GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tender pa garë/ Majlinda e Kurbinit, 160 mln lekë për mobile zyre

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tender pa garë/ Majlinda e Kurbinit, 160 mln lekë për mobile zyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas Veliajt duket se të gjithë kryebashkiakët po ndjekin të njëjtin shembull, duke mos i kursyer paratë për luksin e zyrave të tyre. Këtë gjë e ka bërë së fundmi edhe kryetarja e Bashkisë Kurbin. Majlinda Cara ka vendosur të shpenzojë 160 milionë lekë për të blerë mobilie të reja për zyrën e saj. Edhe pse nuk dihet nëse do të jetë më në atë zyrë pas 14 majit.

Majlinda ka mbyllur me datë 13 janar 2023 tenderin me objekt “Blerje mobileri për godinën e Bashkisë Kurbi”. Fondi limit për këtë projekt është 16 541 373,00 lekë të reja dhe fitues është shpallur  “MUCA” SHPK, drejtuar nga Genci dhe Helidon Muça.

Por, Muçajt nuk e kanë marrë kontratën sipas rregullave ligjore. Open Data Albania e ka renditur atë tek projektet me “Red Flag”, për shkak të mungesës së konkurrencës. Sipas dokumenteve, 6 kompani kanë paraqitur ofertat e tyre, por janë skualifikuar nga Majlinda, duke lënë në garë vetëm firmën “Muça” shpk. Kështu, duke mos zhvilluar asnjë garë “Muça” shpk ka firmosur kontratën.

Ndërsa vihet re se kishte edhe oferta më të lira me vlerë 90 milionë lekë.  Pikërisht këtu lind një tjetër pikëpyetje. Bashkia ka vendosur si fond limit 160 milionë lekë, ndërsa kompanitë kanë paraqitur oferta me vlera 90-120 milionë lekë. Pra, të paktën 30 milionë lekë më lirë. Atëherë, pse Majlinda parashikon të shpenzojë më shumë? Ku do të shkojë pjesa tjetër e parave?

Këto pyetje duhet t’i bëhen Majlindës nga institucionet e drejtësisë, të cilat duhet të vënë nën hetim tenderin për “luks” pa konkurrencë.

Miliona për karrige me rrota dhe tavolina

Nga përcaktimet specifike të tenderit zbulohen mobiljet që do të blejë Majlinda Cara. Nuk është çudi, por Cara kërkon të ketë ambient luksi ku të punojë më e përqendruar. Ajo kërkon karrige rrotulluese, që duhet të jenë me stil modern dhe me rrota të përforcuar me material termoplastik (poliamide). Madje, kërkon që karrigia të rrotullohet deri në 36 gradë, pasi është anti-stres për kryetaren dhe punonjësit e saj.

Më poshtë duket se do të blejë e disa karrige për vizitorët dhe ato do të jenë me stil modern, por pa rrota. S’ka nevojë se rrotullohet mjaftueshëm kryetarja! Me këto para do të blihen edhe disa tavolina pune, si dhe disa rafte. Për të cilat gjithashtu, Majlinda kërkon materialet më të mira dhe ngjyra sipas dëshirës.

Madje kryetares nuk i pëlqejnë as komodinat që ka. Kështu, kryebashkiakja ka porositur komodina moderne edhe këto me me rrota. Sikur mësohet, Bashkia Kurbin po ndërron çdo lloj mobilje. Pra, viti i ri me atmosferë të re, komode dhe me stil. Për qytetarët e Kurbinit që po zhytën në varfëri, Majlinda Cara do të mendojë pasi të zhytet në luksin e zyrës.

Lexo edhe Aksion “blic” në Kurbin, 5 persona në pranga

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Bashkia Kurbinkarrige me rrotakomodine me rrotaMajlinda Caramobiliezyra

Lajme të lidhura

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Para
Zjarr në një fabrikë në Greqi, shqiptari në gjendje të rëndë

Zjarr në një fabrikë në Greqi, shqiptari në gjendje të rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasi bëri pazare me jetën e pacientëve, mjeku Edmond Gashi thyen edhe “arrestin e shtëpisë”, frekuenton lokalet
Aktualitet

“Onkologjiku”/ SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim mjekun Edmond Gashi dhe dy të tjerë

10:23 - 01/10/26

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen e Onkologjikut dhe ka dërguar çështjen në gjykatë për seancë paraprake për...

Lexo më shumë
Drafti i Ramës për Kodin Penal alarmon gjyqtarët dhe prokurorët: Pengohen hetimet anti-korrupsion

Drafti i Ramës për Kodin Penal alarmon gjyqtarët dhe prokurorët: Pengohen hetimet anti-korrupsion

10:10 - 01/10/26
Shqipëria mund të fitojë grupin dhe të sigurojë play-off e Eropianit që në javën e ardhshshme

Shqipëria mund të fitojë grupin dhe të sigurojë play-off e Eropianit që në javën e ardhshshme

10:05 - 01/10/26
“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com