por ekspertëve nuk u pëlqen kur krahasohen dy teleskopët. Teleskopi Hubble, tashmë në moshën 31 vjeçare, fokusohet më shumë tek drita e dukshme ultraviolet.

“Teleskopi Hubble është prodhuar për të parë pjesë të universit që mund të shihen nga syri ynë, ndërsa teleskopi James Webb është prodhuar që të shohë në pjesën infra të kuqe të spektrit, që na jep një sërë informacionesh krejt të ndryshme për universin”, thotë David J. Helfand, Dekan i Astronomisë në Universitetin e Kolumbias.

Teleskopi Webb do të përpiqet të shohë pas në kohë me pothuajse 13.7 miliardë vjet, pra vetëm 100 milionë vite pasi shpërthimi Big Bang formoi universin dhe yjet fillestarë.

Shkencëtarët mezi presin të shohin nëse galaksitë fillestare i ngjanin galaksisë tonë të Rrugës së Qumështit.

Duke qenë se është një teleskop me rreze infra të kuqe, James Webb ka nevojë për një tendë aq të madhe sa t’i mbrojë nga rrezet e diellit, dhe madje edhe nga reflektimet nga Toka, pasqyrën dhe instrumentat shkencore.

Nga momenti i aktivizimit, teleskopi do të ruajë ritmin e Tokës ndërsa rrotullohet rreth Diellit, dhe do të pozicionohet vazhdimisht në anën e errët të Tokës.

Do të duhen pesë muaj testimesh dhe kontrollesh përpara se instrumentat me rreze infra të kuqe të teleskopit Webb të futen në punë, ndoshta në muajin qershor.

“Kemi plane për vitin e parë, për gjërat që mendojmë se do të shohim; mendojmë se do të shohim galaksitë e para. Do të përshkruajmë atmosferat e ekso-planeteve, por dhe do të zbulojmë gjëra që nuk kishim idenë se ekzistonin deri më tani. Jemi shumë të ekzaltuar për zbulimet që priten”, thotë shkencëtari Pontoppidan, nga Instituti Shkencor për Teleskopin Hapësinor, në Baltimore të shtetit amerikan Merilend, që menaxhon teleskopin Hubble dhe do të mbikqyrë edhe teleskopin Webb./VOA

Etiketa: hapesireteleskopi

Lajme të lidhura

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes
Aktualitet

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes

18:30 - 03/12/25
Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Raporti i OKB-së: IA po rrit hendekun midis vendeve
Aktualitet

Raporti i OKB-së: IA po rrit hendekun midis vendeve

17:10 - 02/12/25
Para
Thellohet skandali i festave të kryeministrit britanik, u mbajtën gjatë përgatitjeve të funeralit të Princit Philip

Thellohet skandali i festave të kryeministrit britanik, u mbajtën gjatë përgatitjeve të funeralit të Princit Philip

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com