GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Teliti kundër vendosjes së çmimit të referencës së pronës

14:58 - 10/08/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Teliti kundër vendosjes së çmimit të referencës së pronës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i këshillit bashkiak Tiranë, Dorian Teliti, ka dalë kundër vendimit për vendosjen e çmimit të referencës së pronës.

Ai pohoi se shqiptarët do të duhet të paguajnë taksë edhe për stallat dhe kasollet e lopëve tanë. Po ashtu PD ka dënuar aktin e qeverisë që sipas saj takson pa benefite dhe merr nga qytetarët pa dhënë asnjë shërbim pas.

“Edi Rama ka firmosur, siç di dhe bën vetëm ai, fap-e –fap-e-fap, një mandatë të re për familjet shqiptare. Një vendim qeverie në pikun e verës, kur vëmendja publike është më e ulët se kurrë, i marrë gjysmë fshehurazi dhe në mënyrë banditeske, pa dëgjesa, pa konsulta, pa e vrarë mendjen, do t’u kushtojë familjeve shqiptare pa dallim partie, krahine apo të ardhurash, 50 milionë euro në vit.

Kjo, sepse çmimi i referencës së pronës është rritur me 50-75 përqind”, tha Teliti, përfaqësues i PD-së.

Partia Demokratike e dënon këtë akt poshtërsie qeveritare, që takson pa benefite dhe merr pa dhënë, duke e kthyer qeverinë, nga mbrojtëse e interesave të qytetarit, në taksidar pushtuesi të brendshëm.

Teliti tha se Edi Rama po planifikon që të fuqizojë një ligj të ri për taksën e pronës, që do ketë dy pasoja të tjera: së pari, do të dyfishojë taksën e banesës nga 0.05 për qind në 0.1 për qind, së dyti, do të rrisë llojet e pronave që taksohen, duke përfshirë ndërtesat për qëllime bujqësore dhe blegtorale.

“Kostoja financiare e taksës së re të katërfishuar të pronës, sepse është rritur si taksa vetë ashtu dhe cmimi i referencës, është vetëm njëra anë e medaljes.

Mijëra familje shqiptare nuk kanë certifikata pronësie, edhe pse kanë prona. Kjo do të hapë një kapitull të ri stresi për këto familje, të cilat do të përballen me taksidarët e qeverisë dy herë: për të marrë certifikatën e një prone dhe për t’u shpjeguar se nuk duhet të paguajnë taksë për të, se nuk e kanë me letra.

Po me familjet e shpronësuara nga tërmeti cfarë do të ndodhë? Qindra e qindra të tilla janë në apartamente dhe shtëpi të cilat nuk janë pronë e tyre. Qeveria nuk ua ka dhënë certifikatat e pronësisë dhe ata janë të dëmtuar dy herë. Kanë humbur shtëpitë dhe tani janë në banesa që nuk u përkasin. A do të taksohen edhe këta?

Këto vendime të Edi Ramës janë në vetvete një ftesë e qeverisë, një hapje dere që shqiptarët të ikin. Kjo masë është Pallati me Shigjeta në dalje të Shqipërisë që Rama pikturon për shqiptarët. Ai po na thotë: Ja ku e keni exit-in. Nuk ju duam, ikni! Me investitorët strategjikë, oligarkët dhe turistët nomadë, mund të jemi shumë më mirë se me ju”, tha Teliti.

Etiketa: CmimekostoPronaTeliti

Lajme të lidhura

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit
Breaking Views

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Para
Parandalohet krimi, kapen dy persona me mina me telekomandë (EMRAT)

Parandalohet krimi, kapen dy persona me mina me telekomandë (EMRAT)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

Po sikur të çmenden deputetët?  Pyetja vjen vetiu që prej fundit të shekullit të kaluar në filozofinë politike. M’u kujtua kjo...

Lexo më shumë
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com