GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Temperaturat e larta, mjeku: Të shmangen daljet në orët e pikut

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Temperaturat e larta, mjeku: Të shmangen daljet në orët e pikut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kushtet kur vendi ynë është përfshirë nga temperaturat e larta që këtë javë pritet të arrijnë deri në 43 gradë celcius, mjekët japin disa këshilla për të gjithë qytetarët si të jenë më të kujdesshëm me daljen në diell, por edhe me konsumimin e ushqimeve.

Mjeku i familjes në Qendrën Shëndetësore nr. 9 në Tiranë, Artan Bitri tha sot për ATSH-në se “qytetarët duhet të shmangin daljet në orët e pikut, 11.00-17.00, ndërsa duhet të bëhet kujdes me fëmijët dhe të moshuarit”.

Kujdes të veçantë, u shpreh Bitri, duhet të tregojnë sidomos të sëmurët kronikë.

“Edhe për pacientët kardiakë me kufizime në regjimin hidrik, këshillohet konsumi i 1.5 litra ujë në ditë. Nëse në këta pacientë krijohen situata me humbje të shtuar lëngjesh, mund të konsumohet edhe sasi më e madhe uji, pasi të këshillohen me mjekun e tyre”, tha Bitri.

Për të eliminuar problemet nga temperaturat e larta, Bitri këshillon shmangien e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell, mbrojtjen përmes kapeles dhe rrobave të lehta dhe përdorimin e kremrave mbrojtës.

Mjeku Bitri u shpreh se “jo vetëm të sëmurët kronikë, por të gjithë duhet të konsumojnë gjatë ditës, ujë dhe lëngje, elektrolite, fruta dhe zarzavate”.

Të gjithë ata që vuajnë nga sëmundje kronike duhet të konsultohen me mjekun e familjes apo me specialistin për të përballuar sa më mirë temperaturat e larta të stinës së verës.

Grupet më të rrezikuara ndaj temperaturave të larta janë: të moshuarit, foshnjat dhe fëmijët e vegjël si dhe personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike si: sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, thyreotoksikoza, sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK), sëmundjet mendore, sëmundjet e veshkave, insuficienca renale, gurët në veshka, gratë shtatzëna etj.

Etiketa: i nxehtitemperaturat e larta

Lajme të lidhura

Nisin punimet e Asamblesë, Rama ndërpret sinjalin: Ndjesë, por dua të ndaj disa fjalë me familjen time politike
Aktualitet

Nisin punimet e Asamblesë, Rama ndërpret sinjalin: Ndjesë, por dua të ndaj disa fjalë me familjen time politike

10:16 - 14/11/26
Veliaj i kthehet kundër Ramës, po përpiqet të ndërtojë imazhin e një “të burgosuri politik”
Aktualitet

Veliaj i kthehet kundër Ramës, po përpiqet të ndërtojë imazhin e një “të burgosuri politik”

09:55 - 14/11/26
Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta, arrestohet 23-vjeçari në Mirditë dhe në kërkim vëllai i tij
Aktualitet

Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta, arrestohet 23-vjeçari në Mirditë dhe në kërkim vëllai i tij

09:43 - 14/11/26
Para
Tifozët shqiptarë e kroatë festojnë bashkë, Berisha i përgëzon: Ju lumtë!

Tifozët shqiptarë e kroatë festojnë bashkë, Berisha i përgëzon: Ju lumtë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nisin punimet e Asamblesë, Rama ndërpret sinjalin: Ndjesë, por dua të ndaj disa fjalë me familjen time politike
Aktualitet

Nisin punimet e Asamblesë, Rama ndërpret sinjalin: Ndjesë, por dua të ndaj disa fjalë me familjen time politike

10:16 - 14/11/26

Ka nisur në 10:00 Asambleja e PS në Lalëz të Durrësit, ku Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi çeli punimet e...

Lexo më shumë
BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

10:12 - 14/11/26
Veliaj i kthehet kundër Ramës, po përpiqet të ndërtojë imazhin e një “të burgosuri politik”

Veliaj i kthehet kundër Ramës, po përpiqet të ndërtojë imazhin e një “të burgosuri politik”

09:55 - 14/11/26
Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta, arrestohet 23-vjeçari në Mirditë dhe në kërkim vëllai i tij

Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta, arrestohet 23-vjeçari në Mirditë dhe në kërkim vëllai i tij

09:43 - 14/11/26
Tani është rradha e shqiptarëve, momenti i duhur të zhdukim Diktatorët

Besoni, luftoni, mos u dëshpëroni… të tregojmë një herë se jemi të zotët e vetes!

09:22 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com