GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Televizioni suedez: Aeroplanët rusë ishin të pajisur me …

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Televizioni suedez: Aeroplanët rusë ishin të pajisur me …
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy aeroplanë rusë që shkelën hapësirën ajrore suedeze në fillim të këtij muaji ishin të pajisur me armë bërthamore. Fluturimi mbi këtë hapësirë ajrore, pranë ishullit Gotland më 2 mars ishte një akt i qëllimshëm i krijuar për të frikësuar Suedinë, sipas kanalit suedez të lajmeve TV4. Siç bëhet e ditur, gjithsej katër aeroplanë ishin nisur nga baza ajrore ruse e Kaliningradit. Ata përbëheshin nga dy sulmues Sukhoi 24, të cilët u shoqëruan nga dy të tjerë luftarakë Sukhoi 27.

Dhe ishin dy aeroplanët sulmues, të cilët sipas burimeve të TV4 Nyheter ishin të pajisur me armë bërthamore. Shkelja e territorit suedez zgjati rreth një minutë.

“Ky është një sinjal për Suedinë se ne kemi armë bërthamore dhe ne gjithashtu mund të konsiderojmë përdorimin e tyre”, mendon eksperti strategjik ushtarak Stefan Ring.

Incidenti erdhi disa ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin kishte kërcënuar me veprime ushtarake kundër Suedisë dhe Finlandës fqinje nëse ata duan t’i bashkohen NATO-s. Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Suedia uli shpenzimet ushtarake. Vetëm pas aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, parlamenti ra dakord për një kthesë në këtë drejtim.

Kështu, Suedia rifuti shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2017 dhe rihapi garnizonin e saj në ishullin Gotland në Detin Baltik në janar të vitit 2018.

Në tetor, ajo rriti shpenzimet e mbrojtjes me 40 për qind me një shtesë prej 27 miliardë korona suedeze që do t’i shtohen buxhetit të mbrojtjes nga 2021 deri në 2025. Suedia nuk është anëtare e NATO-s, por bashkëpunon ngushtë me aleancën.
Megjithatë, si në Finlandën fqinje, debati rreth anëtarësimit në NATO është rindezur javët e fundit.

Sipas një sondazhi nga transmetuesi publik SVT në prill, mbështetja për anëtarësimin në NATO-s ka arritur në një nivel të lartë historik, në 41 për qind.

 

Etiketa: avion rushapsire suedezeRusi

Lajme të lidhura

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26
Para
Edhe tre bileta kanë mbetur, ShBA dhe Meksika zyrtarisht në “Katar 2022”

Edhe tre bileta kanë mbetur, ShBA dhe Meksika zyrtarisht në “Katar 2022”

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku...

Lexo më shumë
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26
Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

22:00 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com