GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Telushi: Te Elbasani më besuan, u them tifozëve…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
BRUNO-TELUSHI

BRUNO-TELUSHI

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elbasani diti që të bindte një kampion si Bruno Telushi. Edhe pse të shumtë e quanin të vështirë këtë operacion, drejtuesit ia dolën dhe sot që flasim kanë në ekip ishkapitenin e Partizanit.

Në lojë për shërbimet e tij ishte edhe Flamurtari, por verdheblutë i ofruan atë që ndoshta i mungonte 32-vjeçarit.

Besuan tek ai dhe kjo ka ndikuar fort në vendimin e mesfushorit, CV-ja e të cilit është vërtetë e pasur. Këtë e konfirmon enkas për “Panorama Sport” edhe vlonjati. Gjatë intervistës së dhënë për gazetën ai flet për përshtypjet e para në qytet, objektivin, tifozët dhe Kastriotin.

Nga Partizani tek Elbasani, pse zgjodhët që të luani në Kategorinë e Parë?

Në radhë të parë ishin njerëzit që patën besim tek unë dhe kjo gjë më dha kënaqësi, duke filluar nga trajneri apo drejtuesit. Më pas edhe projekti i skuadrës dhe mendimi për Superioren.

Na thoni përshtypjet tuaja të para nga koha që iu bashkuat ekipit?

Të them të drejtën, pa i bërë qejfin askujt, kam mbetur shumë i kënaqur dhe i befasuar nga kushtet, atmosfera apo mënyra se si më kanë pritur në klub. Shokët dhe të gjithë më kanë bërë përshtypje shumë të mira dhe jam shumë i kënaqur.

Elbasani ka vite që pret rikthimin në Superiore, si i shihni shanset këtë sezon?

Është e vërtetë që Elbasani ka vite që pret. Kjo ka bërë që tifozët dhe dashamirësit e futbollit të na mbështesin më shumë dhe të jenë më afër ekipit. Shanset janë të mëdha, klubi ka projekt serioz dhe ka bërë përzgjedhje lojtarësh për Superiore. Jo më kot ka marrë shumë lojtarë nga elita. Kjo tregon seriozitet dhe një objektiv që duhet ta arrijmë me patjetër.

Cilët do të jenë rivalët kryesorë të verdhebluve?

Mendoj se në çdo ekip, ashtu si edhe tek Elbasani, rivalë kemi veten tonë. Në qoftë se ne përshtatemi, japim maksimumin duke luajtur me këmbë në tokë dhe lëmë mënjanë euforinë, mendoj se nuk do të kemi rivalë.

Ndeshja e parë ndaj Kastriotit, si e shihni?

Të gjitha ndeshjet janë të vështira, kanë sikletin e tyre. Ne do të futemi për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje. Kastrioti është një ekip i mirë, që ka qenë pjesë e Superiores dhe ka rënë në të Parën, por ne do të shkojmë të japim maksimumin dhe të marrim tri pikët.

Dhe për ta mbyllur, a keni një premtim për tifozët që e presin shumë këtë vit?

Tifozëve u premtoj sa më shumë fitore. U them që të vijnë sa më të shumtë në stadium e të na mbështesin, sepse ky është një plus i madh për ne. Nuk do t’i zhgënjejmë./PanoramaSport

Etiketa: ElbasaniTelushi

Lajme të lidhura

Allegri dhe zemërimi me Gasperinin pas barazimit: Ti bën rrëmujën, më përjashtojnë mua…
Breaking Views

Allegri dhe zemërimi me Gasperinin pas barazimit: Ti bën rrëmujën, më përjashtojnë mua…

12:30 - 25/10/26
U plagos në protestë/ “Familja kuqezi është pranë tij”, Armand Duka mesazh për Erjon Vishkullin
Breaking Views

U plagos në protestë/ “Familja kuqezi është pranë tij”, Armand Duka mesazh për Erjon Vishkullin

11:10 - 25/10/26
Si do ta ndalojë Mbappén? Hansi Flick tregon shqetësimet para El Clasicos
Breaking Views

Si do ta ndalojë Mbappén? Hansi Flick tregon shqetësimet para El Clasicos

10:53 - 25/10/26
Para
Nepotizëm ekstrem, presidenti emëron të bijën si…

Nepotizëm ekstrem, presidenti emëron të bijën si…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26

Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani njoftuan se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka siguruar dy...

Lexo më shumë
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com