“Tempulli” në Tropojë, arrestohet 32-vjeçari për lëndë narkotike

Një sasi kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Tropojës, ndërsa në pranga ka përfunduar një 32-vjeçar.

Policia sqaroi se arrestimi i këtij shtetasi është bërë në kuadër të operacionit “Tempulli”, duke sqaruar se droga është gjetur brenda një automjeti, ndërsa është proceduar penalisht edhe një 16-vjeçare që shoqëronte të arrestuarin.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, si dhe i hetimeve të ndjekura proaktivisht, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me ato të DVP Kukës, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Në Bajram Curri, është ndaluar për kontrolle, automjeti me drejtues shtetasin A. Ç. dhe ku ishte pasagjere një 16-vjeçare. Gjatë kontrolleve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 450 euro dhe 40 000 lekë që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

 

 

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua shtetasi A. Ç., 32 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 16-vjeçaren, të dy banues në Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Lajme të lidhura

Para

Discussion about this post

TË FUNDIT