GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Teliti: ‘5D’ e Veliajt gllabëroi 30 mln euro, ndihma ekonomike 2.2 mln euro në vit

19:17 - 17/04/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-ortaku i Presezzit: Veliaj ulej për dreka e darka me pronarët ‘presta nome’ të inceneratorit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht nënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, i bën thirrje qytetarëve dhe familjeve të kryeqytetit që trajtohen me ndihmë ekonomike në nivele tërësisht skandaloze të protestojnë kundër vjedhjeve dhe abuzimeve, ditën e premte në orën 11.00 para Bashkisë Tiranë.

Teliti shprehet se 2.2 milionë euro në vit jepen për ndihmën ekonomike në Tiranë, ndërsa 30 milionë euro janë marrë përmes procedurave tenderuese nga firma “5D” – aferë kjo që çoi pas hekurave drejtorët e Veliajt.

Postimi

Në një postim në FB, ai shkruan:

2.2 milionë euro/vit për ndihmën ekonomike në Tiranë vs 30 milionë euro-t e 5D-ve strategjike. 5D gllabëron sa 9 vite fonde të ndihmës ekonomike në Kryeqytet.

Ironike duken pamjet e Kryebashkiakut të Tiranës kur e shikon që vesh një përparëse, merr garuzhden e mjerimit dhe mbush pjatat me ushqim për të varfërit e Tiranës nën fluksin e fotografëve dhe kameramanëve të kudogjendur.

Ironike kur shikon që Kryebashkiaku mundohet “të ndihmojë” të varfërit, ndërkohë që 5 drejtorët e tij nuk ndjekin hapat e “të madhit”, përkundrazi.

Ironike kur mendon që shefi “mundohet e lodhet” për të ndihmuar të varfërit, por dalin disa drejtora “të pabindur” që veprojne me mendjen e tyre dhe “tradhëtojnë” filozofinë dhe besimin e shefit të madh duke vepruar e ngrënë mbrapa kurrizit të tij. 

Ama kulmi i ironisë është raporti propagandë vs realitet. Cdo vit janë rreth 2300-2400 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike në Bashkinë e Tiranës, për të cilët buxheti alokon 2.2 milionë euro në vit për pagesat e kësaj ndihme, ndërkohë nga ana tjetër na del në skenë 5D-ja që merr fap e fap plot 30 milionë euro (gjithmonë pa dijeninë e shefit).

⁉️A ka padrejtësi më të madhe sesa të luash e të bësh politikë me garuzhden e varfërisë, ndërkohë 5D bën kërdinë?

Ndaj i bëj thirrje cdokujt që nuk ka mundësi të ushqejë fëmijët e tij, cdokujt që varfëria i ka zënë rrënjë të thella në familjen e tij, të ngrihet e të protestojë të premten ora 11.00. Tirana dhe Shqipëria janë të keqadministruar dhe të vjedhur. Të gjithë bashkë para Bashkisë Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e Kryebashkiakut Veliaj që në njërën dorë mban garuzhden e varfërisë e në dorën tjetër stilografin e Autoritetit Kontraktor të Bashkisë Tiranë.

#OSotOKurrë

Etiketa: Dorian Teliti

Lajme të lidhura

Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë
Aktualitet

Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut

08:07 - 25/02/26
Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)
Aktualitet

Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

22:00 - 24/02/26
Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai
Aktualitet

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

20:48 - 24/02/26
Para
Mandati i Olta Xhaçkës, PD kërkon mbledhjen e KL-së

Mbledhja me dyer të mbyllura e PD, kush janë deputetët që u dënuan dhe propozimet për Zgjedhoren

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:13 - 25/02/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë

Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut

08:07 - 25/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 25 shkurt 2026

07:44 - 25/02/26
Parashikimi i motit, 25 Dhjetor 2024

Parashikimi i motit për sot, 25 shkurt 2026

07:40 - 25/02/26
U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

23:04 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com