GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tender pa garë nga ish-gardisti i 21 Janarit/ I jep 88 milionë lekë Imer Millkurtit

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Tender pa garë nga ish-gardisti i 21 Janarit/ I jep 88 milionë lekë Imer Millkurtit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Mat e cila drejtohet nga ish-komandanti i gardës në protestën e 21 Janarit, Agron Malaj ka realizuar tender pa garë për “shërbim mirëmbajtje dhe pjesë këmbimi të automjeteve” me vlerë 88 milion lekë të vjetra pa TVSH duke shpallur automatikisht fitues Imer Millkurti. Kjo procedurë prokurimi është me numër REF-21936-03-15-2022 e ka shpallur procedurën në 16 mars por si në rastet e mëparshme nuk ka patur konkurrent në këtë garë.

Në dokumentat standarte të dokumentit përfshihet servis për mjetet e bashkisë por ajo që bën përshtypje është fakti se është e vështirë të përcaktohet sasija e gjërave që do prokurohen.

“Duke qënë se Autoriteti Kontraktor e ka objektivisht të pamundur që të përcaktojë saktë sasinë që do të prokurohet, pavarësisht se ka kryer një parashikim se për çfarë shërbimesh dhe pjesë këmbimi mund të ketë nevojë gjatë zbatimit të marrëveshjes kuadër, ku këto sasi janë vetëm orientuese” –shkruhet duke nënkuptuar që sasitë për bateri apo për gjërat e tjera është e paqartë duke sjellë ekspozim për korrupsion.

Nga kërkimet tona rezulton se nuk është hera e parë që Imer Millkurti merr tendera me mungesë konkurrencë. Problemi me këta tendera është fakti se paraqesin rrezik të lartë për korrupsion dhe klientelizëm  sipas Open Data Albania. Konkretisht datën 30 mars 2021 është shpallur përsëri fitues për tenderin me numër REF-88980-03-03-2021 me vlerë 14 milionë lekë të vjetra pa TVSH për shërbim mirëmbajtje duke shmangur konkurrentët në një procedurë që sjell dyshime të forta për korrupsion.

Dyshimet bëhen më të forta kur në krye të bashkisë është Agron Malaj i cili ka qenë komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit. Ai ishte një ndër 10 oficerët e shkarkuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kur sapo ky i fundit mori detyrën.  10 oficerët ishin pjesëtarë të “grupit të zjarrit”, të cilët qëlluan mbi protestuesit në tubimin ku mbetën katër qytetarë të vrarë.

Në lidhje me akuzat për ngjarjen e 21-janarit Rama ka deklaruar se  Agron Malaj nuk ka lidhje me ngjarjen. Pasi u largua në vitin  2013 nga Garda ai nisi karrierë politike, pasi u bë pjesë e Partisë Socialiste.  Më vonë ai u emërua kryetar i Partisë Socialiste për Matin dhe në të njëjtën kohë mori edhe detyrën e drejtorit të OSHEE-së për këtë rreth. Në fushatën e zgjedhjeve lokale të 23 qershorit 2015 ai doli në krah të kryeministrit Edi Rama për të kërkuar votat për kandidaten socialiste. Tashmë ai mban detyrën si kryebashkiak i Matit.

Nga viti 2016 e në vazhdim kjo bashki ka organizuar 22 milionë euro tendera fitues pa TVSH duke qënë në qendër të vëmendjes nga qeveritë e Rilindjes. Megjithatë arsyet e zemërgjerësisë së qeverisë fshihen tek procedurat e prokurimit ku 10,3 milionë euro, pra gati gjysma e këtyre tenderave janë klasifikuar si tendera problematikë me rrezik për korrupsion sipas Open Data.

Etiketa: 88 milione leke te vjetraAgron MalajImer Millkurtiish-gardisti i 21 Janaritkryesore2

Lajme të lidhura

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë
Breaking Views

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Ndihmoi 28-vjeçarin të arratisej nga burgu, arrestohet në Belgjikë shqiptari

Ndihmoi 28-vjeçarin të arratisej nga burgu, arrestohet në Belgjikë shqiptari

Discussion about this post

TË FUNDIT

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje qytetarëve të vendeve anëtare që të përgatiten për të përballuar vetë nevojat bazë për...

Lexo më shumë
Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të  rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

15:15 - 14/11/26
Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

14:11 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com