GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tender 15.2 mln euro për armë dhe gaz, Qeveria armatos Policinë e Shtetit gjer në dhëmbë

17:07 - 28/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tender 15.2 mln euro për armë dhe gaz, Qeveria armatos Policinë e Shtetit gjer në dhëmbë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara do të zhvillojë në gusht një nga tenderat më të mëdhenj në histori për blerjen e armatimit dhe pajisjeve luftarake për Policinë e Shtetit.

Sipas njoftimit në regjistrin e parashikimeve për prokurimet, tenderi është parashikuar të zhvillohet në gusht dhe do të ketë një vlerë 1.63 miliardë lekë ose 15.2 milionë euro. Ky është një tender i kufizuar në fushën e sigurisë. Dokumentat e tenderit u vihen në dispozicion vetëm operatorëve ekonomikë të interesuar me anë të paraqitjes së një kërkese me shkrim pranë ASHPP.

Ky është tenderi më i lartë që qeveria ka bërë ndonjëherë për të armatosur policinë e shtetit. Një burim nga ministria e Brendshme i tha Oligarkia.al se tenderi është në kuadër të modernizimit të armatimit dhe pajisjeve luftarake që përdor policia e shtetit. Por një pjesë e kontratës parashikon edhe blerjen e gazit luftarak, që policia përdor gjatë protestave.

Tenderat për blerjen e armëve të ushtrisë dhe policisë së shtetit, shpesh kanë qenë objekt dyshimesh të forta për korrupsion. Jo vetëm nga fakti që zhvillohen përmes procedurave sekrete apo garave të kufizuar, por edhe për faktin që këto tendera përfundojnë gjithmonë në një grusht 2-3 kompani, të akuzuara për lidhje të forta me qeverinë dhe maxhorancën.

Vitin e kaluar, Policia e Shtetit zhvilloi një tender me vlerë 700 mijë euro për blerje pistoletash dhe automatikësh. Por këtë herë objekti i prokurimit është shumë më i gjerë dhe sasia e armatimit dhe pajisjeve luftarake që do të blihen, shumë më e madhe.

A është ky tender i nxitur vetëm nga nevoja për të modernizuar armatimin e policisë së shtetit, apo qeveria po përgatitet edhe për protestat e mundshme në të ardhmen, që të ketë sasi të mjaftueshëm gazi në dispozicion? Në të kaluarën policia është akuzuar për përdorim disproporcional dhe pa kriter të gazit gjatë protestave të opozitës, duke dëmtuar jo vetëm protestuesit, por edhe qytetarët në banesat e tyre. /Oligarkia.al/

Etiketa: ArmegazKryesore1Policiaqeveriatender

Lajme të lidhura

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores
Breaking Views

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Para
Ja si të përballoni vapën më mirë pa përdorur kondicionerin

Ja si të përballoni vapën më mirë pa përdorur kondicionerin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com