Në territorin e Bashkisë së Kukës janë regjistruar vatrat e para të zjarrit.
Flakët kanë përfshirë ditën e sotme një sipërfaqe pyjore, në fshatin Kalimash në afërsi të rrugës Kolsh-Kalimash.
Zjarri ka qenë i përmasave të mëdha dhe për shuarjen e tij në një kohë rekord u angazhua shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë së Kukësit.
Gjithashtu zjarrfikësve u erdhën në ndihmë edhe banorë të zonës.
Ndërkohë nga vlerësimi paraprak mësohet se janë djegur 1500 katrore pyll me gështenja.