GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tender floriri në Librazhd, Mariglen Disha jep 750 MLN lekë për 2 km rrugë, kontrata pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tender floriri në Librazhd, Mariglen Disha jep 750 MLN lekë për 2 km rrugë, kontrata pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarit të Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, i ka ardhur në dorë një fond i madh prej 750 milionë lekësh dhe me këtë rast e ka skuqur tenderin me shkelje. Më datë 22 maj 2024, Bashkia Librazhd ka zhvilluar tenderin me objekt ‘Sistemim asfaltim i rrugës së fshatit Librazhd-Katund faza e I-rë , Njësia Administrative Qendër’. Dhe mirë që u bë mbarë bashkia ta bëjë këtë rrugë që gjendet vetëm 20 minuta larg qytetit.

Por duke parë se si është prokuruar ky fond i madh nga Disha, na lindin dyshime që abuzimet do ta cenojnë projektin.

Edhe fondi limit duket që është fryrë. Po ta shohim edhe në hartat që janë publikuar në dokumentet e tenderit tregohet se distanca e rrugës që do të shtrohet me asfalt është vetëm 2370 metra. Por këtu ka diçka tjetër.

 

 

Që në objektivin e tenderit theksohet se kjo do të jetë vetëm faza e parë e punimeve, pra do të shtohet së pari, vetëm gjysma e rrugës nga qytetit në zonë e quajtur Librazhd Qendër. Ndërsa për pjesën e mbetur të rrugës, deri në fshatin Librazhd Katund do të zhvillohet një tjetër tender. Pra, problemi i kësaj rruge mbetet i pazgjidhur për banorët dhe do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar.

Kjo do të thotë që 750 milionë lekë do të shpenzohen vetëm për t’i hedhur asfalt një copëz rruge 3.5 metra të gjerë, siç tregohet në dokument.

 

Pra ky është një nga ato tendera ku rruga duket sikur bëhet prej floriri. E po, kryetari i Librazhdit e ka bërë tenderin sipër veten e tij!

Tenderi pa garë

Këtij abuzimi më fondet e bashkisë i shtohen edhe manovrat abuzive që ka përdorur Disha, që kontrata të shkojë në duart e kompanisë së paracaktuar. Në fillim ishin gjashtë firma që kanë dorëzuar dosjet me ofertat deri në afatin e fundit të përcaktuar, por nuk janë marrë në konsideratë.

Komisioni i Dishës i ka anuluar me argumente nga më të ndryshmet, por që përshkruajnë të meta që mund të ishin shmangur me komunikim me operatorët ekonomikë. Një kompanie i mungon lista që vërteton punonjësit e certifikuar, një tjetër nuk ka çuar mostrat e hekurit, apo mungesa të tilla si fotokopje e noterizuar, leje qarkullim mjeti, siguracion apo dokument marrje mjeti me qira. Pretendohet se një kompani tjetër ka bërë ofertë më të ulët se sa e lejon ligji. Por ka një fakt të fortë që i rrëzon justifikimet stafit të Dishës, tre nga kompanitë e skualifikuara kanë oferta më ekonomike se sa firma fituese.

 

Kështu, “BE-IS” ka propozuar ta kryejë punën me 58.494.657 lekë; “Caushi M” ka ofruar 49,701,516 lekë; “Sireta 2A” ka bërë ofertën 66 666 666 lekë.

Këto janë kritere të vendosura dhe duhen plotësuar, por për gjëra të tilla bashkia duhej të vinte në dijeni  operatorët dhe jo t’i përjashtonte ata nga gara, duke eliminuar plotësisht konkurrencën.

 

Vetëm ofertën e bashkimit të operatorëve  2Z KONSTRUKSION sh.pk – ASI – 2A CO sh.p.k është kualifikuar për në fazën finale. Për të kursyer fondin limit duke të paraqiten oferta sa më të përshtatshme, bashkia duhet ta kishte anuluar tenderin dhe  ta përsëriste.

Ndërkohë, Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e Kuq”, për të treguar riskun e korrupsionit. Gjithsesi vëllezërit Gjikondaj, pronarë të firmës  ASI – 2A CO sh.p.k, janë mësuar të përfitojnë nga favorizimi i zyrtarëve në tenderat publikë. Madje sipas KLSH, në disa raste nuk kanë realizuar punimet që kanë marrë përsipër me kontratat e fituara.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimkatundLibrazhdMariglen Disharrugetendertender pa gare

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Monako, stacioni i radhës në Formula 1

Monako, stacioni i radhës në Formula 1

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit
Aktualitet

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26

Një i dënuar që vuante dënimin në Burgun e Reçit është larguar dhe më pas nuk është kthyer në institucion...

Lexo më shumë
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26
Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

13:11 - 21/08/26
Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, reagon Rama: Parodi dhe cirk i lashtë me flamuj në epokën e AI!

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, reagon Rama: Parodi dhe cirk i lashtë me flamuj në epokën e AI!

12:52 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com