GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Teliti: Dyshja Rama-Veliaj, simbol i dështimeve për vitin 2024

10:43 - 31/12/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Washington Examiner ‘plas bombën’: SHBA po heton Ramën dhe Veliajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dorjan Teliti, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Koordinatori i Programit Ekonomik në Partinë Demokratike, ka bërë një analizë mbi situatën aktuale të menaxhimit nga dyshja Rama-Veliaj gjatë vitit 2024. Ai thekson dështimet e thella të qeverisjes, duke filluar nga braktisja e rinisë shqiptare dhe promovimi i emigrimit masiv, e deri te betonizimi i pamëshirshëm i kryeqytetit. Në një postim në Facebook, Teliti evidenton sesi politikat e qeverisë kanë zhytur shqiptarët në varfëri dhe kanë shkatërruar shtresën prodhuese dhe profesionistët e lirë.

Ai akuzon dyshen Rama-Veliaj për favorizimin e klientelës së tyre dhe pasurimin e oborrit të ngushtë, ndërsa qytetarët përballen me rritje të paprecedentë të kostove të jetesës. Teliti gjithashtu denoncon mungesën e transparencës në menaxhimin e fondeve publike dhe korrupsionin në projektet madhore si inceneratorët dhe Porti i Durrësit. Sipas tij, ky është kulmi i një qeverisjeje që ka kapur shtetin dhe drejtësinë për të mbrojtur interesat e veta.

Megjithatë, ai shpreh bindjen se shqiptarët nuk do të dorëzohen dhe 11 maji do të shënojë fillimin e ndryshimit të madh. Për Telitin, ky është momenti për të ndalur këtë sistem dhe për t’i kthyer qytetarëve të drejtat dhe dinjitetin e munguar.

Postimi:

10 “ARRITJET” (DËSHTIMET) E DYSHES RAMA-VELIAJ GJATË 2024
1. Braktisën rininë në kryeqytet dhe anembanë Shqipërisë, duke u treguar rrugët e emigrimit. Ulje e ndjeshme e numrit të nxënësve dhe studentëve të regjistruar. Goditën dhunshëm shpirtin kurajoz dhe iniciativën e tyre të lirë.
2. Braktisën sipërmarrjen vendase. Falimentimi masiv i bizneseve prodhuese dhe humbja e dhjetëra mijëra vendeve të punës ishin kryefjala e muajve të fundit.
3. Goditën profesionistët e lirë me taksimin antikushtetues; qindra profesionistë u larguan nga vendi gjatë 2024.
4. Çmimet e shportës bazë të konsumit u rritën me shifra dyshifrore, ndërsa 46% e shqiptarëve janë zhytur në varfëri. Bonuset elektorale ishin thjesht mashtrimi i radhës.
5. Braktisën të sëmurët; gjysma e ilaçeve blihen nga vetë njerëzit. Onkologjiku është pasqyra e degradimit të shëndetësisë.
6. Braktisën dhe goditën qëllimisht fermerin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, me subvencionet më të ulëta në rajon dhe me skema kriminale të diferencimit të TVSH-së. Tirana dhe Shqipëria nuk konsumojnë “shqip”.
7. Dyshja Rama-Veliaj miratuan buxhete “historike” qendrore dhe vendore, por që nuk ndihmojnë aspak zhvillimin, vetëm pasurimin e oborrit dhe miqve të tyre. Transparenca dhe gara në prokurimet publike janë thjesht kujtime të së kaluarës.
8. Rritën faturat shumë milionëshe për PPP-të dhe “dogjën” paratë e taksave tona në inceneratorë që nuk ekzistojnë.
9. Pas betonizimit të shfrenuar të Tiranës nga dyshja siameze, u fuqizuan edhe “themelet” e aferës së Portit të Durrësit. Fatura prej qindra milionë eurosh do të paguhet nga buxheti i shqiptarëve.
10. Dhe e fundit (aspak për nga rëndësia), dyshja siameze realizoi, pas 3 dekadash, ngritjen zyrtare të sistemit famëkeq të arrestimit politik të kundërshtarëve të tyre. Por kot lodhen; opozita është në këmbë dhe 11 maji do të jetë dita e madhe e ndryshimit.
Në #11maj dyshja siameze Rama-Veliaj në pension politik. Në #11maj është rradha e shqiptarëve!

Etiketa: RamaTelitiVeliaj

Lajme të lidhura

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës
Aktualitet

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Para
Duka uron për Vitin e Ri: Mbyllim një vit me rekorde dhe mirëpresim evente madhështore në 2025-n!

Duka uron për Vitin e Ri: Mbyllim një vit me rekorde dhe mirëpresim evente madhështore në 2025-n!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

Kristjan Asllani pritet të jetë në stol ndaj Fenerbahçes. Trajneri Sergen Jalçin do të befasonte kështu mesfushorin shqiptar, pikërisht para...

Lexo më shumë
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com