GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Teliti: Ja pse duhet protestuar më 11 korrik

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Teliti: Do kërkojmë komision hetimor për vjedhjet e Erion Veliajt në bashki
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, në një konferencë për shtyp nga selia blu, rreshtoi disa nga arsyet se pse duhet protestuar më 11 korrik.

Disa nga arsyet janë: Varfëria, kequshqyerja e fëmijëve, pabarazia, rritja e çmimeve, taksat e larta, tradhëtia e qeverisë Rama ndaj rinisë dhe çifteve të reja, abuzimet me paranë publike, etj.

Teliti i ka bërë thirrje çdo shqiptari që e ka pësuar nga keqqeverisja, që është braktisur, që paguan shumë taksa e merr pak shërbime, të bashkohen më 11 korrik ora 20.00 para Kryeministrisë.

Deklarata e plotë:

Opozita ka thirrur një protestë më 11 korrik, për padrejtësitë që po u bëhen ju, ne, familjeve tona dhe të ardhmes së vendit.

Ekonomia familjare, ekonomia juaj dhe e vendit në këto 11 vite, të Edi Ramës dhe keq-qeverisjes së tij ka lënguar. 1/3 e popullatës u largua nga vendi, duke ndarë familjet për së gjalli.

Sipas statistikave të UNICEF, në çdo 100 fëmijë shqiptarë, 47 janë të kequshqyer. Çmimet janë shumëfishuar, ndërkohe që si pagat ashtu edhe pensionet nuk janë rritur as me normat e indeksimit të inflacionit ndër vite. Prej 13 muajsh Edi Rama refuzon të miratojë minimumin jetik, propozim i opozitës që fle në sirtarët e Parlamentit.

Shqiptarët paguajnë prej vitesh çmimin e rritur të energjisë dhe ujit. Prej vitesh paguajmë edhe “taksën Rama” mbi karburantin, e cila na kushton 240 lekë të vjetra për çdo litër që konsumojmë.

Edi Rama dhe qeveria e tij, tradhtuan rininë dhe çiftet e reja, të cilët sot nuk kanë pothuajse asnjë mundësi të blejnë një banesë për strehim, pasi çmimet e rritura disa fish të apartamenteve, si pasojë e parave të krimit, drogës dhe korrupsionit, e kanë nxjerrë këtë sektor nga binarët normal të zhvillimit.

Edi Rama dhe qeveria e tij vranë konkurrencën e lire e të ndershme, duke larguar investitorët e huaj. Edi Rama dhe qeveria e tij jo vetëm tradhtuan sipërmarrjen, por i shpallën luftë të hapur. Me rritjen e taksave e tatimeve, Shqipëria prej 11 vitesh është vendi me barrën fiskale më të lartë në rajon, duke e pamundësuar zhvillimin e biznesit, shpeshherë duke i çuar drejt falimentit.

Varfëria dhe padrejtësia janë ulur këmbëkryq në familjet e shqiptarëve të ndershëm, ndërkohë që qeveria jeton në një tjetër botë. Shpërdorimet e fondeve publike për lukse, udhëtime luksoze me chartera private, tendera multimilionëshe pa garë e të porositura, kontrata koncesionare PPP abuzime dhe korruptive, kanë qenë dhe janë të vetmet të cilat marrin vëmendjen e plotë të qeverisë.

Të dashur qytetarë, duhet thënë NDAL!

Ndal abuzimit, ndal klientelizmit, ndal korrupsionit, ndal taksimit mbytës, ndal braktisjes së njerëzve në nevojë, ndal çdo praktikë që përkeqëson jetesën e çdo shqiptari.

I bëj thirrje çdo shqiptari që e ka pësuar nga keqqeverisja, që është braktisur, që paguan shumë taksa e merr pak shërbime, të bëhemi bashkë më 11 korrik ora 20.00 para KM.

Të bashkuar në betejën për të sotmen e të ardhmen, të protestojmë babëzitë dhe marrëzitë e Edi Ramës. Të kërkojmë qeveri teknike, dhe nëpërmjet saj zgjedhje të lira e të ndershme.

O SOT O KURRE!

Ju faleminderit!

Etiketa: Dorian TelitiPDTeliti

Lajme të lidhura

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Aktualitet

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin
Aktualitet

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26
Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve
Aktualitet

Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve

16:14 - 21/08/26
Para
Korçë/ 60-vjeçari goditet me sende të forta nga fqinji i tij

Aksident i trefishtë në Lushnje, 2 të plagosur. Trafik kilometrik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte
Botë

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26

Futbollisti serb Uroš Milošević është arrestuar të mërkurën në Portugali, pasi policia ndaloi furgonin që ai po drejtonte në autostradën...

Lexo më shumë
Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

17:08 - 21/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

16:55 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com