GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tender pa garë/ Jorgo Goro hedh 660 mln lekë për sallën e bashkisë

13:38 - 26/11/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tender pa garë/ Jorgo Goro hedh 660 mln lekë për sallën e bashkisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Na ndajnë vetëm pak muaj nga gara për zgjedhjet vendore dhe kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro ka filluar të përgatisë terrenin. Me datë 25 nëntor 2022, Bashkia Himarë ka mbyllur tenderin për “Rikonstruksioni i sallës polifunksionale të Bashkisë”. Kaq kohë në krye të Bashkisë, Goro nuk iu desh kjo sallë! Goro nuk shquhet për aktivitete dhe nuk i mbeldh mbledh qytetarët për të diskutuar vendimet që merr. Tashmë që po i vjen fundi mandatit u kujtua për këto përgjegjësi? Është e qartë që rikonstruksioni i godinës do të behet gati për fushatën zgjedhore.

Kështu, Goro po shpenzon 600 milionë lekë për përgatitjet për fushatë! Të paktën kaq është vetëm vlera e fondit limit e këtij tenderi. Sigurisht që Goro nuk mund t’ia lërë ndonjë të panjohur kaq shumë para!

Sakaq, nga dokumentet e tenderit evidentohet se, kryebashkiaku ja ka dhënë kontratën pa garë një biznesmeni jo pak të njohur për botën e korrupsionit. Goro ka përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera, duke lënë në garë vetëm kompaninë “LEON KONSTRUKSION” SHPK, në pronësi të Florenc Sharkës. Sipas Open Data Albania, në këtë rast është shkelur konkurrenca e lirë dhe kontrata është mbyllur pa garë. Kështu, Goro ka këputur edhe një tjetër tender korruptiv.

Nga të dhënat e nxjerra, Gijotina.com evidenton se Sharka ka përfituar 3.6 miliardë lekë tendera vetëm në 2 vitet e fundit. Tabela më poshtë tregon se pjesën më të madhe e ka fituar nga Bashkia Tiranë. Por, në fakt Sharka është i preferuari për cdo kryebashkiak, se të paktën nga çdo bashki e ka marrë një tender.

Milionat për zgara

“LEON KONSTRUKSION” është njohur gjithashtu edhe për tenderat në dukje qesharakë që ka marrë kohët e fundit nga Bashkia Tiranë. Le të përmendim këtu prokurimin me objekt “Parku i liqenit të Farkës një Pol Rekreativ për Tiranën”. Fondi limit i këtij tenderi ishte 25,075,025 lekë të reja pa TVSH ose rreth 300 milionë lekë. Sipas dokumenteve, këto para do të shpenzoheshin për të ndërtuar disa zgara tib “barbeque”, disa mole prej disa metrash me dërrasa, disa stola si dhe një ballkon panoramik, ku dhe në këtë rast nuk mungojnë dërrasat.

Parashikohej gjithashtu edhe ndërtimi i disa stacioneve të biçikletave si dhe një kasolle e vogël prej druri për informacion për turistët. E pra, për vetëm kaq pak kërkohet të shpenzohet një shifër prej disa qindra miliona lekë. Të cilat xhirohen në llogaritë e Florenc Sharkës.

Lexo edhe: SPAK “mbyll sytë”, Goro derdh paratë “lumë” në tendera me ish-juristin, fonde për ujësjellësa dhe…

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimFlorenc SharkafondeinvestimJorgo Gorored flagsalla e bashkisetendervjehdje

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Gjermania “vendi i shpresës”,do lehtësojë procedurat për emigrantët

Gjermania "vendi i shpresës”,do lehtësojë procedurat për emigrantët

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka rrëzuar këtë të enjte padinë për shpifje të ngritur nga kryeministri Edi...

Lexo më shumë
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

17:44 - 12/03/26
Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com