GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Tempulli”/ Gjykata e Elbasanit liron njërin dhe zbut dënimet e kërkuara për 22 të pandehurit

18:28 - 25/07/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 10 min
A A
“Tempulli”/ Gjykata e Elbasanit liron njërin dhe zbut dënimet e kërkuara për 22 të pandehurit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Elbasanit ka dhënë vendimet për 22 të pandehurit të operacionit “Tempulli”, të akuzuar për shitje dhe prodhim të narkotikëve.

21 prej tyre Gjykata i ka shpallur fajtor, ndërsa ka ulur vitet e dënimit dhe vetëm për një të pandehur ka hequr masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, duke e lënë të lirë.

Gjithashtu sipas vendimit lënda narkotike e sekuestruar do të asgjësohet, ndërsa sendet e sekuestruara që i përkasin të pandehurve do t’i kthehen pronarit që i takojnë. Armët e ftohta të sekuestruara do t’i kalojnë shtetit.

Njoftimi i plotë

Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon mbi pёrfundimin e shqyrtimit gjyqёsor dhe vendimmarrjen e Nr. 393/5 Proc V. 2023, nё kuadёr tё “Operacionit Tempulli” tё kёrkesёs sё Prokurorisё Pranё Gjykatёs sё Shkallёs sё Parё tё Juridkisionit tё Pёrgjithshёm Elbasan pёr tё akuzuarit pёr kryerjen e veprës penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Sot më datë 25.07.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me trup gjykues të përbërë nga: Kryesues Gjyqtar znj. Suela Lika; Anëtarë: Gjyqtare znj. Aurora Alimadhi dhe Gjyqtar z. Gjergji Baçi, në përfundim të gjykimit, pasi dëgjoi palët në diskutimin përfundimtar me vendim  Nr.430 Vendimi të datës 25.07.2024:

VENDOSI:

1.Deklarimin fajtor të të pandehurit A.G., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 5(pesë) vite e 4(katër) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin A.G., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

2.Deklarimin fajtor të të pandehurit Ll, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin A.Ll, fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

4.Deklarimin fajtor të të pandehurit D., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 4 vite burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin E.D., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

5.Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 3 vite e 4 muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin E.K., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

5.Deklarimin fajtor të të pandehurit E.T., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin E.T., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

6.Deklarimin fajtor të të pandehurit E.H., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin E.H., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme

7.Deklarimin fajtor të të pandehurit E.D., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 3 vite e 4 muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin E.D., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme

8.Deklarimin fajtor të të pandehurit F.B., për veprën penale  “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në formën e mbajtjes së armës së ftohtë në banesë të parashikuar nga neni 279/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 150.000 lekë gjobë.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke caktuar përfundimisht dënimin me gjobë në masën 100.000(njëqind mijë) lekë.

Gjoba e caktuar do të paguhet brënda 1 muaji nga dita që vendimi merr formë të prereë në një këst të vetëm.

9.Deklarimin fajtor të të pandehurit F.B., për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.B., për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në formën e mbajtjes së armës së ftohtë në banesë të parashikuar 279/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal dhënien e një dënimi të vetëm prej 6 (gjashtë) vite e 6(gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar përfundimisht me 4( katër) vite e 4(katër) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin F.B., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

10. Ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale për të pandehurin B., nga ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal në ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7(shtatë) vite burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 4(katër) vite e 8(tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin G.B., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

11.Deklarimin fajtor të të pandehurit G.Sh., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale, dënimit të caktuar i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin G.Sh., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

12. Deklarimin fajtor të të pandehurit B., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale, dënimit të caktuar i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin G.B., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

13. Deklarimin fajtor të të pandehurit GJ(S)., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 5(pesë) vite e 4(katër) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin H.GJ(S)., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

14. Deklarimin fajtor të të pandehurit N., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 3 vite e 4 muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin L.N., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme

15. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.H., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atrë përfundimisht me 4 vite burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin M.H., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

16. Deklarimin fajtor të të pandehurit B., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 5(pesë) vite e 4(katër) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin M.B., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

17. Ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale për të pandehurin M.K., nga ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal në ‘’Moskallzim krimi’’ parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal dhe dënimin e tij më 1(një) vit e 6(gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale, dënimit të caktuar i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar përfundimisht me 1 vit burgim.

Urdhërohet heqja e masës së sigurimit personal ‘’Arrest në burg’’ dhe lirimi i menjëhershëm i tij nëse nuk mabhet i arrestuar për ndonjë shkak apo vepër tjetër penale.

18. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit M.P për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal.

Urdhërohet heqja e masës së sigurimit ‘’Arrest në shtëpi’’ dhe lirimin e tij nëse nuk qëndron në banesë për ekzekutimin e ndonjë mase tjetër sigurimi.

19. Deklarimin fajtor të të pandehurës R.I., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 5 (pesë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 3 vite e 4 muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurën R.I., fillon nga dita e ndalimit të saj dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme

20. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.K., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 5(pesë) vite e 4(katër) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin R.K., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

21. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ll., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Xh.Ll. fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

22. Deklarimin fajtor të të pandehurit GJ., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Xh.Gj.,  fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

23. Në zbatim të nenit 190/ 1 gërma ‘’b’’ lënda narkotike e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sipas procesverbaleve përkatëse, të asgjësohen. Në zbatim të nenit 190/1 gërma ‘’ç’’. Sendet e sekuestruara që i përkasin të pandehurve ti kthehen pronarit apo përdoruesit të ligjshëm. Armët e ftohta të sekuestruara të kalojnë në favor të shtetit.

24. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me ekzekutimin e këtij vendimi.

25. Shpenzimet proceduriale të kryera në hetim dhe ato të kryera në gjykim ti ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare. Shpërblimin për avokatët e caktuar kryesisht, parapaguhen nga buxheti gjyqësor.

26.Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brënda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

U shpall në Elbasan, sot më datë 25.07.2024.

gijotina.com/

Etiketa: Gjykata e ElbasanitKryesore1operacioni "Tempulli"

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte
Botë

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Para
Grabitet filiali i bankës në Prishtinë

Zhvatnin para gjatë numërimit në Exchange, arrestohet çifti kolumbian në Prishtinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26

Sqarimi i detajeve të vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela në Elbasan dhe ekzekutimi i Elvis Dedaj në...

Lexo më shumë
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com