GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Teliti: Veliaj planifikon t’i paguajë miliona inceneratorit fantazëm

13:24 - 13/09/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Teliti:  Qeveria të ndërpresë pagesat për inceneratorët fantazmë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti tha se Erion Veliaj po planifikon t’i paguajë 5.7 milionë euro të tjera projektit fantazmë të inceneratorit që nuk djeg. Ai i bëri thirrje Ministrisë së Financave që të mos bëhet palë e asnjë shkeljeje ligjore dhe pagesave abuzive.

Deklarata:

Të dashur qytetarë!

Ka një garë të fortë midis drejtuesve më të lartë të mazhorancës qeverisëse.

Ju ndoshta mendoni se ata garojnë se kush e kush të bëjë më shumë punë për qytetarët, kush e kush të përdori me sa më shumë efiçencë paratë e taksave, por jo, gaboheni rëndë.

Ata nuk garojnë se kush punon më mirë, por se kush e ka më të rëndë dorën e abuzimit me fondet buxhetore.

Rasti më i fundit është vendimi që Erjon Veliaj kërkon të miratojë me kartonat e rilindjes ditën e premte në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak.

Të gjithë patëm një moment lehtësimi kur inceneratori i Tiranës u sekuestrua nga SPAK për një sërë shkeljesh të rënda për të cilat pronarët e saj të deklaruar janë në arrati prej dy vitesh tashmë.

Të gjithë menduam se 103 milionë eurot që i janë paguar padrejtësisht këtij inceneratori që nuk ekziston, do të ktheheshin shumë shpejt në arkën e shtetit.

Të gjithë menduam se që nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj e deri te zyrtari më i ulët i administratës që ka gisht në këtë aferë do dilte para qytetarëve dhe do të kërkonte të pakten një “ndjesë publike”.

Por jo, asnjë nga këto nuk ndodhi, përkundrazi.

Erjon Veliaj planifikon t’i paguajë 5.7 milionë euro të tjera projektit fantazmë të inceneratorit që nuk djeg, me justifikimin e detyrimeve të prapambetura.

Pasnesër në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, një ndër pikat e rendit të ditës janë pikërisht ndryshimet që Erjon Veliaj ka ndërmend të bëjë në buxhetin e bashkisë, ku spikat me një vlerë tejet të lartë edhe zëri i inceneratorit, me plotë 5.7 milionë euro.

Ndaj i bëjmë thirrje ndërgjegjes qytetare të këshilltareve socialistë. Mos u bëni miratues me kartonin tuaj të vjedhjes së parave të taksapaguesve të Tiranës.

Mos u bëni noterë të abuzimit me fondet që në vend që të digjen e vidhen me inceneratorë që nuk ekzistojnë, hajde t’i çojmë për ndërtimin e çerdheve e kopshteve, aq të nevojshme për qytetarët e Tiranës që ne përfaqësojmë.

I bëj edhe njëherë thirrje Ministrisë së Financave, që t’i kthehet ligjshmërisë në pagesat e thesarit dhe të mos tolerojë apo të bëhet palë e asnjë shkeljeje ligjore dhe pagesash abuzime.

Çdo qindarkë vlen, dhe ne këshilltaret e opozitës do mbrojmë interesin, mundin dhe djersën e qytetarëve të Tiranës.

 

Etiketa: inceneratorTelitiVeliaj

Lajme të lidhura

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Breaking Views

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin

18:14 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Dhunohet efektivi i policisë në Tiranë, transportohet në spital

Sulmohet me sende të forta në rrugë 32-vjeçari. Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com