GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tender fiktiv për korsitë biçikletave? Veliaj shpenzon dy herë për të njëjtën gjë

17:48 - 24/01/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Video
Kohë leximi: 3 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në fillim të vitit 2023, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i dha kompanisë “Atelier 4” të Alban Eftimiu një tender pa garë kompanisë me fond limit rreth 117 milionë lekë të vjetra, për të përgatitur studimin për përmirësimin e korsive ekzistuese të biçikletave dhe shtimin e tyre në rrugët e kryeqytetit.

Një vit më pas, në Janar të vitit 2024, Bashkia e Tiranës shpall në Regjistrin e Parashikimeve të Prokurimeve Publike saktësisht të njëjtin tender, “Studimi dhe Projektimi i elementëve të sigurisë rrugore për rrjetin ekzistues të korsive të biçikletave, përmirësimi, shtimin dhe kompletimin e tyre”.

Kësaj radhe fondi limit është më i lartë, 134 milionë lekë të vjetra.

Bashkia e Tiranës parashikon të shpallë gjatë vitit 2024 tenderin “Studimi dhe Projektimi i elementëve të sigurisë rrugore për rrjetin ekzistues të korsive të biçikletave, përmirësimi, shtimin dhe kompletimin e tyre”.

Informacionet siguruara nga “Gijotina” krijojnë dyshime se kryebashkiaku Veliaj po dublon të njëjtin tender, pra po shpenzon dy herë qindra milionë lekë publike, për të njëjtën punë.

Për të kuptuar më mirë mbi këto veprime që duken si “makinacione” të Veliajt dhe Bashkisë së Tiranës, shohim dokumentat.

Tenderi i parë
Në Dhjetor të vitit 2022, Bashkia e Tiranës shpalli tenderin “Studimi dhe Projektimi i elementëve të sigurisë rrugore për rrjetin ekzistues të korsive të biçikletave, përmirësimi, shtimin dhe kompletimin e tyre”, me fond limit 11 752 000 lekë të reja.

Në dokumentat e atij tenderi thuhej shprehimisht: “Projekti përfshin rreth 38 km korsi ekzistuese për biçikleta dhe mundësinë e zgjerimit me 23 km të kësaj infrastrukture për plotësimin e “MinGrid” të parashikuar …”.

Dokumentat e tenderit të parë

Ky investim ishte i parashikuar në Planifikimin Buxhetor Afatmesëm 2022-2024, të miratuar nga Bashkia e Tiranës.

Siç lexohet në dokumentat e tenderit, studimi i kërkuar nga stafi i Veliajt parashikonte projektimin për korsitë ekzistuese të biçikletave, si edhe mundësinë e zgjerimit të tyre me 23 kilometra të tjera.

Në tender morën pjesë tre operatorë ekonomikë: “Zenit & Co”; bashkimi ndërmjet “Seed Consulting” e “Atelier 4”; dhe bashkimi ndërmjet “Tower” e “Igroup” shpk.

Kompania “Zenit” u përjashtua që në fazën e parë të tenderit. Sipas të dhënave zyrtare, “Seed-Atelier 4” paraqitën ofertën 115 milionë lekë të vjetra. Ndërsa konkurenti tjetër, “Tower-Igroup” dhanë ofertën më të ulët, 107.6 milionë lekë të vjetra.

Por, në mënyrë të habitshme, Bashkia e Tiranës shpalli fitues bashkimin e operatorëve me ofertë më të lartë, ku bënte pjesë edhe shoqëria “Atelier 4” e mikut të kryeministrit Edi Rama, Alban Eftimi.

Bashkia e Veliajt e argumentoi këtë rezultat, duke e renditur të parën studion e Eftimiut, në bazë të një sistemi pikëzimi. Sipas përllogaritjeve të Veliajt dhe vartësve të tij, Eftimiu, megjithëse me ofertën më të lartë, kishte marrë 271.8 pikë.

Rezultatet e tenderit të parë

Ndërsa konkurenti rival, i cili kishte paraqitur ofertën me vlerë 7 milionë lekë më të ulët, kishte marrë 217.2 pikë. Diferenca me vetëm 0.06 pikë i dha tenderin 110 milionë lekë Eftimiut dhe kompanisë tjetër “Seed”, e cila kishte hyrë si bashkëpunëtore në procedurën për studimin dhe projektimin e elementëve të sigurisë rrugore për korsitë ekzistuese të biçikletave.

Kontrata për këtë shërbim u nënshkrua në Shkurt të vitit 2023 dhe u publikua në Buletinin e Prokurimeve Publike. “Gijotina” konsultoi të dhënat e Komisionit të Prokurimeve Publike dhe nuk rezultoi ndonjë e dhënë për ankimim të mundshëm të kësaj procedure.

Kjo do të thotë se ajo kontratë ka vlerë ligjore dhe duhet të zbatohet.

Por, çfarë ndodh? Një vit më pas, e konkretisht në 18 Janar 2024, Bashkia e Tiranës publikon në Regjistrin e Parashikimeve të Prokurimeve Publike saktësisht të njëjtën procedurë: “Studimi dhe Projektimi i elementëve të sigurisë rrugore për rrjetin ekzistues të korsive të biçikletave, përmirësimi, shtimin dhe kompletimin e tyre”.

Ndërsa fondi limit është rreth 20 milionë lekë të vjetra më i lartë se tenderi i mëparshëm-134 milionë lekë të vjetra.

Të dhënat në Regjistrin e Parashikimeve, në përgjithësi janë sipërfaqësore. Dokumentat më të detajuar publikohen në momentin e shpalljes së tenderit, për të cilin Bashkia e Tiranës ka vlerësuar ta hapë brenda vitit 2024.

Megjithatë, të dhënat e deritanishme mjaftojnë për të kuptuar se ka diçka që nuk shkon.

Tenderi i ri, siç u përmend, parashikon “studim dhe projektim i elementëve të sigurisë rrugore për korsitë ekzistuese….”.

Saktësisht, këtë shërbim e ofronte edhe tenderi i parë, i mbyllur në Shkurt 2023. Pra, çfarë do të sjellë ndryshe ky tender i ri? Vetëm, nëse Veliaj ka paracaktuar që edhe këtë fond t’ia jap sërish mikut Alban Eftimi, për një shërbim, të cilin arkitekti e ka fituar një herë, një vit më parë.

Informacionet e deritanishme ngrejnë dyshime të forta se tenderi i dytë, i cili pritet të shpallet së shpejti, është fiktiv. Pasi, Bashkia e Tiranës po kërkon sërish një shërbim, të cilin e ka prokuruar jo më larg se një vit më parë.

Megjithatë, mbetet për t’u parë se çfarë synon Veliaj me këtë tender të ri, kur Bashkia e Tiranës të publikojë dokumentat e procedurës.

Etiketa: BashkiatenderiVeliaj

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
“Tempulli” nuk ndalet, arrestohet 43-vjeçari i shpallur në kërkim

"Tempulli2", Gjykata e Tiranës vendos masat e sigurisë për 44 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com