GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Teliti: Becchetti u zbrazi llogaritë, qeveria mbush buxhetin e AlbControll me 20 mln euro të tjera

10:43 - 29/12/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Teliti: Becchetti u zbrazi llogaritë, qeveria mbush buxhetin e AlbControll me 20 mln euro të tjera
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Koordinatori i buxhetit në Partinë Demokratike, Dorian Teliti ka akuzuar qeverinë Rama se, po mbush buxhetin e AlbControll, për shkak të marrjes së fondeve nga biznesmeni italian, Francesco Beccheti.

Gjatë një deklarata nga selia blu, Teliti u shpreh se, qeveria ka shtuar edhe 20 mln euro fonde në buxhetin e agjencisë së kontrollit ajror, pas 30 milionëve që kishte dhënë vitin e kaluar.

Deklarata:

Jam këtu  për të denoncuar edhe njëherë papërgjegjshmërinë e qeverisë së Edi Ramës në menaxhimin e buxhetit të shtetit të vendit me varfërinë më të lartë dhe infrastrukturën më të dobët në rajon.

Me aktin normativ të buxhetit 2024 të miratuar disa ditë më parë, qeveria hapi thesin për financimin e AlbControll-it pas ekzekutimit të vendimit të gjykatave ndërkombëtare që i dhanë të drejtë Becchettit. Të gjithë i mbajmë mend deklaratat e qeverisë se asnjë qindarkë sdo marrë Becchetti nga paratë tona. E kundërta po ndodh, jo vetëm që Becchetti po i merr paratë kokërr më kokërr, por njësoj si dhjetor 2023 ku qeveria hapi thesin e saj dhe i dha 30 milionë euro AlbControllit, edhe me këtë akt të fundit normativ të pak ditëve më parë, janë plot 20 milionë euro të tjera nga taksat tona të cilat po i jepen AlbControllit për ta mbajtur në këmbë këtë institucion, të cilit Becchetti ja zbrasi llogaritë bankare.

Me aktin normativ të buxhetit 2024 të miratuar disa ditë më parë, institucioni që prej vitesh ka marrë statusin e ‘gropës thithëse të fondeve buxhetore’, konkretisht AKSHI, merr 25 milionë euro fonde shtesë për financimin e projekteve të saj të cilat kryesisht kanë qenë gjithmonë të veshura me petkun e mungesës së garës së hapur dhe të denoncuara me dhjetëra herë nga kjo foltore.

Me aktin normativ të pak ditëve më parë, një lum prej miliona euro u dhanë për financimin e rrugëve të florinjta, rrugë të cilat kushtojnë disa herë më shumë se ne vendet e zhvilluara. Janë lum milionash që priten të hidhen në fushatë, për të tjetërsuar edhe njëherë vullnetin e shqiptarëve.

Po ku i gjeten këto para? Ku i gjeti qeveria këto dhjetëra milionë euro për financimin e porosive dhe kontratave të tyre klienteliste?

Më lejoni t’ju informoj me disa fakte kokëforta.

Qeveria ka vendosur të ulë me pothuajse 17 milionë euro investimet në sektorin e bujqësisë, një sektor jetik për ekonominë shqiptare por që fatkeqësisht zyrtarisht i zhytur në recesion, sic raportohet edhe nga vetë Instat-i qeveritar.

Jo vetëm që nuk mbajtën premtimin elektoral të financimit të arsimit në masën 5% të PBB-së, por këto ditë qeveria uli me 12.2 milionë euro investimet në sektorin e arsimit, duke i lënë ende fëmijët tanë në shkolla me dy turne dhe studentet në auditore aspak sipas standardeve europiane.

Jo vetëm që braktisën gjithë këto vite sektorin e shëndetësisë, jo vetëm që lanë nevojtarët pa ilaçe dhe shërbimin e duhur shëndetësor, por me këtë akt normativ janë reduktuar me 4.5 milionë euro investimet në qendrat shëndetësore dhe spitale, e për më tepër janë ulur me 12 milionë euro fondet për programin e ‘përkujdesit social’.

Gjithashtu, gërshëra qeveritare është përdorur për të reduktuar edhe investimet në mjedis, art dhe kulturë, por kurrsesi kjo gërshëre nuk u përdor për të reduktuar shpenzimet operative të qeverisjes qendrore, të shpenzimeve të luksit të shfrenuar qeveritar.

Të dashur qytetarë, këto janë të vërtetat e aktit normativ, ku pas lemoshës me bonuse elektorale në të vërtetë fshihen të tjera qëllime okulte dhe klienteliste të qeverisë së Edi Ramës.

Ndaj ndryshimi është sot një domosdoshmëri. Me rikthimin e Partisë Demokratike në krye të punëve, ne angazhohemi në implementimin e një filozofie të re buxhetore, ku në qendër nuk do jenë interesat e qeveritarëve, por vetëm interesat e qytetarëve, familjes, sipërmarrjes dhe sektorëve të ekonomisë.

Etiketa: albcontrollBechettiKryesore1qeveri

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Aksidentoi policin gjatë detyrës, dëshmia e 21-vjeçarit: Më doli papritur para…

Aksidentoi policin gjatë detyrës, dëshmia e 21-vjeçarit: Më doli papritur para...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com